Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh indinjatën më të thellë për faktin se, me vendimin e fundit për uniformat njëgjuhëshe të policisë, Qeveria e udhëhequr nga VMRO-DPMNE konfirmoi edhe një herë qasjen e saj diskriminuese dhe përjashtuese ndaj shqiptarëve. Ky nuk është thjesht një vendim politik i bazuar në diskriminim, por mbi të gjitha një shkelje flagrante e Kushtetutës, e Ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe e Marrëveshjes së Ohrit. VLEN po mashtron qytetarët dhe po përpiqet të blejë kohë para zgjedhjeve duke thënë se gjuha shqipe do të përdoret në uniformat e policisë. Por këtë nuk guxon t’ia thotë…
Author: Hamdi Kumanova
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, mori pjesë mbrëmë në hapjen e shtabit komunal në Dibër, ku tha se mobilizimi i qytetarëve tejkalon kufijtë e një qyteti dhe shënon një moment të rëndësishëm për shqiptarët në vend. Ahmeti theksoi se shqiptarët vetë duhet të vendosin për përfaqësuesit e tyre, duke nënvizuar se askush nuk ka të drejtë të marrë vendime në emër të popullit pa pjesëmarrjen e tij. “Forca jonë është uniteti ynë. Të gjithë bashkë, të rinj e të moshuar, burra e gra, me një zemër dhe me një zë: ne vendosim vetë për përfaqësuesit…
Analisti Shkëlzen Gashi ka reaguar ashpër kundër kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama. Ai ka thënë se ndjehet i turpëruar që dikur e kishte mbështetur fuqishëm, duke e cilësuar atë “super dështak” dhe “super mashtrues”. “Votoni për kë të doni, por jo për këtë. Ky nuk e meriton as balotazhin. Përparim Rama ka me përfundu në burg”, shkroi Gashi në rrjetet sociale. Postimi i plotë: qe sa ditë po du me e pa nji video temen të para katër vjetëve tu e mbështetë fuqishëm përparim ramën, po s’mujsha me ba ballë me e pa, e sot ma në fund…
Policia e Kosovës po zhvillon një aksion të madh në disa lokacione në vend. Raportohet se janë bastisur disa lokacione të ndryshme, ndërsa në terren ndodhen njësi të shumta të policisë, përfshirë njësitë speciale dhe të hetuesinë. Indeksonline mëson se bëhet fjalë për një aksioni të madh kundër heroinës ku janë arrestuar babë e bir në Pejë. Bëhet fjalë për Kel Bajramin dhe Erald Bajramin. Ata dyshohet se janë pjesë e një rrjeti te shitblerjes së heroinës në tregun vendor dhe nderkombetar.
Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, mbrëmë (23.09.2025) ka vizituar fshatin Straçincë të Shkupit, ku ka takuar banorët e këtij vendbanimi, të cilët protestojnë kundër nisjes me punë të gurrores në këtë vendbanim. Mexhiti i njoftoi banorët se ministria që drejton ai ka dhënë vendim negativ për kërkesën e hapjes së gurrores në rajonin e Straçincës. Ky vendim, tha Mexhiti, vjen si rezultat i shqetësimeve të vazhdueshme të banorëve dhe analizave të kryera nga institucionet përkatëse mbi ndikimin negativ që do të kishte një aktivitet i tillë në kushte vërshimesh, por…
Më poshtë e keni reagimin e VLEN: BDI e ka kthyer patriotizmin në mbulesë për korrupsionin dhe klanet e veta. Kur shqiptarët e Likovës pinin ujë me arsen, tenderët numëroheshin në xhepat e të afërmve të pushtetit. Kur qytetarët prisnin investime dhe zhvillim, pushteti i tyre shndërrohej në pazare dhe abuzime. Sot, retorika e tyre përdoret si dekor për të mbuluar turpin. Por bota tashmë i njeh. Artan Grubi është turpi i listës së zezë të SHBA-ve i kapur për ryshfet dhe korrupsion. Krahu i tij i djathtë, Enver Bexheti, ka shërbyer për të liruar Mijallkovin dhe për të mbrojtur…
