Vendimi për “Titanik 2”, i cili 43 ditë ka udhëtuar nga Gjykata Penale në Gjykatën e Apelit, tani është kthyer në gjykatën e shkallës së parë. Arsyeja është se Gjykata Penale e ka dërguar lëndën para kohe dhe nuk ka pritur afatin prej 15 ditësh në të cilin të akuzuarit, përfshirë ish-drejtorin e DKS-së, Sasho Mijalkov dhe liderin e PDSH-së, Menduh Thaçi, mund të dërgojnë ankesa. “Dorëzimi i fundit i aktgjykimit të shkallës së parë i akuzuari është pranuar më 2.3.2023, që do të thotë se afati për paraqitjen e ankesës ka filluar më 3.3.2023 dhe afati në të…
Author: Hamdi Kumanova
Bankat tregtare në vendin tonë kanë arritur fitime rekord në vitin 2022. 23.8 mld lekë, ose 210 mln euro është vlera e nxjerrë nga shoqata e bankave për fitimin e përbashkët të të 11 institucioneve bankare në vend, me rritje 25% në raport me vitin 2021. Vlerësimet paraprake nga shoqata e bankave, tregojnë se kjo normë e lartë u ndikua nga zgjerimi i aktiveve dhe portofolit të kredisë, ruajtja e cilësisë së portofolit të huasë, por edhe nga efekti pozitiv, që solli rritja e shpejtë e normave të interesit. Portofoli neto i kredisë, i matur gjithnjë me standardet IFRS,…
Arben Nesimi është emëruar anëtar i Këshillit mbikqyrës i ESM-së ,organ ky më i lartë në shoqërinë aksionare për prodhimin e energjisë elektrike në Republikën e Maqedonisë së Veriut informon Tetovasot Arben Nesimi është anëtar i kryesisë së degës së BDI-së Tetovë.
Studentët e Fakultetit Ekonomik, të drejtimit Financa dhe kontabilitet në kuadër të lëndës Tregjet dhe institucionet financiare, janë të parët studentë nga të gjitha universitetet shqiptare, që u është siguruar mundësia e njohjes dhe tregtimit real me aksione dhe obligacione në Bursën e Maqedonisë së Veriut. Kjo është arritur falë angazhimit të Fakultetit Ekonomik, për të fituar zyrtarisht të drejtën e hapjes së një lige speciale në Bursën e Maqedonisë së Veriut në emër të Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Tetovës. Me këtë, studentët do të kenë mundësi që në kuadër të lëndës Tregjet dhe institucionet financiare dhe nën…
Gjinekologu Shkëlqim Balili tha se nëse do ishte President të gjitha grave që kanë burra shqiptarë do i jepte nga një rrogë tjetër. Ai tha në “Good Morning Albania” se këtë deklaratë e ka bërë pasi sipas tij populli shqiptar nuk e kanë arritur qytetërimin dhe se për të parë këtë mjafton që t’i gërvishtësh dikujt makinën. Por unë kam thënë para disa ditësh që nëse do isha President, të parën gjë do i thosha popullit faleminderit që më zgjodhët, por kam një dëshirë; të gjitha grave në Shqipëri që kanë burra shqiptarë duhet t’u japim nga një…
Do t’i monitorojmë çmimet e elementeve hyrëse në prodhimtarinë bujqësore dhe kemi ulje të caktuara të çmimeve të plehrave artificiale dhe lëndëve të tjera të para, tha sot ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski. Në varësi të nevojave dhe kërkesave të nënsektorëve, sipas ministrit, ka mjete të mjaftueshme për të ndërhyrë shtesë edhe në pjesën e blegtorisë, për mbështetje shtesë të qumështit, për gjithçka që do t’u duhet fermerëve dhe blegtorëve. Nikolovski beson se Ministria ia del mbanë në obligimin e saj që të ndërhyjë për të ulur kostot e fermerëve në prodhimin e…
