Në familjen e fituesve të lotarisë instant të Lotoja Shtetërore u shtua një fituese e re me fat – K.T. nga Manastiri, e cila me një biletë të grirë fitoi automobilin e saj të ri FORD KUGA nga biletë instant “Titanium”. “Luaj rregullisht, por po fitoj për herë të parë. Këtë herë fati erdhi tek unë”, na ndau K.T. me një buzëqeshje. Fitore e saj nuk është thjesht një automobil – ajo është një simbol besimi, këmbënguljeje dhe gëzimi. Gjithçka filloi si një ditë e zakonshme – një ekskursion njëditësh në Shtip, me një shoqe. Së pari vizituan…
Author: Hamdi Kumanova
Për këmbësorët që kalojnë rrugën dhe në të njëjtën kohë flasin në telefon, përdorin kufje në të dyja veshët, orë inteligjente ose tabletë, nga sot do të ndeshen me sanksione. Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor, njofton se nga sot hyjnë në fuqi ndryshimet e Ligjit për Sigurinë e Trafikut, të cilat janë miratuar me qëllim përmirësimin e sigurisë për kategoritë më të cenueshme të pjesëmarrësve në trafik dhe uljen e numrit të aksidenteve të trafikut të shkaktuara nga pakujdesia. Sipas vendimit të ri, gjoba do të jetë 40 euro. Të njëjtat rregulla vlejnë edhe për shoferët…
Është arrestuar një shtetas gjerman në vendkalimin kufitar “Tabanoc”, informon MPB. Dje rreth orës 12:00 në “Tabanoc”, në hyrje të shtetit, policia ka privuar nga liria T.M.S. (39) nga Republika Federale e Gjermanisë. MPB njofton se “gjatë kontrolleve kufitare dhe kontrollit në automjetin Volkswagen Passat me targa gjermane, të cilin e drejtonte ai, në bagazhin e tij personal është gjetur dhe konfiskuar një substancë pluhur e bardhë. Personi është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës”.
Më 25.09.2025 rreth orës 14:35 në SPB Tetovë është denoncuar se në rrugën “Çarshia e Epërme” në Tetovë, një trotinet elektrik kishte goditur këmbësoren I.F.(76) nga Tetova, pas së cilës shoferi me trotinet ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Në aksident, I.F. ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin Klinik Tetovë. Një ekip nga SPB Tetovë, ka kryer këqyrjen dhe po ndërmerren masa për gjetjen e shoferit dhe për zbardhjen e rastit.
Automjetet e ministrave dhe udhëheqësve shtetërorë nuk do të shënohen me targat e reja të kuqe dhe të verdha, megjithëse një pjesë e madhe e makinave zyrtare në të gjithë vendin tashmë po marrin targa të tilla, raportoi 4NEWS.mk,transmeton Faktiditor.info. Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë, Ljupço Tomovski, shpjegoi në një intervistë për “360 Gradë” se një grup pune i përbërë nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Shërbimi për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta po punon për një rregullore të re për markimin e automjeteve. “Automjetet qeveritare, pra ato të ministrave, nuk shënohen për arsye sigurie, siç tregojnë…
Më 25.09.2025, rreth orës 22:15, në rrugën “Zhivko Brajkoski” në Gostivar, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria tre persona: A.A. (19) dhe N.H. (24) nga Gorna Banjica e Epërme e Gostivarit, si dhe B.F. (21) nga Gostivari. Gjatë kontrollit, tek të ndaluarit është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Ata janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të përgatiten parashtresa përkatëse ndaj tyre.TS
Më 25.09.2025, rreth orës 15:05, në rrugën “Cvetan Dimov” në Tetovë, zyrtarë policorë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin E.B. (42) nga Tetova. Gjatë kontrollit, tek ai është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe, pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të vijojë parashtresë përkatëse.TS
Më 25.09.2025, rreth orës 16:40, zyrtarë policorë nga Njësia Policore Tearcë arrestuan/ndaluan R.L.J. (56) nga Tetova, i cili drejtonte një automjet pasagjerësh “Mercedes” me targa të Tetovës. Gjatë kontrollit u konstatua se ai kishte kryer shkelje në trafik sipas nenit 139 pika 11 dhe nenit 36 pika 5 të Ligjit për Automjetet, si dhe nenit 225 pika 9 të Ligjit për Sigurinë në Trafikun Rrugor. Policia konfiskoi targat e modifikuara dhe sinjalet e dritës (fleshëra) të montuara në automjet. Pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të përgatiten parashtresa përkatëse.
Mbi 800 pjesëmarrës nga shteti, por edhe nga vendet tjera të rajonit dhe Evropës do të marrin pjesë në Samitin digjital i cili do të mbahet në Shkup më 1 dhe 2 tetor, në Muzeun e artit bashkëkohor, ndërsa në të cilën tema kryesore do të jenë siguria kibernetike dhe shërbimet digjitale, por do të flitet edhe për inteligjencën artificiale. Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski duke qenë i ftuar në Radion e Maqedonisë, theksoi se këtë vit samiti është pak më i riorganizuar, me atë që më parë ishte vetëm për zyrtarë dhe anëtarë të qeverive, tani edhe…
Në lagjen Tophanë të Çairit kanë nisur punimet për rikonstruksionin e plotë të rrugës “Maksut Sadik”, një projekt i shumëpritur nga banorët e zonës. Ky investim ishte paralajmëruar disa javë më parë nga kandidati për kryetar të Çairit nga koalicioni VLEN, Izet Mexhiti. Në një postim në rrjetet sociale, Mexhiti kujtoi se kishte premtuar fillimin e punimeve brenda një muaji dhe theksoi se ky premtim tashmë është në realizim. “Mirëmëngjesi nga rruga ‘Maksut Sadik’ në Tophanë. Punë dhe përkushtim!”, shkroi ai në një video të publikuar online. Rruga “Maksut Sadik” është një arterie e rëndësishme për banorët…
Filipçe: VMRO-ja e ndali rritjen e pagave në shëndetësi Filipçe: VMRO-ja e ndali rritjen e pagave në shëndetësi Publikuar 10:28 26 Shtator, 2025 “Kjo qeveri tregon dhe dëshmon çdo ditë se punon vetëm për kompanitë e mëdha, për spitalet e mëdha private, ndërsa sistemi shëndetësor po zhytet në kaos, dhe asgjë nuk po bëhet për qytetarët”. Këtë e tha mbrëmë nga Strumica, kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe. Ai theksoi se në çdo fushë të kujdesit shëndetësor ka një problem që qytetarët e ndiejnë drejtpërdrejt mbi supet e tyre. “Një problem i madh në periudhën e kaluar ka qenë caktimi…
Ndërtimi i hekurudhës së shpejtë në Maqedoni do të jetë projekti më i rëndësishëm hekurudhor për gjithë Evropën Juglindore, do të sjellë përfitim të madh ekonomik dhe rajonal si dhe dukshëm do ta ulë kohën e udhëtimit nga Shkupi deri në Selanik dhe në Athinë, theksoi zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministër i Transportit Aleksandar Nikolloski. “Pas një periudhe të gjatë kohore po bisedojmë me Greqinë për lidhshmërinë, ekonominë, biznesin, për atë që e bën jetën. Hekurudha e shpejtë aq sa është përfitim për Maqedonisë, shumë më shumë është përfitim për Greqinë, veçanërisht që do t’i hapë para se gjithash…

