Author: Hamdi Kumanova

MPB ka njoftuar se është arrestuar një qytetar nga rrethina e Strugës, i kërkuar me tre urdhërarreste për vuajtje të dënimit me burg prej 8 vitesh. 45 vjeçari nga Oktisi është arrestuar në Shkup, përcjell Klan Macedonia. “Sot (03.01.2023) në ora 10:20 në rrugën ‘Hristo Tatarçev’ në Shkup, zyrtarët policorë të stacionit policor Kisella Vodë kanë privuar T.O (45) nga fshati Oktis, Strugë. Për të janë lëshuar tre fletarreste për vuajtje të dënimit me burg prej gjithsej tetë vitesh. Me urdhër të Gjykatës Themelore Shkupi 1, T.O i është kërkuar vuajtja e dënimit prej tre vjet e tre muaj për…

Lexo më Shumë

Nga mesnata shtrenjtohen derivatet e naftës. Komisioni Rregullator i Energjetikës vendosi rritjen e çmimeve me pakicë të karburanteve mesatarisht për 1,68 % . Çmimi me pakicë I benzinës Eurosuper BS-98, Dizelit dhe vajit Ekstra të Lehtë për amvisëri rritet për 1.5 denarë, ndërsa benzina Eurosuper BS-95 shtrenjtohet për 2 denarë për litër. Nga mesnata benzina Eurosuper BS-95 do të kushtojë 79denarë, BS-98 do të kushtojë 81 denarë, ndërsa Dizeli 81.5 denarë për litër.

Lexo më Shumë

Normalizimi i trafikut ajror në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit pritet të ndodh nga data katër janar. Për dallim nga një ditë më parë kur disa avion u ridrejtuan në aeroportin e Prishtinës, sot pavarësisht mjegullës nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit ateruan një pjesë e avionëve. Mjegulla ka mbuluar një pjesë të madhe të territorit të vendit dhe sipas Entit Hidrometeorologjik, ditët e ardhshme qartësia do të jetë më e madhe, por mjegulla do të vazhdojë të jetë e pranishme. “Nga pasditja dhe orët në vazhdim do të kemi shi në luginën e vardarit dhe erë e lehtë veri perëndimore dhe…

Lexo më Shumë

Nehati: Shteti të na liroje nga tatimet, të na subvencionoje që të mbijetojmë Mjeshtër Nehati është gjenerata e tretë që ka trashëguar zanatin si farkëtar, e së bashku me zanatin ka trashëguar edhe dyqanin që sot e kishte hapur vetëm për ta pastruar. Me krenari kujton kohen kur dikur në ditë pazari në çarshinë e Shkupit, në dyqanin i tij pritnin radhë për të blerë veglat e punës që së bashku me babanë e i tij prodhonin. “Dikur ka pasur shumë punë, sillnin sëpatë për të rregulluar, plugje, shata, por tani gjithçka është e mekanizuar, përpara fshatarët punonin me shatë,…

Lexo më Shumë

Instituti i Shëndetit Publik rekomandon që banorët e qyteteve me ajër ekstremisht të ndotur, ku bëjnë pjesë Berova, Gostivari, Tetova te të cilat ka përqendrim më të lartë të grimcave PM 2.5 për metër Kub të qëndrojnë në shtëpi. Instituti ndër të tjera rekomandon që të rriturit dhe fëmijët me probleme të mushkërive, të rriturit me probleme të zemrës dhe të moshuarit duhet të shmangin aktivitetin e rëndë fizik. Gratë shtatzëna duhet të qëndrojnë në shtëpi. “Qëndroni në shtëpi nëse keni kollë apo dhimbje fyti. Mos i hapni dritaret në shtëpinë tuaj. Nëse duhet të dilni jashtë mbani maskë”, rekomandon…