Lideri historik i PD Sali Berisha deklaroi sot se opozita eshte gati te marre pjese dhe te fitoje betejen zgjedhore te 14 majit. Pasi mbylli marreveshjen per te garuar se bashku me partine e drejtuar nga Meta, partine e drejtuar nga Vangjel Dule dhe demokristianet e Nard Ndokes, gjate mbledhjes me grupin parlamentar Berisha u kerkoi te gjithe demokrateve te bejne gjithcka per fitoren e opozites perballe kryesocialistit Rama. SALI BERISHA “Përpjekjet e tij për të shkuar i vetëm në zgjedhje dhe përjashtuar opozitën e vërtetë nga zgjedhjet, morën fund. Dështoi me turp! Opozita finalizon koalicionin e…
Qëndrimin në Strasburg, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e vijoi me takimin me Kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian, eurodeputetin David McAllister. Gjatë takimit, Kryeministri Kurti foli për përparimin demokratik të vendit, të njohur tashmë edhe në indekset ndërkombëtare në sundimin e ligjit, luftimin e korrupsioni, lirinë e medias dhe të drejtave politike dhe lirive civile. E krahas, indikatorëve demokratikë, në dy vitet e fundit, u shënua edhe rritje ekonomike, rritje e të hyrave buxhetore pa ndryshuar politikat fiskale, eksporteve, dhe te investimet e huaja direkte. Duke dhënë kështu shembullin dhe ofruar dëshminë që…
Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, realizoi takim me Drejtorin e Lartë të NDI në vendin tonë, Robert Skot Hejzllet. Në këtë takim u bisedua lidhur me procesin e reformës zgjedhore dhe formimin e grupit të punës për këtë qëllim. Ministri Lloga u falënderua për bashkëpunimin dhe ndihmën nga ana e NDI, e cila do të vazhdojë edhe në periudhën në vijim me synim përparimin dhe demokratizimin e procesit zgjedhor në vendin tonë. Lloga e informoi z. Skot Hejzlet për përkushtimin që i tërë procesi të jetë gjithëpërfshirës, ndërsa zgjidhjet të miratohen me konsensus, duke i përfshirë vërejtjet dhe sugjerimet e…
Të martën mbrëma rreth orës 22, personi me iniciale M.M, 57 vjeçar nga fshati Çiflik, ka denoncuar në polici se rreth orës 18 e 45 minuta, në rrugën Vidoja Smilevski Bato, në Tetovë, vajza e tij e mitur, është sulmuar nga një vajzë tjetër poashtu e moshës së mitur. nxënëse në një shkollë të mesme në Tetovë. Janë marrë masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
Shihet se ashtu jemi mësuar në shoqërinë tonë, gjithmonë është dita e fundit edhe kur bëhet fjalë për punë të mirë, e presim ditën e fundit, mendoj se e presin ditën e fundit por nesër në mëngjes do të shohim çmimet, kështu deklaroi zv/kryeministri Fatmir Bytyqi për afatin që tregtarët kanë për ulje të çmimit të makaronave dhe prodhimeve të qumështit për 10, respektivisht 15 për qind, përcjell TV21. I pyetur për çmimet e produkteve tjera ushqimore, Bytyqi tha se me kalimin e sezonit të ngrohjes, çmimet e lëndëve të para në botë po bien dhe se si rrjedhojë duhet…
-Qëllimi është që në rrugë mos të ketë trafik të dendur. Edhe biznesi, udhëtimet, turizmi të funksionojnë pa pengesa, këtë e tha sot zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq, i pyetur nëse pikat pagesore do të pësojnë ndryshime sipas standardeve të BE-së, përcjell TV21. I pyetur nëse do të reduktohet numri i punonjësve me ndryshimet e parapara, Mariçiq tha se do të ketë digjitalizim dhe se kjo nuk do të thotë se nuk do të ketë punëtorë në pikat pagesore. TV21 “Shikoni, qëllimi është që deri në anëtarësim të harmonizohemi me këtë politikë, ndërsa kjo do të thotë se deri në…

