Gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin Debat me Fakte, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, foli edhe për ndikimin e ashtuquajturës Botë Serbe në skenën politike të Maqedonisë së Veriut, një temë që, sipas tij, ka dominuar debatin politik shqiptar në këto zgjedhje lokale. Sela theksoi se subjekti i tij politik ka ngritur vazhdimisht shqetësimin për rrezikun që, sipas tij, i kanoset popullit shqiptar dhe vetë shtetit të Maqedonisë së Veriut nga orientimi drejt lindjes dhe strukturave që nuk i duan të mirën as shqiptarëve, as maqedonasve. “Kemi paralajmëruar për rrezikun e një orientimi të shtetit drejt…
Author: Hamdi Kumanova
Kandidati i koalicionit VLEN për Komunën e Çairit, Izet Mexhiti, ka ndarë një mesazh frymëzues nga Gazi Baba, ku është ndërtuar një fushë e re basketbolli që synon të bëhet qendër e jetës sportive dhe komunitare për të rinjtë e lagjes. “Në Gazi Babë po rritet një brez që luan, mëson dhe zhvillohet me energjinë e sportit. Fusha e re e basketbollit që sapo kemi ndërtuar do të jetë vendi ku fëmijët tanë do të rriten me frymën e garës, ekipit dhe suksesit”, shkroi Mexhiti. Ai theksoi se çdo investim në sport është një investim në të ardhmen e…
Ligjet e propozuara për Prokurorinë Publike dhe Këshillin e Prokurorëve Publikë, pavarësisht disa mangësive, përmbajnë shumë karakteristika pozitive – të reja ose të marra nga ligjet në fuqi, thuhet në opinionin e përbashkët të Komisionit të Venedikut dhe Drejtorisë së përgjithshme për të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit (DGI) të Këshillit të Evropës mbi dy projekt-tekstet legjislative të Qeverisë së Maqedonisë, transmeton Portalb.mk. Në mendim rekomandohet ndryshimi i Kushtetutës, i cili do të kufizonte të drejtën e rizgjedhjes së prokurorit publik, si dhe të zgjedhjes dhe shkarkimit të tij me shumicë të kualifikuar në Parlament. “Duke pasur parasysh…
Për herë të parë në historinë e Index Passport Henley, lista e pasaportave më të fuqishme në botë nuk përfshin më Shtetet e Bashkuara në dhjetëshen më të mirë. SHBA-të ranë në vendin e 12-të, të barabarta me Malajzinë, në raportin e fundit tremujor. Lista e pasaportave më të fuqishme në vitin 2025: – Singapori (193 destinacione) – Koreja e Jugut (190)- Japonia (189) – Gjermania, Italia, Luksemburgu, Spanja, Zvicra (188) – Austria, Belgjika, Danimarka, Finlanda, Franca, Irlanda, Holanda (187) – Greqia, Hungaria, Zelanda e Re, Norvegjia, Portugalia, Suedia (186) ChatGPT së shpejti do…
Një 42-vjeçar, i cili u kap në flagrancë gjatë transportimit të mallrave që kishte kontrabanduar nga Maqedonia e Veriut, është arrestuar nga policia shqiptare në Dibër. Në pranga ka rënë edhe një doganier i degës Bllatë, pasi dyshohet se nëpërmjet korrupsionit, ka lejuar kryerjen e kësaj veprimtarie kriminale, përcjell TV21. Një doganier tjetër është vënë nën hetim, i dyshuar për shpërdorim të detyrës. “Në kuadër të operacionit “Skaneri” u vu në pranga shtetasi A. C., 42 vjeç, banues në fshatin Maqellarë, për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Kontrabanda me…
Mbeten edhe tre ditë deri te heshtja zgjedhore para zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut, të cilat do të mbahen më 19 tetor. Partitë politike, koalicionet dhe kandidatët e pavarur edhe sot para qytetarëve do të vazhdojnë me paraqitjen e programeve të tyre dhe kandidatëve për kryetarë komunash për zgjedhjet lokale. Sot janë paralajmëruar tubime dhe takime të drejtpërdrejta në disa komuna në shtet. Edhe sot janë paralajmëruar tubime dhe takime të drejtpërdrejta me qytetarët në disa komuna të vendit.
