25 vrasje të grave kanë ndodhur në vetëm 5 vjet në Maqedoninë e Veriut, përkatësisht në periudhën 2019-2024. Kështu flasin të dhënat e Ministrisë së Brendshme. Shifrat nga viti 2025, kur u vra edhe 31-vjeçarja Rosica nga Velesi, nuk janë futur në këto statistika. Shoqata “Unë jam grua” kërkon kujdes më të madh për gratë, viktima të dhunës dhe zbatimin e ligjeve në praktikë. “Unë besoj se shteti dhe institucionet duhet të kenë më shumë vesh dhe t’i kushtojnë më shumë vëmendje njerëzve që raportojnë padrejtësi, si në rastin e Rosicës, dhe të tjerëve para saj. Nuk është vetëm Rosica,…
Author: Hamdi Kumanova
Paga minimale në vend duhet të rritet menjëherë, tha sot kryetari i Konfederatës së Sindikatave të Maqedonisë, Sllobodan Trendafilov. Ai thotë se një punëtor punon për vete, për punëdhënësin, për ekipin drejtues, e megjithatë merr një pagë prej gati 400 eurosh, që nuk është e mjaftueshme për të kaluar muajin. “Paga minimale, por edhe të gjitha pagat e tjera, duhet të rriten menjëherë. Sipas të dhënave të fundit nga Banka Popullore, një punëtor fiton midis 300 dhe 600 mijë denarë për punëdhënësin e tij. Ai vjen në punë, punon për vete, fiton pagën e drejtorit, ekipit drejtues, fiton për investime,…
Një nga rafineritë më të mëdha të naftës në veriperëndim të Rusisë, pranë qytetit të Shën Petërburgut u përfshi nga zjarri pas një sulmi të ri me dronë nga Ukraina, konfirmoi sot guvernatori i rajonit. “Zjarri në zonën industriale të qytetit Kirishi u fik më vonë”, tha guvernatori i Leningradit, Alexander Drozdenko. Mbrojtja ajrore rrëzoi shtatë dronë, sipas Drozdenkos. Video të sulmeve gjatë natës u publikuan gjithashtu nga përdorues të rrjeteve sociale. Ky ishte sulmi i dytë ndaj rafinerisë në disa javë. Kirishi, i vendosur 800 kilometra në veri të Ukrainës, është shtëpia e rafinerisë ”Kirishinefteorgsintez”, e…
Më 03.10.2025, rreth orës 16:25, në SPB Shkup është denoncuar se në fshatin Katllanovë ka ndërruar jetë M.P. (47) nga Republika e Serbisë. Mjeku i urgjencës ka konstatuar vdekjen, pa gjurmë dhune. Është kryer këqyrja e vendit të ngjarjes dhe, me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar për obduksion.TS
Më 3 tetor 2025, rreth orës 09:25, në vendkalimin kufitar Tabanoc, policia arrestoi M.M. (19) nga Prilepi. Arrestimi erdhi pas një denoncimi të bërë më herët në NJPB Prilep, sipas të cilit, rreth orës 06:45, pas një aksidenti trafiku të ndodhur në Prilep, M.M. kishte hyrë në konflikt me M.Xh. (43) nga i njëjti qytet dhe, me një mjet të mprehtë, i kishte shkaktuar lëndime trupore. Pas incidentit, i dyshuari ishte arratisur, por falë masave të ndërmarra nga policia, ai u ndalua në kufi dhe iu dorëzua NJPB Prilep. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të…
Rinia e Maqedonisë së Veriut tashmë ka shijuar një pjesë të lirisë europiane përmes udhëtimeve pa viza në zonën Schengen. Mundësia për të lëvizur lirshëm për pushime apo për aktivitete kulturore na ka bërë të ndihemi më afër Europës. Por integrimi i plotë në Bashkimin Europian do të thotë diçka shumë më të madhe se turizmi apo vizitat e shkurtra. Për ne të rinjtë, kufijtë e hapur janë porta drejt një jete më të lirë dhe më të pasur me mundësi për studime, punë dhe zhvillim personal. Ata janë rruga që na lidh jo vetëm me qytetet dhe vendet…
