Krimi i LSDM-së dhe tenderët e dakorduar me kompaninë Markovski, për të cilat ne si VMRO-DPMNE folëm shumë, sepse kishim dyshime të mëdha, rezultuan të vërteta. Kompania Markovski, e cila fitoi rreth 200 milionë euro përmes shtetit në një periudhë prej dy vitesh, tani dyshohet se ka manipuluar tenderët që fitoi, thotë VMRO-DPMNE. “Policia financiare arrestoi pronarin Borçe Markovski, sepse akuzohet se ka dëmtuar buxhetin e shtetit me 100 milionë denarë. Tenderët për të cilët paralajmëruam se ishin manipuluar që kompania e preferuar e SDS-së të fitonte disa denarë shtesë, rezultuan të vërtetë. Dhe sot jemi përsëri dëshmitarë se si…
Author: Hamdi Kumanova
Nga Drejtoria e Doganës njoftojnë se kanë parandaluar kontrabandimin e 11 monedhave të arit në pikën kufitare “Bogorodicë”. Monedhat janë gjetur te një shtetase e Maqedonisë e cila po udhëtonte me autobus në linjën Stamboll-Tetovë. “Në pikën kufitare Bogorodicë është parandaluar kontrabanda e 11 monedhave të arit me peshë totale 71 gram dhe vlerë totale prej 567 mijë denarësh. Drejtoria për Hetime ndaj një personi ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike në Gjevgjeli për kryerjen e veprës penale “Kontrabandë”, e ndëshkueshme sipas Kodit Penal. E dyshuara, shtetase e Maqedonisë, udhëtonte me autobus në linjën Stamboll – Tetovë. Monedhat…
Pas kronikës së Alsat se përfaqësuesit e partive politike po keqpërdorin fëmijët për qëllime politike në fushatë, ka reaguar zyra e Avokatit të Popullit për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe Personave me Pengesa. Në apelin që u bëhet partive politike, duke rikujtuar se të drejtat e fëmijëve mbrohen me një sërë ligjesh dhe konventash, theksojnë që është i papranueshëm instrumentalizimi apo shfrytëzimi për promovime të ndryshme të partive politike, kandidatëve ose programeve. Gjithashtu, ndalohet ekspozimi i tyre edhe në spotet, ngjarjet publike ose materialet promovuese zgjedhore. Avokati i Popullit, porositë që lufta politike mes të rriturve, nuk guxon të udhëhiqet nëpërmjet…
Koalicioni VLEN prezantoi programin përpara banorëve të komunës së Haraçinës. Kandidati për numrin një të kësaj komune, Daut Beqiri, u zotua se nëse fiton, gjatë mandatit të tij 4 vjeçar, do t’u jep fund të gjitha temave që për 3 dekada premtohen në çdo cikël zgjedhor, siç është uji i pijshëm, kanalizimi, e deponitë. Ai nënvizoi se këto çështje do të jenë pjesë e së kaluarës, dhe për të to nuk do të ketë kompromis. “Sa u përket investimeve infrastrukturore uji i pijshëm, kanalizimi dhe rrugët e pa asfaltuara, do të zgjidhen në katër vitet e ardhshme dhe këto janë…
U bë plot një vit nga vendimi “politik, jo juridik” i Gjykatës Kushtetuese, me të cilin u shfuqizua balancuesi – mekanizmi i vetëm që garantonte ndjekjen e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat të bashkësive etnike në institucionet publike të shtetit. Një vit më pas, pasojat janë të qarta, të dhimbshme dhe alarmante. Ky vendim nuk ishte teknik, as administrativ. Ishte politik dhe antikushtetues, sepse synonte fshirjen e deklarimit etnik dhe çmontimin e të drejtave kolektive të garantuara me Marrëveshjen e Ohrit dhe të sanksionuara me Amendamentin VI të Kushtetutës. Në fakt, ky ishte një sulm institucional ndaj barazisë dhe një…
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) nuk do të votojë asnjë kandidat për nënkryetar nga pakicat serbe. Para fillimit të seancës konstituive, deputetja Time Kadrijaj tha se “ata që e kanë bllokuar këtë situatë le ta zhbllokojnë”. Ajo deklaroi para gazetarëve se qëllimi i Lëvizjes Vetëvendosje në vazhdimësi ka qenë të mos konstituohet kuvendi. Kadrijaj: Qëllimi i Lëvizjes Vetëvendosje ka qenë të mos konstituohet kuvendi “Ne e kemi ditur që do të vijmë në këtë situatë të bllokadës sepse qëllimi i Lëvizjes Vetëvendosje në vazhdimësi ka qenë që të mos konstituohet kuvendi dhe ju e dini që nuk…
