Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot ka mbajtur një koordinim të rregullt me koordinatorët e grupeve parlamentare dhe përfaqësuesit e partive politike të përfaqësuara në Kuvend, në rendin e ditës të së cilës, siç informojnë nga shërbimi për shtyp ishte edhe prezantimi i Marrëveshjes për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D para deputetëve në Kuvend. – Advertisements – Nga Kuvendi njoftojnë se në takim është vendosur që opozita të propozojë trup kompetent për shqyrtimin e Marrëveshjes te Kryetari dhe të përcaktojë datë kur të shqyrtohet Marrëveshja. “Duke e marrë parasysh atë se Marrëveshja është…
Author: Hamdi Kumanova
Drejtori i burgut “Idrizovë”, Zoran Jovanovski, ka njoftuar se tashmë ka të punësuar të pezulluar, për shkak të hapjes së tunelit në këtë institucion ndëshkues-përmirësues. Ai tha se cilët punonjës dhe sa prej tyre janë pezulluar, do të zbulojë pasi të dorëzohet akti prokuror. “Ka të pezulluar, por nuk mund të them sa apo detaje të tjera. Hetimi është në vijim, rasti po zbardhet. Së shpejti presim aktakuzë, por të presim përfundimin e procedurës”, tha për “Makfax” drejtori Jovanovski. Tuneli në “Idrizovë” u zbulua para një muaji, ndërsa nga MPB thanë se e kanë ditur dy muaj më herët. Në…
Në fshatin Sllupçan të komunës së Likovës do të mbahet manifestimi tradicional: Zona e lirë në Karadakun e pamposhtur. Manifestimimi do Organizator i këtij manifestimi tradicional është SHVL-Ushtria Çlirimtare Kombëtare-Likovë-Kumanovë. Në Sllupçan do të ketë mysafirë të shumtë, mes tyre kryetar i BDI-së, Ali Ahmeti, Fazli Veliu, Hydajet Hyseni, zyrtar i lartë i VV-së, kryetari i Shoqatës së të Burgosurve Politikë të Kosovës, veprimtari i njohur, politikani shumëvjeçar dhe ish i burgosuri politik, kryetari i komunës së Likovës, Erkan Arifi, si dhe për herë të parë do të marrë pjesë ansambli shtetëror shqiptar.
Është bërë traditë që për 1 maj, shumë kosovarë ta kalojnë kohën e lirë në natyrë. Por, një person në Neredime të Ferizajt ia ka parë sherrin skarës. Si pasojë e flakëve ai ka mbetur pa vetëdije, derisa ishte në piknik. Kështu tha për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt Kanun Veseli. Veseli tha se viktima ka pësuar djegie në gjoks dhe në krahun e djathtë. “Dy dëshmitarë K-shqiptar ia kanë shuar zjarrin nga trupi me ujë dhe të njëjtin e kishin dërguar me veturë në emergjencë në Ferizaj, e më pas është dërguar në QKUK në Prishtinë…
Nga MPB bëjnë të ditur se gjatë ditës së djeshme në Gostivar është arrestuar një shtetas i Shqipërisë pasi tek i njëjti policia ka gjetur dhe konfiskuar marihuanë, përcjell TV21. “Më datë 01.05.2023 rreth orës 21:20, zyrtarë policorë të SPB-Tetovë, Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, kanë privuar nga liria 24-vjeçarin G.A. nga Republika e Shqipërisë. Është gjetur dhe konfiskuar marihuana gjatë kontrollit në shtëpinë ku ai ka qenë duke jetuar përkohësisht”, thonë nga MPB.
