Author: Hamdi Kumanova

Anëtari i asamblesë së qytetit të Hamburgut nga partia gjermane Alternativa për Gjermaninë (AfD), Robert Risch, mori pjesë këtë muaj në një forum të ekstremit të djathtë në Rusi, ku u mblodhën politikanë të ekstremit të djathtë nga disa vende, sipas pamjeve të analizuara nga konferenca. Një ish-anëtare e AfD-së, e përjashtuar nga asambleja e Hamburgut, gjithashtu mori pjesë në konferencën e mbajtur në Shën Petersburg, e organizuar nga Konstantin Malofeyev, një oligark i lidhur me Kremlinin, i cili promovon imperializmin rus dhe është nën sanksione perëndimore për përfshirjen në luftën agresore të Moskës kundër Ukrainës. Në këtë forum…

Lexo më Shumë

Kevin De Bruyne ka mohuar zërat për një përçarje me trajnerin Antonio Conte, pas fitores së Napolit 2-1 ndaj Sporting Lisbonës në Ligën e Kampionëve. Mesfushori belg, i cili kishte reaguar me nervozizëm kur u zëvendësua në ndeshjen kundër Milanit, tha se marrëdhëniet me Conten janë të mira. “Me Conten nuk ka pasur kurrë problem. Jam fitues, dua të luaj dhe të bëj diferencën”, deklaroi ai për Sky Sport. De Bruyne ishte vendimtar në triumfin e Napolit, duke asistuar të dy golat e Rasmus Hojlund. Ai shpjegoi edhe rolin e tij në skemën e Contes, duke theksuar se shpesh lëviz…

Lexo më Shumë

Të mërkurën në veri të vendit, Policia e Kosovës arrestoi tre të mitur, të dyshuar për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Kanosje”. Sipas gazetarit korrespodent të “Ora Shtatë” Urall Boshnjaku, bëhet fjalë për dy 15-vjeçar dhe një 14-vjeçar. Sipas Boshnjakut, të miturit dyshohet se sulmuan me gurë një burrë 63-vjeçar, i cili në momentin kur u sulmua, ishte duke drejtuar një biçikletë. Viktima ka denoncuar rastin në Polici, dhe po ashtu ka raportuar se tre të dyshuarit kanë ngacmuar edhe nipin e tij të mitur.

Lexo më Shumë

Dje, me vendim të kryeshefit ekzekutiv të ndërmarrjes Trepça janë larguar përkohësisht nga puna udhëheqësit e terminalit doganor me inicialet B.N, M.Th., V.S. dhe M.ZH. Vendimi është marrë në bazë të raportit dhe pas analizës së tij, në të cilin janë konstatuar shkelje të rënda të detyrave të punës, të përcaktuara me rregulloren për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale, datë 30 korrik 2020, thuhet në një njoftim të kësaj ndërmarrjeje në Facebook. Trepça konfirmon përkushtimin e saj ndaj respektimit të rregullave të brendshme, transparencës dhe përgjegjësisë institucionale në të gjitha nivelet, raporton KosovaPress.

Lexo më Shumë

Gazetari Lulzim Mulliqi, i cili vepron dhe jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka komentuar rreth mbylljes së qeverisë federale amerikane. Mulliqi, në emisionin “Ora Shtatë” tha se kjo po ndodh për shkak të përçarjeve mes demokratëve dhe republikanëve, transmeton Klankosova.tv. “Që nga dita e hënë, të gjitha masmediat amerikane, duke iu referuar të përditshmëve më prestigjioze amerikane këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë informuar se sistemi politik amerikan, më 1 tetor, Kongresi të miratojë buxhetin për agjencitë federale. Në mungesë të një marrëveshje për financim, shumë agjencive publike, pezullojnë apo rrezikojnë të mbyllin plotësisht, apo…

