Pretendimet e Qytetit të Shkupit dhe NQP-së janë hedhur poshtë nga Qeveria. Në një komunikatë të ekzekutivit thuhet se pushteti qendror nuk i ka kurrfarë borxhi Ndërmarrjes për Qarkullim Publik. Më tej thuhet se gjendja në të cilët ndodhet NQP-ja është tregues se në mënyrë të papërgjegjshme i menaxhojnë fondet e destinuara për transportin e nxënësve dhe nuk i shlyejnë obligimet në kohën e duhur. Sipas Qeverisë, Ministria e Arsimit i kryen rregullisht detyrimet e saj ndaj të gjitha subjekteve, por në vitin kalendarik nuk është marrë një vendim për lehtësim të transportit të studentëve, për faktin se në semestrin…
Author: Hamdi Kumanova
Në gjysmën e dytë të vitit 2023 qytetarët e Qytetit të Shkupit do të kenë transport publik falas, pikërisht ashtu siç ishte premtuar, tha në pres-konferencën e sotme kryetarja e Qytetit të Shkupit Danella Arsovska. “Ja sot këtu paralajmëroj se në gjysmën e dytë të vitit 2023 qytetarët e qytetit të Shkupit do të kenë transport publik falas ashtu siç është premtuar”,deklaroi Arsovska. Megjithatë, siç tha ajo, të gjitha institucionet duhet t’i respektojnë obligimet dhe t’i paguajnë borxhet. Ndryshe Arsovska para se të merrte postin e kryetares së komunës premtoi se kaosi i trafikut në Shkup do të jetë një…
“Profiterët e krizës” që përfitojnë nga rritja e çmimeve duhet që të dënohen dhe t’u konfiskohet fitimi i padrejtë. Këtë e deklaroi sot rektori i UEJL-së, akademik Abdylmenaf Bexheti, gjatë panelit të diskutimit me temë “Kriza Energjetike dhe Inflacioni”, ku mori pjesë edhe ish kryeministri Zoran Zaev, në cilësinë e bisnesmenit. Bexheti deklaroi se shteti duhet të përforcojë kontrollet e çmimeve bazike të jetesës, pasi siç tha ai, ka disa, siç i quan ai profiter të krizave, të cilët e keqpërdorin këtë krizë dhe i kanë fryrë çmimet shumë. ABDYLMENAF BEXHETI, REKTOR NË UEJL “Evidencat tregojnë se krahasimisht me një…
Edhe pse është zonë e kontaminuar me arsen dhe metale të tjera të rrezikshme, në Llojan dhe Tabanoc nuk kryen analiza të rregullta laboratorike për prezencën e këtyre helmeve në ujë, tokë dhe ushqim. Në deponinë tek miniera mëparshme në „Llojan” në afërsi të fshatit me të njëjtin emër janë të vendosur 15.000 tona sulfid arseni, ndërsa vetëm 100 metra më larg ndodhet shkolla fillore „Rilindja”. Në afërsi të stacionit të trenit në Tabanoc janë të vendosur edhe qindra tonelata të tjera mbeturina shtesë nga miniera, ndërsa në afërsi direkte të tyre ka shtëpi dhe ara në të cilat mbillen…
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut mbajti mbledhje tematike kushtuar luftës kundër kancerit të gjirit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në kuadër të shënimit të muajit tetor, në nivel botëror, si muaj kushtuar luftës kundër kancerit të gjirit. Konkluzionet e arritura i referohen vendosjes së kontrollove të detyrueshme shëndetësore, si dhe ofrimit të skriningut mamografik mobil. Është konkluaduar që të obligohet Ministria e Financave që në Buxhetin e vitit 2023 të parasheh mjete për promovimin e parandalimit në këtë fushë dhe përcaktimi i qëllimit specifik të mjeteve duhet të bëhet në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë. Gjithashtu, është…
MITREVSKI: NUK DO TË LEJOJMË QË VMRO-DPMNE TË FUS VENDIN NË KRIZË KUSHTETUESE Grupi parlamentar i VMRO – DPMNE-së ka reaguar sot ndaj prolongimeve të vazhdueshme të seancës së 88 në dy ditët e fundit. Koordinatori i grupit parlamentar, Nikolla Micevski akuzoi shumicën parlamentare se bllokon punën e Kuvend dhe i bëri thirrje që të fillojnë të sillen me përgjegjësi dhe në interes të qytetarëve. Në lidhje me votimin e dy gjykatësve kushtetues, që janë në rend dite në këtë seancë parlamentare, Micevski tha se, do të kërkojnë që të hiqet nga rendi i ditës, pasi mënyra e zgjedhjes së…
Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 808 teste, ndërsa janë regjistruar 57 raste të reja me COVID-19. Nga numri i përgjithshëm i rasteve pozitive (57), janë regjistruar 15 riinfeksione. Nga MSH njoftojnë se janë regjistruar 9 pacientë të shëruar nga coronavirus. Gjatë 24 orëve të kaluara është regjistruar një humbje jete nga Struga (86 vjeç), i cili ka humbur jetën në kushte spitalore. Sipas Regjistrit të personave të vdekur me diagnozë COVID-19 nga “Termini Im”, nuk është regjistruar asnjë humbje jete. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që…
Ish-kryeministri Zoran Zaev, si biznesmen ka marrë pjesë në debatin me studentët në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, ku ka folur për krizën energjetike dhe rritjen e inflacionit. Sipas Zaevit, kriza energjetike në të cilën ndodhet sot vendi është rezultat i investimeve të pamjaftueshme në ndërtimin e kapaciteteve energjetike, si në kohën kur ai ishte kryeministër, ashtu edhe në periudhën e qeverive të kaluara. “Si ish-kryeministër ndoshta do të vija bast se TE Oslomej vështirë të vihej në punë. Por ja, të dy turbinat janë duke punuar. Punon Oslomej, punojnë dy blloqet në Manastir, si dhe termocentrali me gaz…
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në një paraqitje të ftuar mbrëmë në servisin publik RTVM nuk ka përjashtuar formimin e një shumice të re parlamentare dhe se sipas pretendimeve të tij po negociohet për këtë. “Ashtu siç ata po thonë se po negociojnë për të siguruar shumicën për ndryshimet kushtetuese, edhe ne kemi të drejtë të punojmë edhe për një mazhorancë të re për të rrëzuar qeverinë. Natyrisht që po punojmë, ka hapa konkretë. Ne thjesht po sigurohemi që të mos ketë një Kastriot të ri. Po bisedojmë me disa nga 120 deputetët”, tha Mickoski. Ai mohoi se ka mosmarrëveshje…
Gjykata e Strugës është në prag të kolapsit. Mungojnë gjykatës dhe staf administrativ. Kryetari i gjykatës, Ifet Bajramoski, thotë për Alsat se nga 15 gjykatës të paraparë, për momentin punojnë vetëm gjashtë, mes tyre edhe ai, edhe pse sipas rregullores nuk i lejohet të gjykojë. Ka 12 vjet që në Strugë nuk zgjidhet gjykatës i ri. “Janë shumë të ngarkuar, janë marrë shumë lëndë në punë, edhe nga ata që dolën në pension, edhe nga ata të rinj që po vijnë. Situata është vërtet e frikshme dhe shqetësuese”, tha Iftet Bajramoski-Kryetar i Gjykatës Themelore Strugë. Dy gjykatës të tjerë do…
Shefja e diplomacisë sllovene Tanja Fajon sot nga Shkupi me urime për Qeverinë dhe qytetarët e Maqedonisë për, siç tha ajo, suksesin historik me hapjen e negociatave aderuese për anëtarësim në Union. Fajon tha se vendi ka mbështetjen që deri në vitin 2030 të bëhet anëtare e plotë e BE-së. “Jam e vetëdijshme se kjo ishte një rrugë e dhimbshme dhe e vështirë, prandaj i mbetet Maqedonisë së Veriut të bëjë gjithçka për njerëzit, të fillohet ky proces i vështirë i reformave. Mbështes që vendi të bëhet anëtar me të drejta të plota deri në vitin 2030, një synim realist…
U.d. kryetar i Aleancës për Shqiptarët, njëherit kryetar i komunës së Gostivarit, Arben Taravari, është takuar sot me përfaqësuesin zyrtar të Fonadacionit Konrad Adenauer për RMV-në, Daniel Braun. Në takim është biseduar për situatën aktuale politike, proceset brendapartiake si dhe sfidat me të cilat ballafaqohen komunat në RMV gjatë kohës së krizës energjetike dhe ekonomike. “Sot takova z. Daniel Braun, përfaqësuesin zyrtar të Fonadacionit Konrad Adenauer me të cilin biseduam për zhvillimet politike në vend, me theks të veçantë luftën kundër korrupsionit dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE. Falënderova z.Braun për përkrahjen e vazhdueshme të Fondacionit Konrad Adenauer,…

