Author: Hamdi Kumanova

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, sot vizitoi repartin e epidemiologjisë në Gostivar, ku edhe vetë mori vaksinën kundër gripit sezonal. “Sot ndodhem në Gostivar, ku edhe u vaksinova dhe përmes shembullit personal dua të theksoj rëndësinë e vaksinimit në kohë, si masë më efektive parandaluese për mbrojtjen e shëndetit. Apeloj qytetarët që të mbrohen me kohë nga gripi sezonal, veçanërisht i ftoj personat që bëjnë pjesë në grupet e rrezikut, të paraqiten përmes aplikacionit vakcinacija.mk ose tek mjeku i tyre amë,” deklaroi ministri Azir Aliu. Sipas tij në nivel shtetëror, deri më tani janë paraqitur rreth 49 mijë qytetarë për…

Lexo më Shumë

Kandidatja për kryetare të Qytetit të Shkupit, Kaja Shukova, në një intervistë për emisionin “360 gradë” theksoi se prioriteti më i madh në programin e saj është vendosja e sistemit BRT – një transport publik i shpejtë dhe ekologjik që do ta zgjidhë kaosin në komunikacion dhe ndotjen në kryeqytet. “Shkupi duhet të ketë transport publik që funksionon realisht. Projekti për BRT është gati, mjetet janë siguruar dhe linja e parë – nga Gjorçe Petrov deri në Aerodrom, e gjatë 13 kilometra me 21 stacione – mund të përfundojë më së voni deri në fillim të vitit 2028,” deklaroi…

Lexo më Shumë

MPB njofton se më datë p16.10.2025, rreth orës 20:45, në rrugën “Indira Gandi” në Shkup, oficerët e Njësisë së Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup kryen kontroll ndaj personit J. Sh. (43) nga Shkupi, gjatë të cilit u gjetën 71 paketime plastike me marihuanë. Personi u arrestua në bazë të nenit 215 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngritet kallëzim përkatës.

Lexo më Shumë

Iniciativa “Të Gjithë për Palestinën” po organizon marshim protestues për të shprehur solidaritet me popullin palestinez dhe për të dënuar gjenocidin në Gaza. Ngjarja do të zhvillohet të shtunën, më 18 tetor 2025, duke filluar nga ora 12:00, përpara monumentit të Simfonisë së Paqes në sheshin Liria. Marshimi do të vazhdojë nëpër qendër të qytetit dhe do të përfundojë përpara Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Skin Care Ова ја затегнува кожата за 7 дена без лекари или инјекции! × Përfaqësuesit e Iniciativës “Të Gjithë për Palestinën” do të jenë të disponueshëm për deklarata për…

Lexo më Shumë

Më 19 tetor, qytetarët me një votim do t’i japin një drejtim të ri historisë. Kështu deklaroi kandidati për kryetar të komunës së Çairit, Bujar Osmani, në një intervistë për TV Shenja, duke bërë sërish një paralele midis ditës së votimit dhe 13 gushtit. “Prandaj thashë, 19 tetori është ‘13 gushti i dytë’. Ashtu siç sot të gjithë pyesin ‘ku ishe më 13 gusht’, do të pyesin ‘ku ishe më 19 tetor’,” deklaroi Osmani. Sipas Osmanit, pikërisht tani është krijuar momenti kur historia ndodhet në një udhëkryq dhe kur me një vendim duhet të prishet komoditeti dhe rehati.…

Lexo më Shumë

Dy adoleshentë, njëri me origjinë nga Maqedonia dhe tjetri nga Çeçenia, të cilët u dënuan në gjykatën rajonale të Leobenit në verën e vitit 2023 për planifikimin e një sulmi në një shkollë të mesme, janë përsëri në paraburgim nën dyshimin për terrorizëm, raporton portali austriak “Hoyte”. Fillimisht, ata u dënuan me dënime pjesërisht të pezulluara prej 15 dhe 16 vjetësh për qëllimet e tyre për të “krijuar një kalifat” në Austri dhe planet e tyre për të synuar të krishterët. Njëri prej tyre, tani 17 vjeç, u lirua para kohe pasi vuajti dy të tretat e dënimit të…

