Nga fillimi i kësaj jave deri me 9 maj qytetarët zvicranë do ta ndiejn erën e barutit dhe tymit të tankeve (si dikur në Kosovë dhe sot në Ukrainë) gjatë manovrave ushtarake të armatës zvicerane e armatosur deri në dhëmbë, ku po marrin pjesë mijëra ushtarë. Sipas gazetës zvicerane në shqip Le Canton27.ch në këto manovra ushtarake të quajtuara « LUX23 » do të marrin pjesë mbi 4000 ushtarë, ku në mesin e tyre janë edhe qindra ushtarë me pasaporta zvicerane (me origjinë shqiptare) të cilët shumë lehtë mund t’i identifikosh, meqë mbajnë emra në shqip dhe flasin në shtëpi…
Author: Hamdi Kumanova
Shtëpia e Bardhë tha të hënën se tani vlerëson se vetëm që nga dhjetori, Rusia ka pësuar 100 mijë viktima, duke përfshirë më shumë se 20 mijë të vrarë, ndërsa Ukraina u ka rezistuar sulmeve të rënda nga forcat ruse në Ukrainën lindore. Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha se vlerësimi i Shteteve të Bashkuara bazohet në të dhënat e sapo publikuara të shërbimeve amerikane të zbulimit. Ai nuk dha detaje se si agjencitë amerikane të zbulimit arritën në këtë përfundim. Shefi i shtatmadhorisë amerikane, Gjenerali Mark Milley, tha në nëntor se Rusia…
Kryeparlamentari, Talat Xhaferi, nesër duhet të takohet me koordinatorët e grupeve parlamentare, kurse një nga temat pritet të jetë si dhe në cilin Komision parlamentar do të prezantohet marrëveshja Qeveri – Behtel&Enka për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D, njofton KlanM. Para disa ditëve, gjatë një brifingu me gazetarë, Kryeparlamentari, Talat Xhaferi, paralajmëroi se mund të ketë marrëveshje në këtë takim koordinativ, por cështja është nëse me këtë do të pajtohet edhe VMRO-DPMNE-ja, koordinatori i të cilëve, Nikola Micevski, nuk merr pjesë në takimet. Deputetët e VMRO-DPMNE-së, siç njofton KlanM, para dhjetë ditëve përmes një letre kërkuan nga Kryeministri Dimitar…
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Istog, pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve të tij. Rasti ka ndodhur më 27 prill, rreth orës 14:00. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se dyshohet se kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe fëmijët e tij. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor”, njofton Policia. Tutje, në njoftim thuhet se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Atletët ukrainas do ta bojkotojnë Kampionatin Botëror të Xhudos, që do të zhvillohet këtë muaj në Katar, shkaku i shqetësimeve lidhur me pjesëmarrjen e atletëve rusë dhe bjellorusë. Federata Ndërkombëtare e Xhudos (IJF) vendosi t’i lejojë atletët nga Rusia dhe Bjellorusia të garojnë si neutralë. Vendimi do t’i lejojë xhudistët nga këto vende të marrin pjesë në kualifikimet për Lojërat Olimpike 2024. “Ne kemi vendosur të mos marrim pjesë në Kampionatin Botëror”, tha të hënën Federata e Xhudos e Ukrainës. Muajin e kaluar, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar rekomandoi që atletët rusë dhe bjellorusë të lejohen të garojnë…
Një grevë e madhe, e organizuar nga qindra mjekë e infermierë është mbajtur ditën e sotme në Britaninë e Madhe. Punonjësit e shëndetësisë kanë kërkuar rritje pagash për shkak të inflacionit. Grevësi i bashkohen për herë të parë edhe infermierët që punojnë në repartet e kujdesit intensiv dhe pavijonet e të sëmurëve me kancer do t’i bashkohen grevës, megjithëse po bëhen përjashtime në spitale ku mungesa e infermierëve mund të rrezikojë shëndetin e pacientit. Greva fillimisht duhej të rifillonte të martën, por u anulua pasi një gjykatë javën e kaluar mbështeti qëndrimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies, se kohëzgjatja…
Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut kritikoi të hënën, më 1 maj, mungesën e supozuar të respektimit të të drejtave të njeriut në Francë, duke deklaruar se ka sulme ndaj emigrantëve, diskriminim racor dhe dhunë policore, transmeton REL. Këshilli i OKB-së diskutoi situatën e të drejtave të njeriut në Francë për më shumë se tre orë. Diskutimet e tilla janë pjesë e procedurave të cilave u nënshtrohen rregullisht çdo katër vjet të gjitha shtetet anëtare të OKB-së. Një numër i madh vendesh, përfshirë SHBA-në dhe Tunizinë, i bënë thirrje Francës që të shtojë përpjekjet në luftën kundër dhunës…
Pas marrjes së informacionit për një familje tetë anëtarëshe, shtetas të Maqedonisë së Veriut, e cila ndodhet në zonat e rrezikuara të Sudanit, Ministria e Punëve të Jashtme, përmes Ambasadës së saj në Kajro, menjëherë ka hyrë në kontakt dhe ka marrë konfirmimin se të gjithë anëtarët e saj janë në gjendje të mirë shëndetësore, transmeton TV21. MPJ nëpërmjet rrjetit diplomatik në rajon është në komunikim të vazhdueshëm me kolegë nga vendet mike, Ambasadat e të cilëve janë ende aktive në territorin e Sudanit. Gjatë ditës janë ndërmarrë aktivitete për të siguruar evakuimin e menjëhershëm të familjes dhe transferimin në…
Qytetarët të cilët fundjavën e vazhduar e shfrytëzuan për udhëtim në Greqi për hyrje në Maqedoni presin rreth gjysmë ore. Edhe pse ka pritje, qytetarët thonë se nuk ka pritje të gjata “Bogorodicë”, përkatësisht pret nga 20 deri 30 mimuta. Kologona kishte të premten për dalje nga Maqedonia në po të njëjtin vendkalim kuiftar. closevolume_off Pritje të gjata dhe kolona kishte dhe gjatë dy fundjavave të kaluara në festat e Bajramit dhe Pashkëve në të njëjtin vendkalim kufitar.
Zëvendëskryeministri Artan Grubi u shpreh se sipas Ligjit special dhe kontratës, konzorciumi Bechtel Enka obligohet të angazhojë sëpaku 51% të resurseve vendore. “Në Kosovë, mbi 70% e të punësuarve kanë qenë vendor, ndërsa në Shqipëri e Serbi rreth 50% gjithashtu vendor. Parashikimet fillestare, pas analizës së tregut, janë se edhe në vendin tonë do të angazhohet e gjithë forca e disponueshme punëtore, mundësisht të tejkalojë edhe 70%”, shkruan Grubi. Ai shton se të gjitha të drejtat dhe obligimet e parapara me ligjin për marrëdhënie pune dhe ligjet tjera do të respektohen në përpikshmëri. “Të ju përkujtoj edhe një herë: Opozita,…
Situata në gjyqësor dhe lufta kundër korrupsionit në Maqedoninë e Veriut nuk ka lëvizur nga “pika zero”. Kështu ka deklaruar ish-Ambasadori i SHBA-ve në Shkup, Filip Riker, në një intervistë për Tv Sitel. Riker, sic percjell KlanM, duke bërë të ditur se në vend ka qëndruar për disa ditë, ka thënë se ka takuar njerëz të zhgënjyer nga rezultatet e reformave në gjyqësor dhe luftës kundër korrupsionit “Komentet që i dëgjoj se I ka dhënë Ambasadorja Ageler, janë të njëjta me komentet e mija para 15 viteve. Ne duam të investojmë në reformat përmes prograeve të ndryshme që t`i ndihmojmë…
Shumë sektorë përballen me mungesë punëtorësh. Situata më e rëndë është me largimin jashtë vendit të punonjësve shëndetësorë. Sindikata e Qendrave Klinike thonë se asnjëherë nuk ka ndodhur të ketë konkurse të hapura dhe të mbyllen pa aplikuar askush. “Kështu më përfundimisht nuk shkon. Bëj pyetje publike …A ka dikush që del dhe i thotë ndal më kësaj katrahure?”. Në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, Spitalet e Klinikat e vendit me mungesë të theksuar të punonjësve shëndetësorë. Për çdo ditë, numër i konsiderueshëm i stafit mjekësor largohet nga vendi për të punuar jashtë Maqedonisë së Veriut. Sefedin Aliu nga Sindikata e…

