Kompanitë po numërojnë ditët deri në fund të këtij muaji për kur Qeveria u premtoi masa kundër krizës. Nga Oda Ekonomike njoftojnë se kompanitë që janë në tregun e lirë të energjisë elektrike kërkojnë që paratë e destinuara për shpenzime joproduktive të ridestinohen për të mbështetur ekonominë, për të ruajtur vendet e punës dhe për të ruajtur konkurrencën e tyre në tregjet rajonale. Biznesmenët u dërguan gjithashtu porosi edhe deputetëve që të zhbllokojnë ligjet që lidhen me zbutjen e krizës energjetike. “Kompanitë kanë nevojë për siguri dhe para shikueshmëri dhe kjo mund të sigurohet në këto kushte me disa gjëra.…
Author: Hamdi Kumanova
Ndonëse se ka paralajmëruar që do të bëhet pjesë e grupit parlamentar të Bashkimit Demokratik për Intregim, deputeti i pavarur Kastriot Rexhepi, akoma nuk e ka zyrtarizuar në Kuvend këtë çështje. Në një prononcim për gazetën LAJM, Rexhepi tha se ende nuk di e di kur do të ndodhë një gjë e tillë, por sipas tij, rëndësi ka që është pjesë e shumicës. Deputeti Kastriot Rexhepi ka folur edhe punën e ekzekutivit si dhe për përlasjet e fundit brenda BDI-së, duke thënë se këto debate, siç i ka quajtur ai, dëshmojnë kapacitetet demokratike të kësaj partie. “Pres që këto debate…
Pirja e kafesë po bëhet luks në Ohër. Çmimet e shërbimeve gastronomike, janë po aq të larta sa në kryeqytetet turistike evropiane, ankohen qytetarët. Një kafe në qendër të qytetit me pamje nga liqeni kushton deri në dy euro. Lëngu i frutave 150 denarë, birrë në disa vende kishte mbi 200 denarë. Çmimet e ushqimeve lëvizin nga 6 euro e lart. “Kafeja është një nevojë e përditshme e njerëzve dhe këtu fitohet. Përndryshe, kjo nuk kushton as 10 denarë. “Secili do të pijë kafe”. “Kafeja kushton po aq edhe në Spanjë”. Edhe në Kroaci kemi qenë këtë verë, çmimet janë…
Në Bruksel sot mbahet takimi shpjegues i skriningut për kapitullin 20, “Ndërmarrjet dhe politika industriale”, në të cilin zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, tha se kemi nivel të lartë të harmonizimit në këtë fushë dhe se Qeveria është e përkushtuar në krijimin e klimës atraktive të biznesit për investime dhe udhëheqje të biznesit, përmes zhvillimit të kornizave strategjike. “Ky kapitull është udhërrëfyes për ekonomi më konkurruese dhe vendos standarde të reja evropiane në zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si dhe në politikën industriale të vendit. Procesi i negociatave nënkupton edhe përgatitje për lidhje me kompanitë e…
KËRKOHET PËRJASHTIMI NGA RASTI I PROKURORIT PUBLIK Në seancën e sotme publike të Gjykatës së Apelit për ngjarjet e 27 Prillit, përfaqësuesi i të akuzuarit Vladimir Atanasovski ka kërkuar përjashtimin e Prokurorit Publik, Prokurorisë së lartë Publike dhe Prokurorit Publik Republikan. Avokati Jordan Apostolski, gjykatës I ka dorëzuar dokumente se Atanasovski me qëllim është “harruar” në burg. Informacionet I kanë marrë nga informatori. Xhirimet ku pretendohet se dëgjohet zëri I Prokurores Vilma Ruskovska, hyjnë në procesin gjyqësor për lëndën “Organizatorët e 27 Prillit”. Me këtë, avokatët e ish-Drejtorit të DSK-së, Vladimir Atanasovski, kërkojnë përjashtimin e Prokurorisë nga rasti, kurse lënda…
Të gjithë autobusët e NQP-Shkup për një kohë të shkurtër do të qarkullojnë nëpër kryeqendër, kështu njoftoi kryetari i Sindikatës së NQP-së, Micko Stojanovski. Sipas tij ky vendim vjen pas njoftimit se janë siguruar 2 milionë euro nga buxheti i Qytetit të Shkupit për funksionimin e NPQ-së dhe për pagat e shtatorit, që punonjësit e NPQ-së duhet t’i marrin gjatë ditës së nesërme.
