Author: Hamdi Kumanova

NATO ka nisur manovrat vjetore për të praktikuar mbrojtjen e territorit të aleancës me armë bërthamore. Rreth 2.000 pjesëtarë të personelit do të përfshihen në stërvitjet e quajtura “Steadfast Noon” që do të zhvillohen gjatë dy javëve, njoftoi aleanca më 13 tetor në nisje të manovrave. Rreth 70 avionë do të përdoren gjatë stërvitjeve, tha NATO, përfshirë avionë luftarakë gjermanë që janë të aftë të transportojnë bombat bërthamore amerikane që janë të stacionuara në Evropë. Manovrat e këtij viti pritet të zhvillohen kryesisht në hapësirën ajrore mbi Detin e Veriut. Baza ajrore holandeze në Volkel dhe bazat ushtarake në…

Lexo më Shumë

Gjatë samitit të Lindjes së Mesme, kryeministri kanadez Mark Carney e korrigjoi me humor Presidentin Donald Trump, pasi ai e quajti atë “president” në vend të kryeministër. Trump po përshëndeste udhëheqësit botërorë pas nënshkrimit të marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, ndërsa kamerat dhe mikrofonat ishin ende të ndezur. “Epo, jam i kënaqur që më ngritët në statusin e presidentit”, i tha Carney ndërsa Trump ia theu se të paktën nuk e quajti guvernator, incident që e kishte bërë edhe më herët me paraardhësin e Carney-t, Justin Trudeau. Gjatë fjalimit të tij të gjatë, Trump bëri edhe falënderime dhe…

Lexo më Shumë

Për gazetarin dhe analistin, Lorenc Vangjeli, marrëdhënia kontraverse e padeklaruar e kryeministrit Edi Rama me ish-shefin e kundërzbulimit të FBI-së, Charles McGonigal, detyroi amerikanët të vinin në Tiranë. I ftuar në një emision televiziv, Vangjeli tha se artikujt e shkruar së fundmi për Shqipërinë, ngjajnë si copëza mozaiku, që në rast se shihen të veçuara nuk e krijojnë tablon e përgjithshme të asaj që ndodh në vendin tonë. Sipas Vangjelit, të gjitha shkrimet ngjanin si një fasadë, të cilat mbulonin atë çfarë ndodhte në jetën reale të Shqipërisë. Por veç artikujve që ‘nxijnë; Shqipërinë, Vangjeli me shqetësim sheh…

Lexo më Shumë

Një aksident rëndë ka ndodhur në Sllovaki, ku u përplasën dy trena me pasojë plagosjen e të paktën 20 personave. Sipas burimeve lokale, nuk raportohet për viktima, por vetëm për të plagosur. Rrjeti informativ TA3 raportoi se spitalet e zonës po përgatitnin njësitë e emergjencës për të pritur të lënduarit nga aksidenti. Shërbimi i kërkim-shpëtimit i vendit bëri të ditur përmes faqes së tij në Facebook se ka dërguar menjëherë një helikopter dhe autoambulanca në vendngjarje. Aksidenti i rëndë hekurudhor ndodhi mëngjesin e sotëm pranë fshatit Jablonov nad Turňou, në Sllovaki, kur dy trena ekspres që po lëviznin…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE mbajti tribuna në Shtip dhe në Sveti Nikollë. Në Sveti Nikollë, Dejan Vlladev kërkon mandatin e dytë për të parin e komunës. Me mbështetjen e Qeverisë paralajmëron shumë projekte dhe shumë punë. Premton rikonstruimin e sallës “Car Samoilli”, ndërtimin e një ure përmes lumit në fshatin Mustafinë, ndërtimin e tribunave dhe zhveshtoreve në stadiumin e qytetit, rikonstruimin e Saat Kullës dhe mekanizma të reja për ndërmarrjen komunale. “Do të mundësojmë ndërtimin e një hapësire të re tregtare Retail Park me vende të reja pune, me vendparkim dhe hapësira të gjelbra. Ndërtim të një stacioni të ri filtrues me ndihmë…

Lexo më Shumë

Ramiz Merko sot u dënua me një vit burgim me kusht për emërimin e paligjshëm të drejtorit të një shkolle në Veleshtë, në rast se në afat prej një dy viteve nuk e përsërit të njëjtën vepër penale. I njëjti vendim iu shqiptua edhe dy të akuzuarve të tjerë mes të cilëve edhe ish drejtoresha e shkollës së Veleshtës, Egzona Sheji. Ndërkohë për shkollën Vëllezërit Milladinovci, i shqiptua dënim në të holla (2500 euro). Prokurori Publik, Xhemal Lloga nuk është i kënaqur me vendimin dhe paralajmëroi se do ta ankimoj vendimin, për të cilin vlerëson se së paku për…

