Author: Hamdi Kumanova

Të paktën 20 persona kanë humbur jetën pasi një autobus u përfshi nga flakët. Në autobus udhëtonin më shumë se 50 pasagjerë. Ngjarja e rëndë ndodhi në Rajasthani, ndërsa autobusi po udhëtonte në qytetet Jaisalmer dhe Jodhpur. Kryeministri indian Narendra Modi nëpërmjet u shpreh i tronditur nga ngjarja e rëndë, ndërsa shprehu ngushëllimet per familjet e prekura nga tragjedia.

Lexo më Shumë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha mbrëmë se ishte “shumë i zhgënjyer” me Presidentin rus, Vladimir Putin, disa ditë para se udhëheqësi ukrainas, Volodymyr Zelensky, të vizitojë Uashingtonin. “Jam shumë i zhgënjyer, sepse unë dhe Vladimiri kishim një marrëdhënie shumë të mirë. Ndoshta ende e kemi”, u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, duke shtuar: “Nuk e di pse po e vazhdon atë luftë”. Duke folur në një konferencë të përbashkët për shtyp me Presidentin argjentinas Javier Miel, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se Putini “duhet ta kishte fituar atë luftë brenda një jave” dhe vuri në dukje…

Lexo më Shumë

Indeksi i Pasaportave Henley, një nga disa renditje që matin fuqinë e pasaportave, atë të Kosovës e rendit në vendin e 65-ta në botë. Kosovarët mund të udhëtojnë me të, pa vizë, në 81 vende. Në renditjen paraprake tremujore, pasaporta kosovare renditej e 61-ta me 82 vende ku mund të udhëtoje me të pa vizë. Pasporta e Shqipërisë, që paraprakisht renditej e 49-ta, këtë herë është në vendin e 47, me 122 vende në të cilat mund të shkosh me të. Nga pasaportat e shteteve tjera të rajonit, ajo e Serbisë renditet e 36–ta, e Bosnjes e 47-ta,…

Lexo më Shumë

Christian Pulisic u detyrua të largohej i dëmtuar në pjesën e parë, por SHBA arritën të mposhtin Australinë 2-1 në miqësoren e zhvilluar në Denver, duke i dhënë fund serisë prej 12 ndeshjesh pa humbje të “Socceroos”. Haji Ëright ishte heroi i ndeshjes, duke shënuar nga një gol në secilën pjesë. Australia kaloi e para në avantazh me Jordan Bos në minutën e 19-të, por Wright barazoi në të 33-ën dhe realizoi golin e fitores menjëherë pas pushimit. Pulisic u zëvendësua pas një ndërhyrjeje të ashpër nga Jason Geria dhe sipas trajnerit Mauricio Pochettino, ai ndjeu shqetësime në kofshën e…

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në orët e mbrëmjes (së datës 14 tetor 2025) , në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë, është pranuar informatë për të shtëna me armë zjarri. Sipas njoftimit, me të pranuar informatën janë ndërmarrë veprime policore, ku njësitet policore kanë identifikuar vendin nga ku ishin dëgjuar të shtënat. Në vendin e ngjarjes, në një aheng familjar në cilësi të provave materiale është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë dy pistoleta, një pushkë gjuetie dhe 44 fishekë, transmeton KosovaPress. Ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtje në pronësi ose kontroll i paautorizuar…

Lexo më Shumë

Më 13.10.2025, rreth orës 10:45, në Njësinë Policore të Gallatës është denoncuar se në fshatin Negotinë, në rrugën rajonale që lidh fshatin me Senokosin, ishte vërejtur një transparent i rrëzuar për promovimin e një kandidati për kryetar komune të Vrapçishtit. Sipas denoncimit, në transparent ishte shkruar edhe një numër votimi që i përkiste një kandidati tjetër, ndërsa litarët me të cilët ishte lidhur ishin këputur. Në vendngjarje ka kryer kontroll një ekip i Departamentit për Punë të Brendshme Gostivar, ndërsa po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit.TS