Lexo më Shumë

Spitali i fëmijëve “ Kozle” mbetët i vërshuar nga qindra fëmijë të sëmurë, qoftë me gripin sezonal ose virozat. Temperatura e lartë dhe kolli kishte lodhur fytyrat e fëmijëve të cilët për ditë të tëra nuk arrijnë ta marrin veten. Të shqetësuar janë edhe prindërit të cilët thonë se mbetën dyerve të spitaleve për të kërkuar ndihmë mjekësore. “Vajza ankohet për temperaturë të lartë. Ka mbërritur deri në 41, momentalisht e ka 39. Erdhëm të kërkojmë ndihmë këtu, si çdo kund edhe këtu ka shumë njerëz, radhë e gjatë, po presim. Siç po dëgjojmë nga të tjerët të gjithë ankohen…

Lexo më Shumë

Në disa dalje publike Aleanca për Shqiptarët i ka paraqitur opinionit të gjerë fakte, argumente e shembuj konkret për kaosin që krijoi qeveria aktuale dhe KRrE me aprovimin e sistemit të ri tarifor për energjinë elektrike dhe rritjen marramendëse të çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë e sidomos për konsumatorët e biznesit të vogël, rritje e cila solli efekte të padëshiruara e negative në tregun ekonomik në vend. Rritja e çmimit të energjisë elektrike në një kohë kur treguesit e varfërisë janë në rritje, ndërsa treguesit e zhvillimit ekonomik dhe ato të të ardhurave për qytetarët janë në rënie…

Lexo më Shumë

Numri i përdoruesve të shërbimeve post-pejd në mesin e operatorëve të telekomunikacionit është në rritje, sipas raportit të fundit tremujor të Agjencisë për Komunikime Elektronike. Sipas raportit, pak më shumë se 1,9 milionë abonentë përdorin telefoninë celulare në Maqedoni. 1,4 milionë përdorues kanë përdorur internetin celular. Të dhënat tregojnë se në tremujorin e dytë të vitit të kaluar, krahasuar me tre muajt e mëparshëm, numri i abonentëve me post-pejd është rritur me 1,17 për qind. Në nivel vjetor, kjo e dhënë është shumë më e lartë, pra në tremujorin e dytë të vitit 2022, krahasuar me të njëjtën periudhë të…

Lexo më Shumë

Sëmundjet e sistemit të qarkullimit të gjakut dhe aparatit të frymëmarrjes janë problemet shëndetësore që shkaktuan numrin më të lartë të vdekjeve në vend. Më shumë se gjysma e humbjeve të jetës ose 52.4%, sipas raportit që Instituti i Statistikave publikoi në fund të vitit të shkuar, kanë ardhur si pasojë e sëmundjeve kronike kardiake, atyre të enëve të trurit dhe ishemitë e zemrës. Kukësi dhe Dibra janë qarqet me përqindjen më të lartë të vdekshmërisë nga ky grup sëmundjesh. Me përkatësisht me 60,7% dhe 58,8% të humbjeve të jetës shkaktuar nga problemet e sistemit të qarkullimit të gjakut. Më…

Lexo më Shumë

Banorët e Shkupit përcollën vitin e vjetër me probleme në transportin publik, dhe pritën të riun me po të njëjtat probleme. Në këtë kohë të ftohtë ata presin së paku 30 minuta për disa linja autobusi. Në mesin e tyre ka edhe të moshuar apo fëmijë. Përveç mungesës së autobusëve, në disa stacione nëpër kryeqytet edhe tabelat informuese për oraret e qarkullimit nuk janë të përditësuara, madje një prej tyre është me orarin e disa muajve më parë. “ Së pari nuk ke nga ta dish, sepse tabela nuk punon. Edhe në internet po të kontrollosh përmes telefonit edhe atje…

Lexo më Shumë

Punonjësit policorë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, dje (02-janar) rreth orës 20:50, në rrugën e “Balindollit” në Gostivar, kanë privuar nga liria 42-vjeçarin M.H. nga Gostivari, për shkak të dyshimit për përfshirje në dhunën e raportuar më 1 janar në një objekt hotelik në Gostivar. Rasti është zbardhur dhe dokumentuar.Ts

Lexo më Shumë