Author: Hamdi Kumanova

Më 19 tetor, Ambasadori i Japonisë, H.E. Sawada Hironori, së bashku me zonjën Elizabeta Gjorgievska, bashkëshortja e presidentit Pendarovski, morën pjesë në ceremoninë e përfundimit të GGP projektit në Institutin për Shëndet Publik (ISHP) Enti për rehabilitim të dëgjimit, të folurit dhe zërit – Shkup. Ceremonia u organizua nga dr. Silvana Filipova, drejtoreshë e ISHP Entit për rehabilitim të dëgjimit, të folurit dhe zërit – Shkup, në shenjë falënderimi për donacionin. Përmes këtij projekti, Japonia i mundësoi Entit për rehabilitimin e dëgjimit, të folurit dhe zërit – Shkup të pajiset me sistem biofeedback, dorezë inteligjente, pajisje vocaStim Master dhe tabelë…

Lexo më Shumë

Për shkak të borxheve të grumbulluara dhe kamatës ndëshkuese kryesisht për energjinë elektrike, përmbaruesit ua marrin qytetarëve një të tretën e pagës. Kështu, borxhi fillestar rritet deri në dhjetëfish duke i bë qytetarët borxhlinj të përjetshëm. Avokati i Popullit Naser Ziberi deponoi iniciativë në Qeveri për ndryshime ligjore e cila mes tjerash parasheh që kamata ndëshkuese të ndalojë të rrjedhë kur shuma e interesit të arritur do të arrijë shumën e borxhit kryesor. “Në Ligjin mbi Marrëdhëniet Detyrimore të shtohet një nen i ri në të cilin do të thuhet: Interesi ndëshkues do të ndalojë të rrjedhë kur shuma e…

Lexo më Shumë

Reformat në sektorin e sigurisë dhe të inteligjencës janë larg nga përfundimi, sipas ambasadorit evropian David Geer. Sipas tij, procesi i integrimit në BE, i cili tani po merr vrull pas hapjes së negociatave dhe sjell kërkesa shtesë në lidhje me mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore, duhet të përdoret për t’i çuar ato përpara. “Duhen përpjekje dhe vullnet shtesë nga ana e Qeverisë, Parlamentit dhe partive politike dhe palëve të tjera të interesit, jo vetëm për shkak të procesit të negociatave me BE-në, por mbi të gjitha për shkak të interesave të qytetarëve”, tha Geer në…

Lexo më Shumë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës vazhdimisht investon në arsimin inkluziv. Ndërtimi i sistemit arsimor më të mirë nënkupton ofrimin e mundësive për çdo fëmijë, sipas potencialit të tij, në përputhje me njohuritë dhe aftësitë që i nevojiten për të qenë pjesëmarrës i rëndësishëm dhe aktiv në jetën shoqërore. Për këtë qëllim janë përzgjedhur 118 shkolla fillore, nga të gjitha komunat e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në të cilat do të realizohen intervenime për përmirësimin e aksesit deri te dhe në objekte, si dhe për përmirësimin e kushteve higjenike -sanitare. Ekipi i Ministrisë së bashku me ekspertë, në bazë të…

Lexo më Shumë

Dje (18-tetor) në ora 17:45 në SPB Tetovë është raportuar se më pak se një orë më herët në Pallçisht të Epërm të Tetovës personi H.Q.(40) nga ky fshat, pas një debati të mëparshëm verbal me babain e H.Q dhe disa persona të tjerë, në fshat është sulmuar fizikisht nga 55-vjeçari Z.I. nga Palçishti i Poshtëm. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit dhe ndaj personave të përfshirë do të përgaditen parashtresa përkatëse.Ts

Lexo më Shumë

Mbrëmjen e djeshme (18-tetor) rreth orës 20:00, në SPB Tetovë është paraqitur 62-vjeçarja R.M., shtetase e Gjermanisë, e cila një ditë më parë në orën 21:20 është denoncuar nga një 60-vjeçare nga Tetova, përndryshe motra e saj, se në banesën ku banonte në Tetovë, R.M. e ka sulmuar fizikisht. Ajo është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe gjatë ditës për të do të përgatitet parashtresa përkatëse me të cilën do të paraqitet para gjyqtarit në procedurë paraprake në Gjykatën Themelore të Tetovës.

