Për postin e shefit të Prokurorisë për Krim të Organizuar, siç mëson ALSAT, janë disa emra, dhe deri tani, sipas burimeve tona, kanë konkurruar Engjellushe Kadriu-Lleshi nga brenda këtij institucioni, e zgjedhur në muajin mars, Ermon Neziri nga prokuroria themelore e Shkupit, dhe Islam Aliu, aktualisht shef i prokurorisë së lartë të Gostivarit, dhe Dilaver Bekteshi nga prokuroria e lartë republikane. Ndërkohë edhe përkundër faktit që u pezullua nga drejtimi i Prokurorisë së Krimit të Organizuar për shkak të mënyrës së bastisjes në Policinë Financiare, për shefe ka konkurruar edhe Villma Ruskovska. ALSAT mëson se faktori shqiptar kërkon të përfaqësojë…
Author: Hamdi Kumanova
Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme në periudhën nga ora 10:00 deri në ora 14:00 ka kryer kontroll në mbarë vendin për sanksionimin e shoferëve të automjeteve motorike të mallrave që nuk respektojnë rregullat e komunikacionit dhe rregulloret. Gjatë kontrollit janë dërguar për kontroll të jashtëzakonshëm teknik 75 automjete mallrash, prej të cilave 34 kanë qenë në gjendje të parregulltë. Përmbajtja rifillon pas shpalljes Нов начин на лекување на простатата и потенцијата. Можно е да се врати и подобри потенцијата и да се намали ноќното мокрење! Sponsored by MonadPlug Sipas MPB-së, 13 automjete kanë pasur defekt teknik…
KONFERENCË RAJONALE NË SHKUP PËR MBROJTJEN E INFRASTRUKTURËS KRITIKE Presidenti Stevo Pendarovski ka marrë pjesë në konferencën “Drejt rezistencës dhe mbrojtjes së infrastrukturës kritike; këmbimi rajonal” që organizohet nga Fondacioni “Fridrih Ebert” në bashkëpunim me qendrën presidenciale për arsim politik. Në këtë konferencë Presidenti Pendarovski është prononcuar edhe për sfidat aktuale me të cilat përballet vendi por edhe bota. Tashmë nuk shtrohet pyetja nëse do të ketë krizë të re, por si dhe me çfarë intensiteti do të jetë kriza e ardhshme – është shprehur I prerë Presidenti Pendarovski, duke përmendur krizën shëndetësore me pandeminë e COVID-19 por edhe agresionin…
Dy organizatat sindikale të Postës së Maqedonisë sot sërish kanë mbajtur protestë paralajmëruese gjatë kohës së pauzës. Ata kërkojnë që t’u paguhet paga e shtatorit, të mos vonohet pagesa e pagave në të ardhmen, të përmirësohen kushtet e punës dhe shteti të përdorë shërbimet e tyre. Kryetari i njërës sindikatë të Postës së Maqedonisë, Boro Veligdenov, sqaroi se protestën e mbajnë për shkak të vonesës së pagave, të cilat është dashur të paguhen më së voni deri më 15 tetor. Ai paralajmëroi se nëse nuk paguhen pagat deri të martën, të gjithë punonjësit e Postës së Maqedonisë do të mbajnë…
MSH-ja, USAID-i, UNICEF-i DHE OBSH-ja BËJNË THIRRJE PËR VAKSINIM Ministria e Shëndetësisë me mbështetjen e USAID-it, UNICEF-it dhe OBSH-së, ka nisur karvanin informativ për vaksinimin që në tetë ditët e ardhshme do të udhëtojë në 24 lokalitete të vendit. Me moton “Bashkë të Mbrojtur – vaksinat veprojnë” karvani do të transmetojë informata në komunitetet lokale për të gjitha vaksinat e rregullta për fëmijë, vaksinat kundër gripit stinor dhe COVID-19. Ekipet e imunizimit do të udhëtojnë me karvanin duke ofruar në vendngjarje vaksinimin kundër COVID-19. “Vaksinimi kundër gripit stinor është një ndër prioritetet e MSH-së. Për këtë qëllim kemi siguruar 40.000…
-Të mos harrojmë se Ligji për përmbarim nuk e rregullon lëndën e interesit ndëshkues. Kjo lëndë është pjesë e Ligjit për marrëdhëniet e detyrimeve, dhe për momentin është formuar grupi punues, i cili po punon për Kodin Civil, në të cilin përfshihet edhe Ligji për marrëdhëniet e detyrimeve, theksoi ministri i Drejtësisë Nikolla Tupançeski, duke komentuar nismën e Avokatit të Popullit Naser Ziberi për ndryshimet në Ligjin për marrëdhëniet e detyrimeve dhe Ligjit për përmbarim, të cilat i referohen çështjes së interesit ndëshkues. “Në atë drejtim, të gjitha sugjerimet, qoftë edhe nga Avokati i Popullit, duhet t’i dorëzohen grupit punues…
