Author: Hamdi Kumanova

Cristiano Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde edhe në moshën 40-vjeçare Ylli portugez i Al-Nassr është shpallur futbollisti më i paguar në botë për vitin 2025, sipas listës më të fundit të publikuar nga revista prestigjioze Forbes, duke lënë pas rivalin e përjetshëm Lionel Messi dhe emra të tjerë të mëdhenj të futbollit modern. Ronaldo kryeson bindshëm me 280 milionë dollarë fitime vjetore (rreth 239 milionë euro), duke e tejkaluar Messin me më shumë se dyfishin e të ardhurave. Argjentinasi i Inter Miami mban vendin e dytë me 130 milionë dollarë (111 milionë euro). Top 10 futbollistët më të paguar në…

Lexo më Shumë

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, foli për protestën në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, si dhe për tensionet e vërejtura mes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe atij të Kosovës, Albin Kurti. Haradinaj theksoi se përplasjet mes Ramës dhe Kurtit nuk janë të reja dhe se “shkëndijat” mes tyre janë dukur prej kohësh. Sipas tij, Kurti ka gabuar në mënyrën si e ka trajtuar çështjen e UÇK-së “E para është se Kurti ka katër vite që nuk e ka frekuentuar Shqipërinë. E ka pak fobi Shqipërinë, pavarësisht sloganit të tij ‘bashkim kombëtar’. Vitin e kaluar ka…

Lexo më Shumë

Ministria e Transformimit Digjital përshëndet vendimin e Komisionit Evropian për miratimin e lirimit të dytë të fondeve për Republikën e Maqedonisë në kuadër të Instrumentit për Reforma dhe Rritje për Ballkanin Perëndimor, në një shumë totale prej 16 milionë eurosh, transmeton Portalb.mk. Si[ thuhet në kumtesë, Komisioni Evropian, në kuadër të vlerësimit të vet teknik, konstatoi se katër reforma janë realizuar me sukses, prej të cilave tri janë në fushën e transformimit digjital, edhe atë: Miratimi i Ligjit për sigurinë e rrjeteve dhe sistemeve të informacionit, i cili është plotësisht i harmonizuar me direktivën evropiane për sigurinë kibernetike (NIS2); Miratimi i…

Lexo më Shumë

Ministria e Kulturës dhe Turizmit njoftoi se është përzgjedhur kontraktuesi për projektin e rindërtimit të Sallës Universale në Shkup, sipas modelit “Çelës në dorë”. Pas nënshkrimit të kontratës dhe plotësimit të kushteve për fillimin e punimeve, do të nisin zyrtarisht aktivitetet ndërtimore. “Afati i parashikuar për realizimin e projektit është deri në dhjetor 2027. Objekti do të jetë i përfunduar, i rregulluar dhe gati për përdorim për koncerte, evente dhe aktivitete kulturore”, thonë mes tjerash nga Ministria. Sipas Ministrisë së Kulturës, projekti synon të ruajë memorien historike të objektit dhe t’i japë një karakter modern dhe shumëfunksional.…

Lexo më Shumë

Policia e rajonit të Shkupit ka kryer bastisje në një banesë në rajonin e Gazi Babës, ku është gjetur marihuanë, para dhe një peshore digjitale. Gjatë aksionit është arrestuar S.G. (32), ndërsa po kërkohet vëllai i tij D.G. (33). Pas hetimeve, rasti do t’i dorëzohet Prokurorisë për procedurë të mëtejshme. “Më 17 tetor 2025, zyrtarë policorë nga Njësia për Tregti të Paligjshme pranë SPB Shkup, pas urdhrit gjyqësor të lëshuar nga Gjykata Themelore Penale Shkup, kanë kryer bastisje në banesën e D.G. (33) në rajonin e Gazi Babës. Gjatë kontrollit në banesë është gjetur vëllai i tij, S.G.…

Lexo më Shumë

99 persona të paraqitur si të sëmurë apo të pa aftë si dhe 62 të burgosur që vuajnë dënim në burgun e Tetovës, sot kanë mundësinë për të realizuar të drejtën e tyre të votimit një ditë para ditës së votimit siç e parasheh Ligji. Materialet janë dorëzuar në kohë në burgun e Tetovës dhe procesi po rrjedh sipas rregullores pa asnjë pengesë, thotë Nazmi Dauti nga Komisioni Komunal Zgjedhor i Tetovës. Dauti po ashtu ka shtuar se, në kohë ka filluar edhe shpërndarja e materialeve nëpër gjithsej 117 vendvotime, ku nesër pritet të votojnë rreth 88 mijë votues të…