Gjykata Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut sot do t’i shqyrtojë lëndët për Vendimin e Qeverisë me të cilin përcaktohet numri i anëtarëve të këshillave të komunave, gjegjësisht shkurtimi i numrit të këshilltarëve komunal në disa komuna me shumicë shqiptare. Për këtë pikë janë paraqitur tre iniciativa. Iniciativa e parë është paraqitur nga Skender Rexhepi, i cili thekson se vendimi i kontestuar krijon pasiguri juridike, sepse sipas tij, Qeveria e ka marrë Vendimin për përcaktimin e numrit të anëtarëve të këshillave në komuna pa autorizim ligjor. Në iniciativë thuhet se Qeveria nuk ka autorizim ligjor për marrjen e vendimeve të…
Tre burra nga Shqipëria dyshohen se kanë kryer 40 vjedhje në të gjithë Zvicrën dhe kanë përfituar rreth 500,000 franga. Tani ata gjenden para Gjykatës Rajonale të Berner Oberland në Thun. Sipas prokurorisë, të akuzuarit, të moshës 27 deri 38 vjeç, kanë kryer vjedhjet gjatë periudhës tetor 2023 – tetor 2024, duke vepruar nga rajoni i Liqenit të Gjenevës deri në Winterthur. Ata kanë vjedhur bizhuteri dhe para në dorë, ndërsa dëmet materiale arrijnë mbi 75,000 franga. Hetimet tregojnë se grabitësit nuk hezituan të hyjnë në shtëpi edhe kur dritat ishin ndezur, banorët ose qentë ishin të pranishëm,…
Shqipëria renditet ndër vendet me përqindjen më të lartë të mbipopullimit të banesave tek të rinjtë, duke reflektuar një sfidë serioze sociale dhe ekonomike që lidhet ngushtë me tregun e pasurive të paluajtshme dhe të ardhurat, ndërsa po kthehet në një faktor nxitës për emigracionin. Sipas të dhënave më të fundit të Eurostat, për vitin 2021 – të fundit e disponueshme për Shqipërinë – 70.3% e të rinjve shqiptarë (15–29 vjeç) jetojnë në kushte mbipopullimi, që nënkupton se një familje nuk ka mjaftueshëm dhoma në raport me numrin e anëtarëve. Ky tregues e rendit Shqipërinë në vendin e dytë…
Grupi qytetar “Njerëz të Pastër për një Kosjeriq të Pastër” ka denoncuar se Milan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe dhe i shpallur në kërkim nga autoritetet e Kosovës për sulmin terrorist në Banjskë. Sipas mediumit serb Danas, Radoiçiq ka kërcënuar vazhdimisht qytetarët në një fshat në Serbi, për pjesëmarrje në protestën kundër presidentit Aleksandar Vuçiq. Sipas dëshmitarëve, Radoiçiq u shoqërua nga rojë sigurie dhe zyrtarë lokalë, përfshirë kryetarin e ak, Zarko Dokiq, si dhe këshilltarët Dalibor Vujiq dhe Slobodan Dukiq. Në një deklaratë për media, grupi qytetar kërkoi reagim urgjent nga prokuroria, policia dhe shërbimet e sigurisë, për të…
Një ngjarje tronditëse është zbuluar vetëm pak ditë më parë në Beoti, ku një 62-vjeçare dyshohet se ka varrosur nënën e saj në oborrin e shtëpisë për të vazhduar të përfitonte pensionin e saj. Dëshmia e djalit të saj, 28-vjeçar, ka ngritur dyshime serioze për policinë që po heton rastin. “E fundit herë që e pashë ishte në janar të vitit 2021,” u shpreh ai fillimisht në deklaratën e tij, duke mohuar të kishte dijeni për kohën apo rrethanat e vdekjes së gjyshes së tij. Megjithatë, në një moment tjetër të marrjes në pyetje, ai deklaroi se e kishte…
Plani i ri i prokurimit ushtarak i Gjermanisë, i siguruar nga POLITICO, tregon se Berlini do ta drejtojë përpjekjen e tij masive të riarmatimit kryesisht drejt industrisë evropiane, me vetëm 8 përqind që do të shkojnë për armë amerikane. Kjo është një goditje për Donald Trump, i cili ka ushtruar presion mbi vendet evropiane që të vazhdojnë të blejnë armë amerikane pavarësisht trazirave gjeopolitike që vijnë nga Shtëpia e Bardhë. Plani i prokurimit tregon se Gjermania po përgatitet të miratojë gati 83 miliardë euro në kontrata gjatë vitit të ardhshëm. Lista, e hartuar për komisionin e buxhetit të parlamentit…

