Hulumtimet kanë dëshmuar se boronicat përmbajnë antioksidantë që i neutralizojnë radikalet e lira që hyjnë në organizëm nëpërmjet pesticideve ose tymitFruta e vogël e boronicës ndihmon punën e trurit, zbut lëkurën e thatë dhe luan rol edhe në pengimin e zhvillimit të qelizave kancerogjene. Por këto nuk janë gjërat e vetme në të cilat ndikon boronica, ja edhe disa arsye tjera se pse duhet ta shijoni më shpesh boronicën.– Imuniteti: Hulumtimet kanë dëshmuar se boronicat përmbajnë antioksidantë që i neutralizojnë radikalet e lira që hyjnë në organizëm nëpërmjet pesticideve ose tymit. Shumica e vetive të mira që kanë boronicat vijnë nga pigmenti që ua jep ngjyrën e kaltër të errët.– Shikimi: Dy porcione boronica në ditë e reduktojnë rrezikun nga humbja e shikimit si pasojë e plakjes për madje 38 për qind.– Dhjami në bel: Polifenolët që gjenden në boronica ndikojnë në shpërbërjen e qelizave yndyrore, gjë që veçanërisht theksohet në shtresat e dhjamit rreth barkut. Kjo pemë përmban shumë pak kalori, kështu mund ta ofrojë një ndihmë të madhe, nëse përpiqeni për të humbur peshën.– Kapsllëku: Një porcion me boronica përmban rreth 4 gramë fibra, që është 14 për qind e dozës së rekomanduar ditore. Boronicat ndihmojnë në hidratimin e traktit të zorrëve, gjë që është shumë e rëndësishme për funksionimin normal të tyre.
Data 30.10.2026
Aktuale
- Toyota arrin një rekord të ri në shitjet evropiane
- Behgjet Pacolli hidhet në kundërsulm për të marrë kontrollin e plotë të Aeroportit të Vlorës, shkarkon administratorin e vendosur nga Valon Ademi
- Rama shpall Erion Veliajn “puçist”: Financoi protestat e dhunshme
- Surprizë: Dini nuk do të jetë vetëm – Jonida Vokshi kthehet në Big Brother VIP Kosova
- Siljanovska-Davkova në prag të COP31: Obligimet klimatike t’i shndërrojmë në investime konkrete dhe rezultate matëse
- Berisha: Ergys Agasi është dhunuar nga dy të dënuar me burgim të përjetshëm për ta detyruar të heshtë
- Mbi 70 mijë të regjistruar për vaksinim falas kundër gripit sezonal
- Pak para nisjes së Big Brotherit, mësohet se ku mund ta ndiqni LIVE pa asnjë pengesë – nuk do të keni më telashe