Kandidati për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj, ka folur për herë të parë rreth këtij vendimi, teksa dha edhe një deklaratë të fortë në “Top Story”. Ai u shpreh se nuk do të dalë në fushatë as me Sali Berishën dhe as me drejtues të tjerë të partive opozitare. Binaj shtoi se nuk ka folur ende me Berishën, teksa ka kërkuar që të ketë bashkëpunime vetëm me grupe pune për fushatën. “Unë nuk kam hyrë në garë për të përfaqësuar opozitën, por qytetarët e Tiranës, Nuk i ndaj sipas ngjyrave të partive, nëse ajri është i pastër është i…
Rusia do të mbështeste nominimin e Presidentit të SHBA-së Donald Trump për Çmimin Nobel për Paqen, tha të hënën këshilltari i Kremlinit, Yuri Ushakov, siç raportoi agjencia shtetërore e lajmeve TASS. Fituesi i çmimit të vitit 2025 do të shpallet në orën 12:00, por vëzhguesit me përvojë të institucionit thonë se është shumë e pamundur që Trump të fitojë. Rusia ka shprehur vazhdimisht mirënjohje për përpjekjet e Trump për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, në deklaratat e lëshuara dje, tha se Kievi do ta nominonte Trump për Çmimin Nobel për Paqen, të cilin ai…
Shtatë migrantë u gjetën dhe dy kontrabandistë u arrestuan. Siç raportoi Ministria e Brendshme, dje (09.10.2025) oficerët e policisë nga Stacioni i Policisë për Mbikëqyrjen Kufitare Mihajlovë arrestuan B.M. (25) dhe V.C. (27), të dy nga Negotina. “Më 08.10.2025 rreth orës 18:20 në autostradën Demir Kapi-Negotinë, në vendin e quajtur “Ostrovo”, oficerët e policisë kryen kontroll në një automjet pasagjerësh “Skoda” me targa të Shkupit, gjatë të cilit gjetën shtatë migrantë (gjashtë nga Egjipti, përfshirë pesë të mitur dhe një nga Iraku)”. “Pas masave të marra, u përcaktua se V.C. me një automjet pasagjerësh “Opel Astra” me targa të…
Mbahet sot seanca e dytë paraprake për çështjen e ish-kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortes së tij dhe personave të tjerë. Në seancën që pritet të nisë në orën 9:15, do të shqyrtohen akuzat penale që rëndojnë ndaj Veliajt, i cili prej 10 shkurtit ndodhet pas hekurave. Në seancë do të vendoset nëse dosja ndaj ish-kryebashkiakut do të kalojë apo jo për gjykim. Kujtojmë se të enjten e 2 tetorit Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e Erion Veliajt, i cili kërkon zëvendësimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg” me një masë më të butë. Veliaj u arrestua…
Është ekstraduar nga Greqia, një 39-vjeçari i dënuar për vjedhje me armë, kryer në bashkëpunim, ngjarje e ndodhur në vitin 2013. Eduard Vushaj, lindur në Shkodër, kërkohej ndërkombëtarisht, sepse në vitin 2016, Gjykata e Shkodrës e ka dënuar me 16 vjet burgim, për veprën penale “Vjedhja me armë”. Në vitin 2013, në fshatin Grabom, 39-vjeçari në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ka ndaluar automjetin ku lëviznin 2 shtetas, të cilëve, duke i kanosur me armë, iu kanë marrë paratë dhe automjetin. Gjithashtu, i ka plagosur të dy, me thikë. Njoftimi: Ekstradohet nga Greqia, një shtetas i dënuar me…
Kombëtarja luan të shtunën ndeshjen më të rëndësishme për kualifikueset e Botërorit 2026, ku përballë do të ketë Serbinë. Sfida e shumëpritur për të dyja skuadrat, do të zhvillohet në stadumin e Leskovcit, duke nisur nga ora 20:45. Silvinjo ka zhvilluar pasditen e djeshme stërvitjen e fundit në Tiranë, teksa sot skuadra ka lënë Shqipërinë, për t’u zhvendosur në Nish, aty ku edhe do të qëndrojnë të grumbulluar për sfidën. Pasditen e sotme, do të zhvillohet seanca e fundit stërvitore në Serbi dhe konferenca për shtyp e trajnerit, teksa braziliani tashmë duket se e ka ndarë mendjen për…

