Ndërtimi i segmentit të autostradës Trebenishtë-Qaf Thanë do të ishte problematik për UNESCO-n dhe unë nuk do t’i bija murit me kokë, tha zv. kryeministri dhe Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski. Ai, në emisionin “360 gradë”, tha se një delegacion prej katër ministrash dhe dy kryetarësh komunash vizitoi selinë e UNESCO-s në Paris dhe pati dy ditë bisedimesh me vendimmarrësit. “Ndjesia ime është, megjithëse po presim që ata të shprehin pikëpamjet e tyre me shkrim, se ky është një projekt vërtet problematik për ta. U përpoqa të shpjegoja si kontekstin politik ashtu edhe atë ekonomik. Por nuk jam…
Author: Hamdi Kumanova
Gjatë muajit shkurt 2026, ekipet e NP Higjiena Komunale-Shkup grumbulluan dhe transportuan rreth 11.000 tonë mbeturina komunale të përziera nga amvisëritë në territorin e Shkup. Janë larguar edhe 2.505 metra kub mbeturina nga deponi të egra të lokalizuara në të gjitha komunat e Shkupit, ndërsa sasia më e madhe e mbeturinave të hedhura në mënyrë të parregullt – 600 metra kub – është ngritur në Komunën e Qendrës. Eko-patrulla pranë NP Higjiena Komunale-Shkup gjatë muajit shkurt përgatiti gjithsej 100 procesverbale për përfaqësues të subjekteve ekonomike dhe persona fizikë që janë kapur duke hedhur mbeturina në mënyrë të parregullt.…
Një prokuror publik në detyrë nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup kreu inspektimin e vendit të ngjarjes në Karposh të Shkupit, ku një grua dhe një fëmijë i mitur vdiqën pasi ranë nga një ndërtesë shumëkatëshe. Prokuroria Publike njoftoi se prokurori publik ka urdhëruar autopsi të trupave të të ndjerëve, si dhe mbledhjen e gjurmëve dhe provave të tjera materiale me qëllim që të hidhet dritë e plotë mbi ngjarjen. “Po zhvillohen intervista me disa persona që mund të kenë informacione rreth shkaqeve të ngjarjes”, bën të ditur Prokuroria Publike. Prokuroria njofton më shumë detaje mbi veprimet…
Pas shtatë vjetëve të kaluara në UNIBanka AD Shkup, në pozitën e Kryetares së Bordit Drejtues, znj. Milka Todorova karrierën e saj profesionale e vazhdon me sfida të reja. Funksionin e Kryetares së Bordit Drejtues do ta ushtrojë deri më 31.05.2026. “Periudha e kaluar në UNIBanka AD Shkup përbën një pjesë të rëndësishme dhe jashtëzakonisht të vlefshme të karrierës sime profesionale. Së bashku me ekipin e profesionistëve bankarë të nivelit të lartë, kemi tejkaluar sfida të shumta, duke kontribuar në rezultate të jashtëzakonshme në punë. Sot, UNIBanka AD Shkup njihet si e qëndrueshme, inovative dhe moderne, me fokus të…
Në përputhje me informacionet e fundit të marra nga përfaqësitë diplomatike dhe konsullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, më shumë se 400 qytetarë kanë kërkuar informacion në lidhje me mundësinë e evakuimit, ndërsa rreth 30 prej tyre kanë shprehur gatishmërinë për t’u larguar nga vendet e Lindjes së Mesme në rastin e parë të mundshëm, informuan nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme. Për qytetarët të cilët ndodhen në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në shtetin e Katarit, në përputhje me informacionet dhe udhëzimet nga institucionet kompetente, aktualisht nuk ka kushte të sigurta për evakuim.…
Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, deklaroi se Qeveria mbetet e përkushtuar për rritjen e pagave, por theksoi se kjo duhet të ndodhë në bazë të rritjes reale ekonomike, produktivitetit dhe investimeve. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ai tha se paga minimale do të rritet në mars për rreth 1.600 denarë, në përputhje me metodologjinë ligjore në fuqi. Megjithatë, ai theksoi se rritja e pagave nuk mund të jetë rezultat i presionit politik, por duhet të mbështetet në indikatorë ekonomikë të qëndrueshëm. “Rritja duhet të ketë bazë reale – më shumë produktivitet, më shumë investime dhe…