Lexo më Shumë

Aktivistja e njohur serbe për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq, ka ngritur shqetësime serioze për fatin e qindra ushtarëve shqiptarë që humbën jetën në rrethana të dyshimta gjatë shërbimit ushtarak në Armatën Popullore të Jugosllavisë (APJ), duke kërkuar që autoritetet serbe të hapin arkivat dhe të ndihmojnë në zbardhjen e rasteve. Në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, Kandiq theksoi se Fondi për të Drejtën Humanitare në Beograd, si pjesë e hulumtimeve për humbjet njerëzore gjatë luftës në Kosovë, ka mbledhur të dhëna për shqiptarët që shërbyen në APJ, por ato janë të paplota. “Të dhënat tregojnë…

Lexo më Shumë

Një motoçiklist nga Peja, dyshohet se është aksidentuar të mërkurën në Rrugën e Kombit. Sipas raportimeve të A2CNN, motoristi po udhëtonte në drejtim të Shqipërisë, dhe i njëjti dyshohet se ka humbur kontrollin e motoçikletës dhe është rrëzuar në rrugë. Sipas informacioneve të A2CNN, i lënduari është dërguar për në spitalin e Kukësit. Pastaj është dërguar për në spitalin e Prizrenit.

Lexo më Shumë

Dje në orën 18:30, në SPB Shkup u njoftua se në oborrin e një shtëpie në zonën e Draçevës ishte gjetur i vdekur L.T. (68) nga Shkupi. Mjeku i Ndihmës së Shpejtë ka konstatuar vdekjen, dhe sipas udhëzimeve të prokurorit kompetent, trupi i të ndjerit është dorëzuar për obduksion. Inspektimi është kryer nga një ekip hetues i SPB Shkup.

Lexo më Shumë

SPB Shkup ka ngritur kallëzim penal kundër S.A. (44) nga Republika Federale e Gjermanisë, për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 23 shtator 2025, nëpunës policorë nga Njësiti për Tregti të Palejuar ushtruan kontroll në automjetin “Volkswagen Polo” të drejtuar nga i denoncuari, ku gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar heroinë.TS

Lexo më Shumë

NJPB Vallandovë ka ngritur kallëzim penal kundër H.A. (31) nga Strumica, për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “vjedhje grabitqare”. Më 24 shtator 2025, i denoncuari në shtëpinë e G.P. nga fshati Rabrovë, rajoni i Vallandovës, ka marrë një telefon celular. Kur është vërejtur nga pronari, H.A. e ka sulmuar fizikisht dhe më pas është larguar.TS

Lexo më Shumë

Drejtoria e doganave ka bërë të ditur se në tetor ka mbledhur të ardhura prej 179,5 milionë euro, që paraqet rritje prej 7,5 për qind ose rritje prej 12,5 milionë euro krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Rritja më e madhe e përqindjes prej 13,4 për qind është arritur në mbledhjen e të ardhurave doganore. Mbledhja e të ardhurave nga TVSH-ja shënon rritje prej 8,7 për qind, nga TAM me 6,9 ​​për qind, ndërsa nga akciza me 3,7 për qind. “Kemi krijuar një sistem që vazhdimisht gjeneron të ardhura të larta në Buxhet dhe siguron…

Lexo më Shumë

Në mënyrë solemne në Universitetin e Tetovës ka filluar viti i ri akademik 2025/2026. Pritja për studentët e rinj është bërë në amfiteatrot e këtij universiteti nga stafi akademik i Universitetit të Tetovës. Me këtë rast, mirëseardhje në këtë universitet u uroi rektori Jusuf Zejneli. Ai falënderoi studentët të cilët kanë zgjedhur që formimin e tyre akademik t’ia besojnë Universitetit të Tetovës. Rektori Zejneli tha më tej se Universiteti i Tetovës, është një institucion serioz i cili ofron mundësi të shkëlqyera për zhvillimin e studentëve. “Ky është vetëm hapi i parë drejt ndjekjes së ëndrrave dhe arritjes së qëllimeve…

Lexo më Shumë