MPB njofton se sot pas mesnatës është paraqitur se është sulmuar fizikisht një taksistë në Ohër. “Më datë 01.05.2023 në ora 02:10 në Stacionin Policor Ohër V.K.(53), shofer taksie nga Ohri, ka raportuar se rreth orës 00:20 në Ohër është sulmuar fizikisht nga një udhëtar i cili e ka transportuar. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Author: Hamdi Kumanova
“Paqja bëhet e mundur duke hapur kanale komunikimi, jo duke i mbyllur ato” – tha Papa Françesku pas kthimit në Romë nga udhëtimi i tij triditor në Hungari. Në këtë kontekst ai vlerësoi qëndrimin e ish-shefit të Punëve të Jashtme të Patriarkanës së Moskës. Gjatë vizitës në Hungari Papa Françesku u takua në Budapest edhe me mitropolitin ortodoks rus të Hungarisë, kryepeshkopin Hilarion. Papa tha se Hilarioni ka mbajtur gjithmonë kontakte me të, ishte njeri inteligjent që përpiqej gjithmonë të përmirësonte marrëdhëniet. Ambasadori rus në largim në Selinë e Shenjtë është gjithashtu një diplomat i madh dhe fisnik – tha…
Sekretarja e Thesarit Janet Yellen njoftoi Kongresin të hënën se Shtetet e Bashkuara pritet të arrijnë kuotën maksimale të borxhit më 1 qershor, nëse ligjvënësit nuk e rrisin tavanin e borxhit para kësaj date. Në një letër drejtuar udhëheqësve të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit, Sekretarja Yellen i kërkoi Kongresit “të mbrojë besimin e plotë dhe kredinë e Shteteve të Bashkuara duke vepruar sa më shpejt që të jetë e mundur” për të rritur tavanin e borxhit prej 31.4 trilionë dollarësh. “Ne kemi mësuar nga ngërçet e kaluara të tavanit të borxhit se pritja deri në minutën e fundit për…
Je një nga ata që gjithmonë vonohesh kudo? Koha po bie mbi ty dhe të gjithë kritikojnë mungesën e respektit dhe përgjegjësisë? Nëse ky është rasti yt dhe nuk e di pse vuan nga kjo veçanti, këto arsye tregojnë të vërtetën për ju. Probleme me kujtesën e punës Kujtesa punuese ose operative përcakton atë kompetencë që lejon mbajtjen e informacionit në ndërgjegje dhe manipulimin e tij. Për shembull, ti e përdor gjatë një llogaritjeje mendore. Një kujtesë e tillë mund të saturohet, si RAM-i i një kompjuteri, dhe kjo do të ndikonte pse je gjithmonë vonë. Një nga strategjitë më…
Kafeja është pa dyshim një nga pijet më popullore në botë. Një filxhan ekspres apo makiato janë një refren i njohur tashmë që e dëgjon thuajse në çdo bar apo lokal. Kjo pije e traditës botërore njihet gjithashtu edhe si ndër burimet më të mëdha të kafeinës. Një substancë që vepron si stimulues për sistemin nervor që ndonjëherë mund të kthehet edhe në problem për trupin e njeriut. Sot në botë njihen shumë lloje kafesh të cilat janë të ndryshme si në përbërje ashtu edhe në shije. Megjithëse kafeina është gjithnjë prezente në këtë pije, sasitë e saj mund të…
Kombet e Bashkuara paralajmëruan se mbi 800.000 njerëz mund të largohen nga Sudani, derisa fraksionet ushtarake rivale luftojnë për pushtet. Qindra njerëz janë vrarë dhe mijëra të tjerë janë plagosur që nga shpërthimi i luftimeve, më 15 prill, midis ushtrisë dhe një grupi paraushtarak, i njohur si Forcat e Mbështetjes së Shpejtë, shkruan REL. Të dyja palët kanë rënë dakord të dielën për të zgjatur armëpushimin për 72 orë, edhe pse raportohet për shkelje të vazhdueshme. Zëvendësshefi i OKB-së për Çështje të Refugjatëve, Raouf Mazou, tha se agjencia e tij pret një eksod prej 815.000 njerëzish, përfshirë 580.000 sudanezë, si…