Lexo më Shumë

Me vendim gjykate është ndaluar greva në M-Nav. Gjykata Themelore Civile e Shkupit ka lëshuar vendim që e ndalon grevën e paralajmëruar të Sindikatës Profesionale të Kontrolluesve të Trafikut Ajror në Sindikatën e Pavarur të Punonjësve të Transportit dhe Komunikacionit. Gjykata miratoi propozimin e M-NAV SHA Shkup për vendosjen e një mase të përkohshme, duke shpjeguar se greva e paralajmëruar është në kundërshtim me dispozitat ligjore. Vendimi thotë se procedura për një zgjidhje paqësore të mosmarrëveshjes kolektive nuk është zbatuar dhe se kërkesat e sindikatës nuk rrjedhin nga një marrëdhënie pune. M-NAV njoftoi se e mirëpret vendimin dhe…

Lexo më Shumë

Më 15.10.2025 në orën 12:10 në Departamentin Policor Tearcë, H.Z. (40) nga f. Odër e Tetovës, ka denoncuar se rreth orës 00:30 para shtëpisë së saj në fshat, një person i maskuar e ka sulmuar fizikisht, me ç’rast ai ka përdorur një send të mprehtë dhe i ka shkaktuar lëndime me çrast i ka drejtuar kërcënime ndaj bashkëshortit të saj. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Lexo më Shumë

 Kandidati i koalicionit VLEN për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti në konferencën e sotme për media theksoi rëndësinë e zgjerimit të burimeve buxhetore përmes fondeve evropiane, me theks të veçantë në programin Horizon Europe, si një mundësi reale për zhvillim të qëndrueshëm dhe modernizim të komunës. Mexhiti, i shoqëruar nga këshilltari i tij për financa dhe buxhet, Bujamin Bela, tha se prioritet i ekipit të tij është krijimi i një diversiteti në strukturën buxhetore dhe sigurimi i burimeve të reja të financimit për të shtuar investimet kapitale dhe projektet afatgjata zhvillimore. “Ne si prioritet e kemi…

Lexo më Shumë

Në prag të përfundimit të fushatës zgjedhore, Aleanca Kombëtare për Integrim ka paralajmëruar anulimin e të gjitha aktiviteteve të planifikuara për kryetarin Ali Ahmeti ditën e premte, me qëllim që ai të marrë pjesë në protestën gjithëkombëtare në Tiranë në mbështetje të çlirimtarëve të UÇK-së. Duke e cilësuar këtë si një “akt solidariteti kombëtar dhe kujtesë për sakrificën që solli lirinë”, Arbër Ademi nga AKI tha se partia po e mbyll një fushatë të gjatë e të ngarkuar, por “me dinjitet, qetësi dhe ofertë konkrete për qytetarët”, duke u distancuar nga, siç tha ai, “fushatat e zeza dhe manipulimet e…

Lexo më Shumë

MPB Maqedoni njofton (15.10.2025), midis orës 12:00 dhe 18:30, oficerë policie nga Sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës, në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Punës, Inspektoratin Shtetëror të Tregut dhe inspektorë nga Departamenti për krimin ndërkufitar, migracionin, të huajt dhe riatdhesim – Tetovë, kryen kontroll aksioni në fshatin Stençe, Komuna e Bërvenicës, ku një person juridik në pronësi të E.Z.M. nga Tetova po kryente aktivitete ndërtimi. Në të njëjtën kohë, 39 punëtorë nga Shqipëria të moshës 20 deri në 65 vjeç u gjetën në vendngjarje duke kryer detyra pune. “Ata u ndaluan sepse u zbulua se nuk…

Lexo më Shumë

Gjykata Kushtetuese e Kosovës, ka konfirmuar se ka pranuar ankesë nga Lista Serbe, në lidhje me votimin e Nenad Rashiqit si nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga komuniteti serb. “Konfirmojmë pranimin e kërkesës nga përfaqësuesit e Listës Serbe”, ka thënë shkurtimisht Gjykata Kushtetuese. Deputetët e Listës Serbe, i janë drejtuar sot përsëri Gjykatës Kushtetuese, me një ankesë lidhur me zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb, duke pretenduar se janë shkelur Kushtetuta, Rregullorja e punës së Kuvendit, si dhe një aktgjykim i mëparshëm i Gjykatës Kushtetuese. “Po ashtu, kemi kërkuar vendosjen e një mase…

Lexo më Shumë