Zëvëndësdrejtori i Doganave të Maqedonisë së Veriut, Mustafa Dauti në profilin e tij ka sjellë në kujtesë vendosjen e tabelës edhe në gjuhën shqipe në pikën kufitare Bellanocë – Stançiq. Sipas Dautit atë që nuk është bërë më herët, vetëm për një vit qeverisje të VLEN-it u vendos gjuha shqipe aty ku ka munguar. „Prej 31 janarit 2020, kur u hap pika kufitare Bellanoc – Stançiq, një turp i madh qëndronte në mes të dy vendbanimeve me popullatë 100% shqiptare, tabela vetëm në gjuhën shqipe nuk ishte, veprim që krijonte ndjenjën se këta shqiptarë të këtyre dy…
Më 04.10.2025, në orën 03:10, në rrugën “Zhivko Brajkovski” në Gostivar, nëpunës policorë të NJPB Gostivar privuan nga liria Xh.Sh. (24) nga R.e Turqisë, i cili po lëvizte me automjetin “Golf” me targa të Shkupit, pasi në automjet u gjet dhe u sekuestrua marihuanë. Pas urdhrit gjyqësor, në orën 09:30 u krye bastisje në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse në Gostivar, ku ai qëndronte, dhe gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan marihuanë dhe kokainë. Pas dokumentimit të rastit, ndaj Xh.Sh. do të ngrihet kallëzim penal përkatës.
Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Arbër Ademi, ka reaguar ndaj zërave se lideri i partisë, Ali Ahmeti, më 17 tetor – po ndërpret aktivitetet e fushatës dhe po largohet drejt Tiranës. Në përgjigje për gazetën KOHA, Ademi tha se udhëtimi i Ahmetit drejt kryeqytetit shqiptar nuk është shenjë tërheqjeje, por vazhdim i misionit të tij politik. “Ne nuk po largohemi – ne po mbërrijmë. Vlerësimi i liderit Ahmeti është i qartë: pa UÇK-në nuk ka Kosovë, dhe pa Kosovë nuk ka Shqipëri, e pa Shqipëri nuk ka shqiptarë”, deklaroi Ademi. Sipas tij, për Ali Ahmetin politika…
Kryetari i ASh-së, Arben Taravari si pjesë e koalicionit AKI ka folur për dezinformatat e fundit që qarkullojnë në Gostivar, të cilat sipas tij, krijohen nga Izet Mexhiti nga VLEN, njofton Top24 Taravari tha se ka gabuar kur ka thënë se Artan Grubi është burim i dezinformatave, pasi këtë, sipas tij, e bën Izet Mexhiti.
Sekrteri i përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti përmes një postimi ka shprehur ngushëllimet për familjen e profesorit Mahi Halili i cili mbrëmë u nda nga jeta pas një aksidenti të disa ditëve më parë. Ahmeti në postimin e tij shkruan se: Me pikëllim të madh e mora lajmin për ndarjen nga jeta të kujdestarit të klasës tonë, Profesori Mahi Halili. Ky lajm më preku shumë. Ai nuk ishte vetëm kujdestar, por edhe udhërrëfyes i vërtetë, prej tij mësuam jo vetëm për shkollën, por edhe për jetën. Si veteran i arsimit, ai la gjurmë të thella në breza të tërë nxënësish,…
Reshjet intensive të shiut kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në Bullgari, duke goditur më fort rajonin e Burgasit. Mes zonave më të prekura është edhe fshati turistik Elenite, ku ujërat kanë përfshirë hotele, ndërtesa dhe automjete. Qindra persona janë evakuuar, ndërsa dhjetëra ekipe shpëtimi po punojnë në terren. Situata mbetet kritike, pasi shirat vijojnë me intensitet përgjatë jugut të bregdetit të Zi. Deri tani janë konfirmuar dy viktima në Elenite. Njëri prej tyre humbi jetën në një garazh nëntokësor, ndërsa viktima e dytë është një operator ekskavatori që kishte shkuar për të ndihmuar, por më vonë u gjet i pajetë,…