Delegacioni i Kosovës gjendet në Bruksel, ku Aleksander Vuçiç duhet të firmosë marrëveshjen për të pagjeturit, për t’i kërkuar në këmbim Kurtit asociacionin e komunave. Pavarësisht skenarit të mirëmenduar në Këshillin e Sigurimit të OKB, ku engjëllin e vetëm kishte Rusinë, Serbia nesër në Bruksel duhet të mendojë mirë deklaratat që do të bëjë dhe veprimet që do të kryejë. Ka një dyshim të madh përsa i takon bashkëpunimit, por si BE, edhe SHBA, janë të vendosur që këtë gjë ta kryejnë sa më shpejt nëpërmjet planit franko-gjerman. Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Ledion Krisafi, ishte në studion e A2 CNN…
Më shumë se 2200 njerëz do të marrin pjesë në kurorëzimin e mbretit Charles, njoftoi dje Pallati Buckingham. Këto përfshijnë përfaqësues ndërkombëtarë nga 203 vende, komunitete dhe organizata. Charles, i cili u bë monark i Mbretërisë së Bashkuar dhe 14 vendeve të tjera të Commonwealth (Kanada, Australia, Zelanda e Re, Xhamajka, Bahamas, Grenada, Papua Guinea e Re, Ishujt Solomon, Tuvalu, Saint Lucia, Saint Vincent dhe Grenadinet, Antigua dhe Barbuda, dhe St. Belize). Në shërbimin në Westminster Abbey të shtunën më 6 maj do të marrin pjesë edhe fitues të çmimit Nobel, përfaqësues fetarë, krerët e shteteve dhe ministrat e…
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ka reaguar për kolonat e gjata dhe mungesën e infrastrukturës adekuate që sipas tij, penalizon Strugën dhe Ohrin. Ja postimi i plotë i Bekteshit në facebook: Mbi 5 km kolona Kërçovë- Gostivar! Struga dhe Ohri si perla turistike në vend, më shumë se kurrë kan nevojë për Korridorin 8. VMRO-DPMNE duhet ta ketë të qartë që pa ketë projekt nuk ka turizëm dhe zhvillim ekonomik.
Një makinë e markës Golf ka dalë nga rruga dhe ka rënë në humnerë në rrugën afër fshatit të Brodecit që çon drejt Tanushës së Karadakut të Shkupit. Aksidenti është raportuar në polici rreth orës 17.10 të ditës së djeshme. Sipas informacioneve të para të MPB-së, tre persona janë lënduar dhe se janë dërguar në Spitalin “8 shtatori” në Shkup. MPB pritet të jap detaje për aksidentin. (INA)
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, njoftoi se emri i aeroplanit luftarak kombëtar të vendit, i njohur si TF-X, do të quhet KAAN. Erdogan deklaroi shteti turk tani është në çdo fushë: në tokë, në det, në ajër dhe në hapësirë. Presidenti mbajti një fjalim në evenimentin “Shekulli i së Ardhmes” organizuar nga Industritë e Hapësirës Ajrore Turke (TAI) në kryeqytetin Ankara për të prezantuar aeroplanët e saj duke përfshirë edhe KAAN. Aeroplani i gjeneratës së pestë, KAAN, u zhvillua nga TAI me synimin për të zëvendësuar flotën e vjetër të F-16 të ushtrisë turke, raporton aa. Erdogan u shpreh se…
Sot në Bruksel do të takohen kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi, takim ky i pari i nivelit të lartë, pas atij të Ohrit ku u dakorduan për aneksin e zbatimit të Marrëveshjes. Në njoftimin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë është bërë e ditur se përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell me mbështetjen e Përfaqësuesit Special të BE-së, Miroslav Lajçak do të zhvillojë një takim të përbashkët me liderët duke filluar nga ora 18:00. Reklama Më tej bëhet e…