Lexo më Shumë

Komisioni Rregullator për Energjetik (KRRE) ka njoftuar se nga mesnata do të ketë ulje të re të çmimeve të derivateve të naftës. Sipas vendimit të fundit, çmimi i benzinave do të ulet për një denar për litër, ndërsa nafta dhe vaji ekstra i lehtë do të jenë më të lira për gjysmë denari përcjell INA. Çmimet e reja që do të hyjnë në fuqi nga mesnata janë: Benzina BS-95: 74,0 den/l Benzina BS-98: 75,0 den/l Nafta: 68,0 den/l Vaji ekstra i lehtë: 67,5 den/l Vendimi i KRRE-së pason ndryshimet e fundit në bursat…

Lexo më Shumë

Kryetari i komunës së Likovës, Erkan Arifi ka numëruar projektet e realizuara dhe që janë në proces e sipër. Sipaa tij vetëm gjatë kësaj periudhe janë realizuar investime që arrijnë shumën e rreth 35 milion Eurove. Projektet kryesore të realizuara dhe në proces janë: Investimet në Komunën e Likovës, vetëm gjatë qeverisjes së saj nga Kryetari aktual dhe i ardhshëm, z. Erkan Arifi, që arrijn shumën e rreth 35 milion Eurove. Më poshtë do t’i përmendim një nga një: 1. Kanalizimi fekal në f. Llojan, në bashkëpunim me banorët e lagjeve, 2. Rregullimi i nyjeve sanitare në SHFK –…

Lexo më Shumë

Kandidati për kryetar të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka prezantuar sot një sërë projektesh madhore që po realizohen në qytet, me fokus të veçantë në zhvillimin e infrastrukturës sportive. Në një deklaratë për mediat, Kasami tha se Tetova po përjeton një rilindje të vërtetë, jo vetëm në rrugë, bulevarde, ujësjellës dhe kanalizime, por edhe në sektorin e sportit, ku për dekada me radhë nuk ishte bërë asnjë investim domethënës. “Siç e dini të gjithë, sportin tetovar e gjetëm në një gjendje të mjerueshme. Stadiumi i Qytetit më shumë ngjante në një gërmadhë betoni sesa në një vend ku luhet…

Lexo më Shumë

Gjykata Themelore Penale në Shkup ka vlerësuar se raportet e ekspertëve të mbrojtjes dhe Prokurorisë lidhur me gjendjen psikike të të akuzuarit Rade Trajkovski Shtekli nuk janë kontradiktore, duke refuzuar pretendimet e mbrojtjes se ai nuk është i aftë të ndjekë gjykimin në seancën kryesore të rastit të tregtisë me drogë. Kryetari i Këshillit Gjyqësor, gjykatësi Ilija Tërpkov, para fillimit të seancës informoi se kundërshtimi i mbrojtjes për paaftësinë e të akuzuarit për të ndjekur gjykimin u refuzua. Sipas Gjykatës, Trajkovski është kontrolluar nga psikiatrja Olivera Subotin Popovska, e cila dha një mendim të qartë se i akuzuari është…

Lexo më Shumë

Gjykata Themelore Penale në Shkup sot miratoi një aktvendim të ri në procedurën e përsëritur për rastin “Lidhja Ndërkombëtare”, me të cilin të pandehurit morën dënime më të ulëta krahasuar me vendimin fillestar të vitit 2022. Në këtë procedurë të përsëritur, Bojan Jovanovski – Boki 13 u shpall fajtor për veprat penale “mashtrim” dhe “pastrim parash”, për të cilat iu shqiptua një dënim unik prej pesë vitesh burg. Jasna Ercegoviq u dënua me dy vjet burg për “pastrim parash”, ndërsa koha e kaluar në arrest shtëpiak do t’i llogaritet në dënim. Hristina Blazhevska mori një dënim me kusht…

Lexo më Shumë

Më 10 tetor 2025, rreth orës 13:20, personi B.I. (43) nga Tetova, i cili më parë kishte raportuar se djali i tij F.I. (16) ishte larguar nga shtëpia më 08.10.2025, mori një telefonatë nga një person nga Struga. Ai u njoftua se djali i tij ndodhej në një objekt hotelierik në Strugë. Menjëherë pas kësaj, B.I. shkoi në Strugë, gjeti djalin e tij dhe u kthyen së bashku në shtëpi, pa pasoja.TS

Lexo më Shumë