Author: Hamdi Kumanova

BYTYQI: MASA PËR TË GJITHË QË DO TË SHKELIN LIGJIN Zv. Kryeministri për ÇështjeEkonomike Fatmir Bytyqi paralajmëroi ngrirje të produkteve ushqimore nga 16 marrsi. Ai paralajmëroi masa për të gjithë ata që do të shkelin ligjin. Përveç ngrirjes e çmimit të bukës nga kjo javë do të hyjnë në fuqi masat e reja për ngrirje të ptodukteve ushqimore këtë e njoftoi mbrëmë zv Kryeministri për Çështje ekonomike Farmir Bytyqi në emisionin Klan Debat. Byqyqi shtoi se po bëhen të gjitha analizat dhe po ndërmerren masat për tu përballur me krizën ekonomike. “Që nga data 16 mars hy në fuqi ngrirja…

Lexo më Shumë

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, u bëri thirrje të gjitha partive politike që me konsensus ta miratojnë Kodin e ri Zgjedhor. Në paraqitjen e tij në konferencën “Reformat Zgjedhore në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, të cilën e organizoi Instituti Nacional Demokratik (NDI), Ministri Lloga tha se nisma e tij është që partitë politike të ulen në një tavolinë të njëjtë me qëllim që të hartohet një model sipas të cilit do të veprohet në drejtim të përgatitjes së një Kodi të ri Zgjedhor dhe të arrihet konsensus për çështje të përcaktuara të cilat kanë konotacion politik, sepse kjo është…

Lexo më Shumë

Drejtoria e Doganave bën të ditur se në pikën kufitare Qafë Thanë në hyrje të vendit gjatë muajit mars, në dy raste janë konfiskuar çanta dhe atlete me firmë. Nga Drejtoria e Doganave bëjnë të ditur se ndaj gjërave të konfiskuara do të hapet procedurë për të konfirmuar të drejtën e pronës intelektuale. “Më 4 mars, doganierët në Qafë Thanë sekuestruan një ngarkesë me çanta femrash me firmën e markave të famshme të modës, të cilat një shtetas shqiptar donte t’i shiste në vend. Më 11 mars, doganierët konfiskuan një ngarkesë me 50 palë atlete dhe 23 çanta shpine në…

Lexo më Shumë

Shtatëdhjetë e shtatë vjeçari nga Gostivari, dje (13-mars) në ora 15:15 në SPB Tetovë ka raportuar se më datë 07 të këtij muaji, djali i tij 50 vjeçar S.R. është sjellë në mënyrë agresive ndaj tij dhe e ka kërcënuar. I njëjti sot (14-mars) është thirrur në Stacionin Policor të Gostivarit dhe po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.TS

Lexo më Shumë

Një burrë ka pranuar mbrëmë tretman mjekësor në Pejë, pasi është sulmuar fizikisht nga djali i tij. Policia ka informuar se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. Rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”.

Lexo më Shumë

Sipas vendimit të Qeverisë së RMV-së nga marsi 2022 për metodologjinë e re për harmonizimin e pensioneve, pensionet në muajin mars do të rriten për 8.4%, njoftojnë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. “Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për sigurim pensional dhe invalidor parasheh një mënyrë të re të harmonizimit së pensioneve, ku për llogaritjen e harmonizimit së pensioneve merren parasysh rritja e kostos së jetesës dhe rritja e pagës mesatare. Kjo metodë e harmonizimit të pensioneve mundëson një rritje reale të pensioneve në raport me pagat, pra me rritjen e pagës mesatare, do të vazhdojnë të…