Cristiano Ronaldo ka vendosur një tjetër rekord historik. Ylli portugez shënoi dy gola në pjesën e parë të ndeshjes kundër Hungarisë, duke përmbysur rezultatin pas avantazhit fillestar të Szalai dhe duke i dhënë Portugalisë epërsinë 2-1. Falë këtyre dy realizimeve, kapiteni i Portugalisë arrin në 41 gola në kualifikimet e Kupës së Botës, duke kaluar sulmuesin guatemalas Carlos Ruiz, i cili kishte 39. Në podium qëndron edhe Lionel Messi, me 36 gola, që mban vendin e tretë në renditjen historike. Nga futbollistët evropianë, përveç Ronaldos, në listën e 25 më të mirëve renditen: Robert Lewandowski (33 gola),…
Kryeministri Hristijan Mickoski do të presë sot pasdite në orën 15:45 Presidenten e Komisionit Evropian (KE) Ursula von der Leyen. Sipas axhendës një takim kokë më kokë do të mbahet në Qeveri në orën 15:50. Derisa takimi dypalësh do të mbahet më pas në orën 16:05. Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi dje se nga vizita e ardhshme e Von der Leyen në Shkup dhe takimi me të, ai pret riafirmimin e qëndrimit se qëllimi ynë strategjik mbetet anëtarësimi i plotë në BE, dhe shpreson se në atë proces do të ketë rezultate edhe nga Unioni Evropian. Siç njofton…
Analizë nga Radio Evropa e Lirë Në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut janë shfaqur shenja të ndikimit rus përmes retorikës dhe veprimeve të disa politikanëve. Edhe pse të gjithë ata kanë mbështetje të vogël, kjo tregon se Moska ka përfaqësues ideologjikë dhe politikë në skenën lokale maqedonase dhe sinjalizon përpjekje për të ndryshuar narrativin politik, veçanërisht në lidhje me integrimet euroatlantike, thonë disa analistë. Shembulli më konkret është partia që hapur ka dalë si subjekt prorus, Maqedonia e Bashkuar, e cila udhëhiqet nga Janko Baçev, që publikisht mbështet thellimin e lidhjeve me Rusinë dhe refuzimin e integrimeve euroatlantike.…
Një ngjarje e pazakontë ka alarmuar qytetin e Kukësit në orët e para të mëngjesit të sotëm, kur rreth orës 06:35, në zonën e njohur si Rruga e Turizmit, është konstatuar një send, që në dukje ngjahësonte si granatë ofensive. Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë marrë masat për sigurimin e perimetrit dhe shmangien e rrezikut për banorët dhe kalimtarët. Por pas kontrolleve, rezultoi se garanta ishte false. Policia e Kukësit, po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.
Policia greke po heton nëse një person i tretë është përfshirë në vrasjen e një shtetasi grek dhe punëtorit të tij shqiptar. Mediat greke raportojnë se përveç dy personave të arrestuar, ka edhe një person të tretë, i cili mendohet se është urdhëruesi dhe financuesi i këtij krimi të dyfishtë. Nipi i pronarit 68-vjeçar të kampingut identifikoi 22-vjeçarin si autor të vrasjes, i cili u arrestua si ekzekutor. Dëshmia e nipit të viktimës, i cili u thirr dje pasdite për të bërë identifikimin, konsiderohet e besueshme pasi ai ishte dëshmitar okular i vrasjes. Nga hetimet e deritanishme, personi i…
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur paraditen e sotme përballë ndërtesës së Kuvendit të Shqipërisë, ku një makinë ka përplasur një burrë rreth 55 vjeç teksa po kalonte rrugën. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, përplasja ka qenë e fortë dhe këmbësori ka marrë plagë të rënda si pasojë e goditjes. Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje ka mbërritur një ambulancë, e cila ka transportuar të lënduarin drejt Spitalit të Traumës, ku ai po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor. Ndërkohë, shoferi i mjetit është shoqëruar nga policia për t’u marrë në pyetje lidhur me rrethanat e aksidentit. Forcat e rendit ndodhen…

