Sot, bëhen gjashtë vjet nga ngjarjet e 27-Prillit që ndodhën në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV), kur një turmë huliganësh u futën në objektin e shtëpisë legjislative dhe sulmuan deputetë e gazetar. Me rastin e kësaj dite, LSDM-ja në pushtet deklaroi se “27 Prilli” është data më e zezë në historinë e demokracisë së Maqedonisë. “VMRO-DPMNE inkurajoi banditët e armatosur që të hyjnë në Parlament duke u përpjekur të vrasin deputetë, të lëndojnë gazetarë dhe punonjës të shërbimeve parlamentare, të shkatërrojnë rendin kushtetues dhe të shkaktojnë luftë civile. VMRO-DPMNE i quajti mbrojtës të kushtetutës ata banditë që…
Author: Hamdi Kumanova
Deputetët votuan pasditen e sotme ndryshimet në Ligjin për ushqimin e subvencionuar të studentëve, me çka u mundësua vazhdimi i pagesës së mjeteve për studentët në këtë bazë, e cila u ndal në muajin mars, transmeton Portalb.mk. Sipas ndryshimeve, subvencioni për vakt nga muaji prill është 140 denarë në ditë, në vend të 120 denarëve paraprak. Deri në fund të këtij viti akademik, studentët do t’i marrin fondet në baza mujore në llogaritë e tyre të transaksionit. Sipas llogaritjeve, muaji prill ka numëruar 17 ditë pune, që do të thotë se për këtë muaj studentët do të marrin 2.380 denarë.…
Ka humbur 39-vjeçari, Melhim Azizoski nga fshati Pllasnicë. Ai ka humbur gjurmët tashmë e tre ditë. Siç njoftojnë nga familja, Melhim shtëpinë e ka lëshuar në ora 7 të mëngjesit të datës 24.04.2023 kur ka shkuar në punë, i veshur me uniformë të punëtorit dhe më nuk është kthyer. Është i gjatë rreth 1.65 cm dhe ka flokë gështenje. Banorët e shqetësuar na thonë se Melhimi ishte një njeri mikpritës, gjithmonë i lumtur dhe i urtë. Në dimër punonte në një kafene, ndërsa jashtë sezonit bënte edhe punë ndërtimi për të fituar më shumë. Çdo informacion është i mirëseardhur për…
SHA EMV më 26.04.2023 prodhoi 13.626 MWh energji elektrike, me çka me energjinë e prodhuar vetë plotësoi nevojat e amvisërive dhe konsumatorëve të vegjël, si dhe nevojat për furnizime shtesë për shkolla, industrinë ushqimore dhe subjekte të tjera vitale shtetërore. Në termoelektranat janë prodhuar 8.498 MWh, ndërsa në hidroelektranat dhe në Parkun e Erës Bogdanci janë prodhuar 5.128 MWh. Ditën e kaluar përmes EMV Shitje janë furnizuar 0 MWh energji elektrike.