Lexo më Shumë

Më 13.10.2025, rreth orës 09:15, në Qendrën Mjekësore të Gostivarit, punonjësit e policisë nga SPB Gostivar kanë privuar nga liria personin L.O. (46) nga Gostivari, pas një denoncimi të bërë nga kolegia e saj A.I. (36) nga fshati Debresh. Sipas denoncimit, pas një grindjeje të shkurtër ndërmjet dy punonjëseve, L.O. e kishte sulmuar fizikisht A.I.-në duke përdorur një send plastik, ndaj së cilës kjo e fundit ishte kundërpërgjigjur në vetëmbrojtje. E dyshuara është ndaluar në stacionin policor të Gostivarit, dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, do të përgatitet parashtresa përkatëse ndaj saj.TS

Lexo më Shumë

Më 14.10.2025 në ora 02:15, në një objekt hotelierik në qendrën tregtare të qytetit në rrugën “Ilinden” në Tetovë, punonjësit e policisë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin B.Sh.(34) nga Tetova, duke vepruar sipas një denoncimi paraprak nga pronari i objektit J.T.(45) nga f. Trebosh se kishte sulmuar fizikisht 34-vjeçaren F.N. nga f. Rogle, duke tentuar të përdorë edhe një send të mprehtë. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të hartohet parashtresë adekuate.

Lexo më Shumë

Sektori për Punë të Brendshme (SPB) njofton se më 13.10.2025 në ora 17:40, në rrugën “Zhivko Brajkovski” në Gostivar, punonjësit e policisë nga Njësiti Policor për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor Gostivar kanë privuar nga liria personin S.T.(69) nga Gostivari. “Paraprakisht, ai kishte marrë pjesë në një aksident komunikacioni me automjetin e tij të pasagjerëve “Nissan” me targa të Gostivarit dhe gjatë marrjes së masave në lidhje me aksidentin, është konstatuar se ai ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht i janë matur 1.94 promil alkool në gjak. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, kundër tij do…

Lexo më Shumë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin arrestuan në flagrancë shtetasin G. D., 44 vjeç, banues në Kurbin, pasi dyshohet se posedonte një mjet prerës (thikë) dhe 2 krehra automatiku, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin A. D., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimin penal për shtetasin K. K., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në Shëngjin, ka përplasur shtetasen D. Gj., 49 vjeçe,…

Lexo më Shumë

Shkupi sot duket i lënë pas dore, i papastër dhe kaotik, sepse ndërmarrjet publike janë robëruar nga interesat partiake, borxhet dhe udhëheqjet e paafta. Qytetarët paguajnë për shërbime, ndërsa marrin mbeturina të grumbulluara, transport publik jofunskional dhe infrastrukturë kaotike. Prioriteti im është një reformë e vërtetë e ndërmarrjeve publike, që ato t’u shërbejnë qytetarëve dhe jo partive, deklaroi sot kandidatja për kryetare të Shkupit nga LSDM-ja dhe koalicioni, Kaja Shukova. Sipas saj, NQP-ja do të modernizohet me autobusë të rinj ekologjikë, sistem elektronik për pagesën e biletave dhe transit i shpejtë i autobusave, për të vendosur një transport publik…

Lexo më Shumë

“Prokuroria Publike dhe Kocevski nuk duhet të heshtin dhe t’i tregojnë publikut nëse diskoteka “Pulse” pagoi një gjobë prej 40,000 eurosh apo nëse, siç pretendohet në bisedën telefonike që u bë publike, Spasovski ndërhyri për të shmangur pagesën”, pyeti VMRO-DPMNE në një deklaratë. Nëse gjoba nuk është paguar, thonë partia më e madhe në pushtet, deputeti Oliver Spasovski, duhet të thirret urgjentisht në përgjegjësi dhe e gjithë procedura duhet të hetohet deri në fund. Mjaft me llogaritjet, me mbrojtjen e të fuqishmëve të afërt me LSD-në, është e nevojshme që më në fund t’i jepet fund ndikimeve politike…

Lexo më Shumë