Agjencia për mbështetje Financiare të Bujqësisë dhe Zhvillimit rural sot ka bërë pagesën në bazë të pagesave shtesë direkte për kulturat e kopshtarisë dhe frutave të dorëzuara në objektet përpunuese. Zëvendës drejtori Remzi Abdullahi ka njoftuar se Agjencia për mbështetjen financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural ka bërë pagesën në bazë të pagesave shtesë direkte për kulturat e kopshtarisë dhe frutave të dorëzuara në objektet përpunuese, raporton indeks.mk “3942 shfrytëzues që kanë dorëzuar kulturat e kopshtarisë përfitojnë mbështetje financiare prej 230 milionë denarë.178 shfrytëzues që kanë dorëzuar kulturat e frutave përfitojnë mbështetje financiare prej 16,3 milionë denarë”, ka njoftuar Abdullahi.…
Gjatë javë së 41 të vitit 2022 (nga 10-16.10.2022), në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë raportuar gjithsej 20 raste (I=1,1/100000 banorë) raste të të prekurve nga gripi/sëmundjet e ngjashme me gripin, që përkon me këtë periudhë të sezonit dhe me mesataren e sezoneve të kaluar, njoftojnë nga ISHP. Sipas të dhënave të Institutit për Shëndet Publik personat e sëmurë janë nga disa qytete të RMV-së edhe atë: Kumanova – 13, Tetova – 5, Kavadari – 1 dhe Gostivari – 1. Sa i përket moshës, tek grupmosha 15-64 vjet janë regjistruar 11 persona, nga 5-14 vjet dhe mbi 65 vjet…
Një person nga Bullgaria, me dy thika në dorë, është arrestuar në afërsi të klubit kulturor bullgar “Car Borisi i Tretë” në Ohër. Personi i cili ka lëvizur afër klubit bullgar, është dukur i dyshimtë për policët që kanë qenë afër, dhe gjatë kontrollit të tij i janë gjetur thika prej 10 dhe 15 centimetra. SPB Ohër sot njoftoi se në qendrën tregtare “Amam” në Ohër rreth orës 11 është arrestuar personi I.N.I (22) nga Bullgaria. “Gjatë kontrollit, i janë gjetur dhe konfiskuar dy thika, me çka ka bërë shkelje të nenit 80 të Ligjit për armë”, tha zëdhënësi Stefan…
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot në mesditë do ta vazhdojë seancën e 84-të, e pas saj duhet të vazhdojnë seanca e 69-të dhe 88-të, kumtoi kabineti i kryetarit të Kuvendit Pikat e mbetura në rendin e ditës së seancës së 84-të janë Propozimi i ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për kushte për qasje të lirë deri te tregu i punës në Ballkanin Perëndimor, propozimi i ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për interkoneksion të skemave për identifikim elektronik të qytetarëve nga Ballkani Perëndimor, Propozimi i plotësuar i ligjit për buxhete, si dhe Propozimi i ligjit për huazim të…
Danela Arsovska tha se nuk do të japë dorëheqje nga pozita e kryetares së qytetit të Shkupit. Pyetjes së gazetares se a do të japë dorëheqje sepse për herë të parë në historinë e qytetit të Shkupit qytetarët kanë mbetur pa transport publik, ajo është përgjigjur negativisht. “Njerëzit nga bordi drejtues i NQP-së, të cilin e votoi VMRO DPMNE, të japin dorëheqje”, tha Arsovska. Shkupjanët sot për herë të parë në historinë e qytetit të Shkupit kanë mbetur pa transport publik. Vitin e kaluar në zgjedhjet lokale Arsovska dhe VMRO DPMNE premtuan transport publik falas dhe Shkup modern. (INA)
Autobusët e NQP Shkup ngelën të parkuar në dy bazat e ndërmarrjes në Gjorçe Petrov dhe Autokomandë. Të punësuarit, që në orën 04:30 mëngjesin e sotëm janë mbledhur në afërsi të ndërmarrjes, duke kërkuar pagën e shtatorit. Por në vend të pagës, të punësuarit e NQP Shkup morën kallëzim penal nga Bashkia e Shkupit. Nga Ndërmarrja Publike thonë se diku njëzet persona nga LSM dhe sindikata e pavarur e NQP-së i pengojnë shoferët e autobusëve rregullisht të kryejnë detyrat e tyre, në kundërshtim me nenin 35 nga Ligji për Ndërmarrje Publike, me të cilat rregullohet mënyra e grevës. “Për shkak…

