Një qytetar nga Ferizaj është ankuar se persona të panjohur i kanë vjedhur një pako cigaresh.
Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh njofton se rasti ka ndodhur në fshatin Bibaj, rreth orës 00:20,
“Fsh. Bibaj, Ferizaj, 15.06.2023 – 00:20. Ankuesi kosovar ka informuar se persona të pa njohur me forcë kanë hapur veturën e tij dhe kanë vjedhur pako cigaresh në vlerë të konsiderueshme”, njofton policia.
Rasti është duke u hetuar./Arbresh.info