Lexo më Shumë

“NDRYSHIMET NË PJESËN E PAGESËS SË INTERESIT NË PROCESIN E PËRMBARIMIT” Avokati I Popullit, Naser Ziberi, njoftoi se në Qeverinë e RMV-së do të dorëzojë nisma për ndryshime në Ligjin për marrëdhënie detyrimore dhe ligjet për përmbarim. Ndryshimet kanë të bëjnë për pjesën e pagesës së kamatave në procesin e përmbarimit. Avokati I Popullit propozon që interesi apo kamata ndëshkuese nuk mund të jetë më e lartë se borxhi bazë, respektivisht se ndryshimet duhet të rezultojnë me atë se kur kamata të mbërrijë borxhin kryesor I njëjti të ndërpritet. Nevojën për ndryshime, Avokati I Popullit Naser Ziberi e ilustroi me…

Lexo më Shumë

Qeveria, gjykatat, Kuvendi, presidenti i shtetit, EMV dhe MEPSO në muajin shtator të këtij viti kanë kursyer gjithsej 20 përqind rrymë elektrike, në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar. Sipas analizës që sot e prezantoi ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, nëse merren parasysh të dhënat konsumatore vetëm nga ndërtesat administrative të ministrive, presidentit të shtetit, Kuvendit, Qeverisë, EMV-së dhe MEPSO-s, kursimi i energjisë elektrike arrin në 25 përqind. Njëkohësisht, gjashtë subjekte kanë ulur konsumin e energjisë në muajin shtator, por nuk kanë arritur kursime prej 15 për qind sipas detyrimeve, ndërsa subjektet e mbetura kanë realizuar kursime…

Lexo më Shumë

Ministrja sllovene e Punëve të Jashtme Tanja Fajon është pritur dje në zyrën e kolegut të saj Bujar Osmani në Shkup me nderimet më të larta, por me flamur të gabuar. Në tavolinën mes dy ministrave valonin flamuri sllovak dhe ai maqedonas. Nuk dihet nëse Fajon e ka vërejtur gabimin dhe nëse ka reaguar ndaj kolegut të saj Osmani. Ndryshe, flamujt e dy vendeve janë të ngjashëm. Fillojnë me të bardhë, blu, pastaj të kuqe. Dallimi është në stemën, e cila është kryesisht blu në flamurin slloven, dhe e kuqe në flamurin sllovak. Në njoftimin zyrtar të Ministrisë Për Punë…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme informon se gjatë ditës së djeshme (18.10.2022) ka kryer kontroll të intensifikuar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejua. Nga MPB thonë se janë sanksionuar 141 drejtues automjetesh. Prej tyre 11 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe dy automjete me shpejtësi edhe më shumë se 70 kilometra në orë. Në të njëjtën kohë, 49 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, ndërsa 92 jashtë vendbanimit. “Aksionet e intensifikuara të…

Lexo më Shumë

Në qendrat e shëndetit publik dhe njësitë e tyre rajonale në qytetet në të gjithë vendin, nis sot vaksinimi falas kundër gripit sezonal për grupet e rrezikuara të popullsisë. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se qytetarët e interesuar nga grupet e rrezikut mund të regjistrohen përmes ueb-faqes vakcinacija.mk, ndërsa deri tani janë regjistruar më shumë se 27 mijë qytetarë. Ministria rikujton se vaksinimi kundër gripit sezonal nuk është i detyrueshëm, por është i dedikuar për personat mbi 65 vjeç, personat me sëmundje kronike, punëtorët shëndetësorë, gratë shtatzëna, fëmijët nga gjashtë muaj deri në pesë vjeç.

Lexo më Shumë