Lexo më Shumë

TAV Maqedonia njofton se dy aeroportet kombëtare, në Shkup dhe Ohër, do të ofrojnë këtë dimër 10 destinacione të reja, duke nisur nga fundi i tetorit 2025 dhe deri në mars të vitit 2026, përcjell TV21. Këtë e bëri të ditur Nexhat Kurt, drejtor i përgjithshëm i TAV Maqedonia. “Gjatë dimrit dy aeroportet do të jenë të lidhura me destinacione të reja si Bari, Stokholm, Bazel, Madrid, Larnaka, Pragë, Keln, Budapest, Neapoli, Milano dhe Zhenevë. Kjo do të ofrojë mundësi të reja për udhëtim dhe lehtësi për pasagjerët”, tha mes tjerash Kurt. TAV Maqedonia njofton se dy aeroportet kombëtare, në…

Lexo më Shumë

Në zgjedhjet e teta lokale që do të mbahen të dielën më 19 tetor 2025, të drejtë vote kanë gjithsej 1.832.415 qytetarë, prej të cilëve 1.717.803 ndodhen në vend, ndërsa 112 mijë janë të regjistruar në listën e veçantë zgjedhore si persona që jetojnë jashtë shtetit. Po ashtu, në procesin e votimit do të marrin pjesë 2.162 persona të burgosur ose në paraburgim, si dhe 450 votues nga shtëpitë e të moshuarve. Në diasporë nuk do të ketë votim, por qytetarët që jetojnë ose punojnë përkohësisht jashtë vendit mund të ushtrojnë të drejtën e votës nëse kthehen në Maqedoni gjatë…

Lexo më Shumë

Pasiguria rreth vendit të Endrick te Real Madrid po nxit spekulimet rreth të ardhmes së tij – por çdo largim do të vijë me kërkesa të konsiderueshme. Gjatë dy javëve të fundit, diskutimet rreth destinacionit të tij të mundshëm të ardhshëm janë intensifikuar – dhe deri diku, ka të vërteta në sugjerimet se ai mund të largohet. Endrick mbërriti në verën e vitit 2024, por nuk arriti të lërë ndonjë gjurmë të madhe. Situata e tij nuk është përmirësuar nën drejtimin e Xabi Alonsos, pasi lojtari ende nuk është paraqitur këtë sezon. Real Madridi përballet me Getafen këtë fundjavë, dhe…

Lexo më Shumë

Një banor i fshatit Vataçë në Kavadar u arrestua herët në mëngjes për shkatërrim të postarëve të një partie politike në zonën e Kavadarit, njoftoi Sektori i Punëve të Brendshme në Veles. “Sot në orën 2:45, zyrtarët e policisë nga Stacioni Policor i Kavadarit arrestuan A. Gj., 33 vjeç, nga fshati Vataçë, pasi së bashku me persona të tjerë kishte shkatërruar posterët e një partie politike në Kavadar dhe rrethinë. A. Gj. është mbajtur në stacionin policor dhe pas dokumentimit të ngjarjes, kundër tij do të ngrihet kallëzim i përshtatshëm”, sqaron Sektori i Punëve të Brendshme – Veles.

Lexo më Shumë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dështoi të siguronte raketat Tomahawk për sulmet ndaj Rusisë nga një takim me Donald Trump, me presidentin amerikan që më vonë u bëri thirrje të dyja palëve të ndërpresin luftimet dhe të pranojnë linjat aktuale të betejës. Zelensky kishte udhëtuar për në Uashington me shpresën për të marrë raketat lundruese me rreze të gjatë veprimi, të cilat ai beson se mund t’i japin një goditje vendimtare ekonomisë së luftës së Kremlinit duke mundësuar sulme të synuara ndaj objekteve të naftës dhe energjisë thellë brenda Rusisë. Megjithatë, gjatë fjalës hapëse në një drekë në Shtëpinë e Bardhë,…

Lexo më Shumë