Sekretarja shtetërore e Sekretariatit për Çështje Evropiane, Drita Abdiu-Halili, ka pritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit delegacionin suedez të udhëhequr nga ministrja e BE-së dhe Bashkëpunimit Nordik, Jesika Rosvall, njoftojnë nga Sekretariati për Çështje Evropiane.Vizita e Rosvalldit është edhe një konfirmim i mbështetjes së vazhdueshme që Suedia i jep vendit tonë në procesin e integrimeve evropiane, me besimin se do të japë njëkohësisht një nxitje shtesë për bashkëpunimin mes dy vendeve. “Rosvall do të takohet me zv. kryeministrin për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, me presidentin Stevo Pendarovski dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani. Në kuadër të vizitës zyrtare…
Këto ditë funksionarët shtetërorë në Maqedoninë e Veriut duhet t’i marrin pagat me 78 përqind rritje. Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, funksionarët do të marrin rroga për një mijë euro më shumë, ndërsa rritje më të madhe do të kenë presidenti Stevo Pendarovski, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, si dhe kryeministri Dimitar Kovaçevski. Sipas përllogaritjeve të reja të pagave, kryetari i Kuvendit do të jetë politikani me pagën më të madhe në vend e cila do të jetë 166 mijë denarë (2.698 euro). 1500 denarë (25 euro) më pak do të merr presidenti i shtetit, ndërsa paga mujore e kryeministrit…
N.P. “Ujësjellësi dhe Kanalizimi-Shkup” bën të ditur se në qendrën tregtare “City Mall” ëstë vendosur sportel digjital për pagesë të faturave, ku qytetarët do të mund vet të paguajnë faturat. Nga N.P. “Ujësjellësi dhe Kanalizimi-Shkup” shtojnë se aparati është vendosur në katin e parë, gjegjësisht në vendin për aparate të bankave.
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot realizoi bisedë telefonike me Ministrin e Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba. Gjatë bisedës, sic njoftojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme, Osmani informoi për vendimin që Maqedonia e Veriut t’i bashkohet Grupit Themelues për themelimin e Tribunalit Special për ndëshkimin e veprës penale të agresionit ndaj Ukrainës. “Një hap i tillë përfaqëson një tjetër konfirmim të mbështetjes sonë të vazhdueshme për Ukrainën në luftën për drejtësi, liri dhe vlera të përbashkëta demokratike. Agresioni rus duhet të ndalet sa më shpejt që të jetë e mundur dhe autorët e krimeve të…
LSDM përmes një kumtese shprehet se Mickoski dhe partia e tij janë kundër projektit më të madh infrastrukturor në shteti sic është ndërtimi i Korridorit 8 dhe 10-D. “Me të njëjtin ligj të posacëm dhe me të njëjtën marrëveshje, Bechtel & Enka ndërton edhe në Serbi ku është lëshuar në përdorim një pjesë e rrugës së Korridorit të Moravës”, thuhet në njoftimin e LSDM-së. Ata shtojnë se partia e Mickoskit ka gënjyer për propozimin evropian ashtu sic gënjente për sektorin energjetik dhe menaxhimi me krizën ekonomike dhe sot gënjen edhe për Korridorin 8 dhe 10-D. “Gënjeshtrat dhe bllokimet e VMRO-DPMNE-së…
Prodhimi industrial në mars të këtij viti, krahasuar me marsin e vitit të kaluar, është rritur për 1.3 për qind. Në tre muajt e parë të vitit 2023, megjithatë, në krahasim me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar, shënoi rritje prej 0.1 për qind, kumtoi Enti Shtetëror i Statistikave. Shikuar sipas sektorëve, prodhimi industrial në sektorin Miniera dhe gurorë gjatë muajit mars të vitit 2023, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit paraprak, shënon rënie për 11.5 %, në sektorin Industria përpunuese shënon rritje për 2.4 %, ndërsa në sektorin Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të…
Pas shkarkimit të kryetares Vesna Dameva gjatë ditës së mërkurë, Këshilli Gjyqësor sot në seancë në ora 11:00 duhet ta zgjedhë kryetarin e ri. Shkarkimi i Damevës vjen pas refuzimit të saj për ta vendosur në rend dite letrën e ambasadores amerikane, Angela Ageeler, ndërsa kjo u iniciua nga zëvendësi, Selim Ademi, propozim që për disa orë kishte mbështetjen e 7 anëtarëve nga gjithsej 13 anëtarët e Këshillit. Fillimisht pritej se pasardhësi i Damevës do të zgjidhet menjëherë pas shkarkimit të saj, por nënkryetari i Këshillit, Selim Ademi të enjten kërkoi që përzgjedhje të shtyhej për disa ditë për shkak…