Lexo më Shumë

Saimir Zefi, shqiptari nga Puka, i dhunuar në burgun grek nga 4 policë, ka publikuar një video nga qelia ku po mbahet i burgosur ku sqaron të gjitha rrethanat e ngjarjes së rëndë. Zefi thotë se pasi u dënua në mungesë nga gjykata në Korydallos, ky i fundit kishte kërkuar që të ishte i pranishëm gjatë seancës, por kjo kërkesë për të drejtat e tij, ka sjellë reagimin e ashpër të gardianëve grekë të cilët e kanë dhunuar brutalisht. Dhuna e ushtruar ndaj tij ka qenë aq brutale sa mezi arrin të lëvizë. Ndërsa kërkon nga shteti shqiptar që të…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë sot në edicionin e dhjetë të Javës së Gruas me temën kryesore “Barabarësia: Parakusht për Ripërtërije të Demokracisë”, të organizuar nga Instituti Kombëtar Demokratik. Në një fjalë rasti, Kurti deklaroi se në Kosovë nuk mund të ketë demokraci, nëse nuk ka barazi gjinore. “Politika është e lidhur me bindjet në mënyrë të pashkëputur. Janë analizat dhe kërkimet, por në politikbërje janë të rëndësishme bindjet. Unë besoj se nuk mund të kemi demokraci pa barazi gjinore”,tha ai. Kurti theksoi se ajo ndërtohet mbi pluralizëm, sundim të ligjit dhe barazi gjinore. “Ajo ndërtohet mbi…

Lexo më Shumë

Asnjë vend nuk e humb identitetin rrugës drejt Bashkimit Evropian. Mendoj se ky vend mund të jetë i sigurt në pikëpamje të identitetit, kulturës dhe gjuhës së tij, deklaroi euroambasadori David Geer. Ai në një intervistë për Kanal 5 thotë se i kupton frustracionet për shkak të pritjes së gjatë, por thekson se BE-ja dhe Maqedonia e Veriut kanë dobi të përbashkët nga anëtarësimi i vendit në Union. “Në kuptim të garancive, siç e dini në këtë proces, në këtë proces aderues ka shumë pjesë, shumë momente në procesin aderues, kur ka nevojë vendimet të merren unanimisht. Është me rëndësi…

Lexo më Shumë

Në vend që të punojnë në interes të qytetarëve dhe t’i realizojnë projektet e premtuara, ajo që kryetarët e VMRO-DPMNE-së bëjnë është futja në borxhe dhe partizimi i komunave, thuhet në reagimin e sotëm të LSDM-së. “VMRO-DPMNE dhe Orce Gjorgjievski për vetëm 1 vit e 3 muaj ia rritën borxhin komunës së Kisella Vodës për 40 milionë denarë. Rritje të borxhit dhe tentativa për huamarrje shtesë përmes obligacioneve komunale ka edhe në rreth dhjetë komuna të tjera të udhëhequra nga kryetarët e VMRO-DPMNE -së. Por paratë e huamarrjes, në vend që të shpenzohen për projekte dhe politika, shpenzohen në mënyrë…

Lexo më Shumë

Paga minimale në vitin 2024 do të afrohet me pagën mesatare në vitin 2016, thotë ministri i ekonomisë Kreshnik Bektesi, duke theksuar se pagat do të rriten më shumë se inflacioni gjatë vitit, duke pasur parasysh se viti do të përfundojë me inflacion nga 7,1 për qind. “Paga minimale këtë vit, ose më sakt në fillim të vitit të ardhshëm, do të rritet në mesataren që kishim në vitin 2016 dhe kjo tregon edhe një herë se Qeveria është e përkushtuar për të rritur pagat si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat. Sa për informim të qytetarëve, në…

Lexo më Shumë

Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës thonë se konvikti i ri për student që po ndërtohet për nevojat e Universitetit të Tetovës pritet të jetë gati për pritjen e studentëve në vitin e ardhshëm akademik. Nga MASH theksojnë se punimet ndërtimore kanë përfunduar plotësisht, ndërsa aktualisht po pajisen dhomat dhe të gjitha hapësirat e tjera që do të jenë në dispozicion të studentëve. Sipas ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, konvikti do të akomodojë rreth 300 studentë. “Tetova do të bëhet me kampus të plotë universitar. Përveç hapësirave në të cilat zhvillohet veprimtaria mësimore-shkencore, me ndërtimin dhe vënien në…

Lexo më Shumë