ANGELOV: KORRIDORI 8 I RËNDËSISHËM PËR SIGURINË NACIONALE TË SHTETEVE Kreu i delegacionit të BE-së në Shkup, David Geer ka bërë të qartë sot, BE nuk dëshiron të sheh importimin e dallimeve dhe mosmarrëveshjeve mes fqinjëve në hapësirën e vet, duke aluduar në kontestet historike mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Gjatë konferencës “Mundësitë e zgjerimit”, që u mbajt nën organizim të ambasadës së Çekisë në vend, Geer tha se, çdoherë ekzistojnë çështje të ndjeshme, konteste dhe mosmarrëveshjeve mes fqinjëve, megjithatë duhet të punohet vazhdimisht në to, pasi raportet e mira fqinjësore janë pjesë thelbësore e procesit të anëtarësimit. Ai…
Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njofton se një 36-vjeçare ka raportuar se pas një zënke për një vend parkimi, tre persona e kanë sulmuar fizikisht atë dhe bashkëshortin e saj. Nga SPB-Tetovë thonë se po punohet për zbardhjen e rastit. “Tridhjetë e gjashtë vjeçarja I.P. nga Tetova dje (19- tetor) në ora 21:15 në SPB Tetovë ka raportuar se para shtëpisë së tyre familjare në rrugën “Andreja Ristovski në Tetovë, ajo dhe bashkëshorti i saj V.P. (40) janë sulmuar fizikisht nga tre persona, sulmi ka ndodhë për shkak të keqkuptimeve rreth parkimit të automjetit të tyre “Chevrolet” me…
Dje (19-tetor) rreth orës 11:40, në Vrapçishtë të Gostivarit, zyrtarët policorë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, me urdhër të gjykatës kanë ndaluar 41-vjeçarin S.B. nga Dobërdolli i Gostivarit për vuajtje të dënimit me burg në burgun e Tetovës, ku së shpejti edhe është dorëzuar.Ts
Për postin e shefit të Prokurorisë për Krim të Organizuar, siç mëson ALSAT, janë disa emra, dhe deri tani, sipas burimeve tona, kanë konkurruar Engjellushe Kadriu-Lleshi nga brenda këtij institucioni, e zgjedhur në muajin mars, Ermon Neziri nga prokuroria themelore e Shkupit, dhe Islam Aliu, aktualisht shef i prokurorisë së lartë të Gostivarit, dhe Dilaver Bekteshi nga prokuroria e lartë republikane. Ndërkohë edhe përkundër faktit që u pezullua nga drejtimi i Prokurorisë së Krimit të Organizuar për shkak të mënyrës së bastisjes në Policinë Financiare, për shefe ka konkurruar edhe Villma Ruskovska. ALSAT mëson se faktori shqiptar kërkon të përfaqësojë…
Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme në periudhën nga ora 10:00 deri në ora 14:00 ka kryer kontroll në mbarë vendin për sanksionimin e shoferëve të automjeteve motorike të mallrave që nuk respektojnë rregullat e komunikacionit dhe rregulloret. Gjatë kontrollit janë dërguar për kontroll të jashtëzakonshëm teknik 75 automjete mallrash, prej të cilave 34 kanë qenë në gjendje të parregulltë. Përmbajtja rifillon pas shpalljes Нов начин на лекување на простатата и потенцијата. Можно е да се врати и подобри потенцијата и да се намали ноќното мокрење! Sponsored by MonadPlug Sipas MPB-së, 13 automjete kanë pasur defekt teknik…
KONFERENCË RAJONALE NË SHKUP PËR MBROJTJEN E INFRASTRUKTURËS KRITIKE Presidenti Stevo Pendarovski ka marrë pjesë në konferencën “Drejt rezistencës dhe mbrojtjes së infrastrukturës kritike; këmbimi rajonal” që organizohet nga Fondacioni “Fridrih Ebert” në bashkëpunim me qendrën presidenciale për arsim politik. Në këtë konferencë Presidenti Pendarovski është prononcuar edhe për sfidat aktuale me të cilat përballet vendi por edhe bota. Tashmë nuk shtrohet pyetja nëse do të ketë krizë të re, por si dhe me çfarë intensiteti do të jetë kriza e ardhshme – është shprehur I prerë Presidenti Pendarovski, duke përmendur krizën shëndetësore me pandeminë e COVID-19 por edhe agresionin…