A ju ndodh shpesh që kur ju bie zilja e zgjimit, ju e fikni atë, ktheheni nga ana tjetër dhe vazhdoni të flini? Nëse po, nuk keni faj. Nuk jemi të programuar për të filluar të punojmë para orës 10:00 të mëngjesit…Të nisësh punën pas orës 10:00 të mëngjesit? Për momentin është utopi, por në të ardhmen duhet të jetë realitet për të rritur produktivitetin dhe mirëqenien. Këtë e bën të ditur një studim i fundit i kryer nga profesori Paul Kelley, kërkues i asociuar i Universitetit të Oksfordit, në Institutin e Neuroshkencës, në lidhje me ritmet kikardianë dhe gjumin.Thirrja…
Një video e publikuar nga autoritetet tregon momentin, ku një vajzë ngacmohet seksualisht nga një 25-vjeçar. Ky i fundit është identifikuar si Xhejson Bregu, dhe vënë në pranga, ndërsa mësohet se ka ngacmuar seksualisht dy shtetase, një nga të cilat e mitur. Kjo e fundit ka raportuar rastin në polici, ndërsa ka bërë me dije se ngacmimi ka ndodhur gjatë kohës që ndodhej në ashensor me 25-vjeçarin. “Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 25-vjeçari ka ngacmuar seksualisht 15-vjeçaren, në ashensorin e pallatit, si dhe një shtetase të huaj, në parkingun e një qendre tregtare”, njofton policia. …
Një burrë në Kaçanik ka pranuar përmes postës një zarf të mbyllur ku brenda saj kishte një letër me përmbajtje kërcënuese. Policia e Kosovës njofton se në atë letër ishte i shkruar edhe emri i një burri i cili dyshohet t’a ketë dërguar zarfin. Por, pas verifikimit të personit në emër të cilit ka ardhur letra, është parë si ai gjendet në burg në vuajtje të dënimit. “Ankuesi mashkull kosovar përmes postës ka pranuar një pliko të mbyllur në të cilën kishte një letër me përmbajtje kërcënuese në emër të një mashkulli kosovar. Pas verifikimit të personit në emër të…
Hulumtimet kanë dëshmuar se boronicat përmbajnë antioksidantë që i neutralizojnë radikalet e lira që hyjnë në organizëm nëpërmjet pesticideve ose tymitFruta e vogël e boronicës ndihmon punën e trurit, zbut lëkurën e thatë dhe luan rol edhe në pengimin e zhvillimit të qelizave kancerogjene. Por këto nuk janë gjërat e vetme në të cilat ndikon boronica, ja edhe disa arsye tjera se pse duhet ta shijoni më shpesh boronicën.– Imuniteti: Hulumtimet kanë dëshmuar se boronicat përmbajnë antioksidantë që i neutralizojnë radikalet e lira që hyjnë në organizëm nëpërmjet pesticideve ose tymit. Shumica e vetive të mira që kanë boronicat vijnë…
Kuvendi sot duhet ta mbajë mbledhjen e 113-të, në rend dite të së cilës është parashtrimi i pyetjeve të deputetëve. Mbledhja e këtillë plenare zakonisht mbahet çdo të enjte të fundit të muajit, ndërsa sipas praktikës, pyetjet e para kryeministrit dhe ministrave ua parashtrojnë deputetët e opozitës.
Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhunë psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre. Ato shpeshherë nuk kanë guxim t’i denoncojnë këto raste në Polici për shkak se përballen me kanosje serioze. Dhunë në familje dyshohet të ketë ushtruar edhe një person në Malishevë, i cili përfundoi në Polici pas denoncimit nga bashkëshortja e tij. Media mëson se viktima fillimisht është dërguar për ekzaminime mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë, ku është konstatuar se ajo nuk…
Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës raportoi më 27 prill se Rusia kishte humbur 188,920 trupa në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit të saj në shkallë të plotë më 24 shkurt të vitit të kaluar, përcjell Bota sot. Ky numër përfshin 510 viktima që forcat ruse pësuan pak gjatë ditës së kaluar. Sipas raportit, Rusia ka humbur gjithashtu 3,694 tanke, 7,178 automjete luftarake të blinduara, 5,805 automjete dhe tanke karburanti, 2,887 sisteme artilerie, 542 sisteme raketash të shumëfishta, 293 sisteme të mbrojtjes ajrore, 308 aeroplanë, 294 helikopterë, 2,461. closevolume_off
Një raketë ruse goditi qytetin ukrainas të Mykolayiv (në jug) pas mesnate , duke vrarë një person dhe duke plagosur 15 të tjerë, njoftojnë autoritetet. “Rreth orës 01:00 banorët e Mykolayiv dëgjuan katër shpërthime të forta,” tha kryetari i bashkisë së qytetit Oleksandr Senkevich përmes Twitter. ” Një nga raketat goditi një ndërtesë shumëkatëshe. Një tjetër goditi një shtëpi”. Kryebashkiaku shtoi se furnizimi me energji elektrike është ndërprerë në një pjesë të qytetit . “Deri më tani kemi marrë informacione për 15 të plagosur dhe një të vdekur”, tha Vitaly Kim, kreu i komandës ushtarake rajonale. Mykolayiv ndodhet në Detin…