Pas mesnate, çmimi i benzinave do të rritet për 1 denar, përcjell TV21. Sipas njoftimit të Komisionit Rregullator të Energjetikës, çmimi i naftës dhe vajit ekstra të lehtë mbetet i pandryshuar. Çmimet e derivateve sipas vendimit të fundit të KRRE-së: Benzina BS-95 – 74,5 den/l Benzina BS-98 – 75,5 den/l Nafta 71,0 den/l Vaji ekstra i lehtë – 70,0 den/l
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, gjatë mbledhjes së Këshilli Ekonomiko-Social i Maqedonisë së Veriut, deklaroi se paga minimale do të rritet dhe se punëtorët do të marrin paga më të larta duke filluar nga muaji prill informon Tetovasot. Sipas Mickoskit, Qeveria ka rregulluar marrëdhëniet e punës me shumicën e institucioneve përmes marrëveshjeve kolektive, të cilat do të vlejnë deri në vitin 2028. Ai njoftoi gjithashtu se është arritur marrëveshje me sindikatat UPOZ dhe SADU për rritjen e pagave të administratës, ndërsa në marrëveshje janë përfshirë edhe sindikata të tjera. “Sot në rend dite është informata për lartësinë…
Rrjeti serb i trafikut të drogës nga Krushevci ka depërtuar në biznesin legal të kanabisit në Maqedoni shumë më thellë sesa tregojnë gjetjet e publikuara deri tani nga hetimet në lidhje me transportin e paligjshëm të pesë tonëve marihuanë drejt fqinjit verior, zbulon BIRN. Përveç firmave tashmë të njohura hulumtimi ynë identifikoi edhe kompani të tjera të ligjshme të kultivimit të kanabisit me të cilat grupi ka pasur një lidhje direkte ose indirekte, gjë që zgjeron më tej ndikimin e tyre në këtë sektor. Ky hulumtim identifikon më shumë kompani legale të kultivimit të kanabisit me të cilat grupi ka pasur lidhje direkte…
Një rast i rëndë “Vjedhje e rëndë” ka ndodhur mbrëmjen e 1 marsit 2026 rreth orës 18:30 në rrugën “KFOR” në Pejë, ku dy persona të maskuar kanë depërtuar në një shtëpi dhe kanë marrë para të gatshme dhe stoli ari me vlerë të konsiderueshme. Sipas informacioneve, pronari i shtëpisë kishte qenë mysafir për iftar tek të afërmit, ndërsa të dyshuarit, duke shfrytëzuar një palë shkallë metalike, kanë hipur në tarracë dhe përmes ballkonit kanë hyrë brenda në shtëpi. Nga aty dyshohet se janë vjedhur rreth 20.000 euro para të gatshme dhe stoli ari me vlerë nga 15.000 deri…
Sipas njoftimit nga Ministria e Punëve të Brendshme), më 28.02.2026 në ora 19:20 në SPB Shkup, I.J. (21) nga Shkupi ka raportuar se më 27.02.2026, në zonën e Gazi Babës, pas një keqkuptimi në komunikacion, është sulmuar fizikisht nga N.J. (56) dhe Xh.J. (26), të dy nga Kumanova. Sipas policisë, gjatë sulmit janë përdorur edhe mjete të forta. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë parashtresë përkatëse.
Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova nesër me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake do ta presë Sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rute i cili do të qëndrojë për vizitë zyrtare në vend. Pas pritjes, siç informon Kabineti i presidentes do të vijojë takim kokë më kokë dhe takim plenar i delegacioneve të Maqedonisë së Veriut dhe NATO-s. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Rute do të takohet edhe me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe kryetarin e Kuvendit Afrim Gashi, ku më pas do t’u drejtohet deputetëve në Dhomën legjislative. Sipas njoftimit zyrtar mbi vizitën e Sekretarit të përgjithshëm në…

