Author: Hamdi Kumanova

Shefi i stafit të presidentes së Kosovës, Blerim Vela rikujtoi se kanë kaluar 10 ditë që kur tre policët e Kosovës janë rrëmbyer brenda territorit nga regjimi i Serbisë, gjersa kërkoi lirimin e menjëhershëm të tyre. Vela tha se rrëmbimi i tyre është dëshmi e politikës agresive të Vuçiqit ndaj fqinjëve. “Kanë kaluar 10 ditë që kur 3 policë të Kosovës janë rrëmbyer brenda territorit të Kosovës, nga regjimi i Serbisë. Vuçiq duhet t’i lirojë urgjentisht dhe pa kushte”, ka thënë Vela. Po ashtu, Vela u shpreh se rrëmbimi i tyre është dëshmi e politikës agresive të Vuçiqit ndaj fqinjëve.…

Lexo më Shumë

Kati i pestë i një pallati që është përshtatur si konvikt për vajza, është përfshirë nga flakët këtë mesditë në Elbasan. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, ndërkohë që nuk raportohet për të lënduar. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit në godinë.

Lexo më Shumë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është “i frikësuar” dhe rebelimi është rezultat i drejtpërdrejtë i pushtimit të tij, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. “Dobësia e Rusisë është e dukshme” dhe presidenti i saj e ka “barrikaduar veten në rajonin e Moskës nga ata që ai vetë i armatosi”, tha ai. “Për një kohë të gjatë, Rusia përdori propagandën për të maskuar dobësinë e saj dhe marrëzinë e qeverisë së saj dhe tani ka aq shumë kaos sa që asnjë gënjeshtër nuk mund ta fshehë”, tha presidenti ukrainas, shkruan Skynews. Ai tha se sa më gjatë të qëndrojnë trupat ruse në…

Lexo më Shumë

U mbajt sot në Universitetin e Tetovës ceremenonia tradicionale e “hudhjes së kapelave” të absolventëve të këtij viti, informon KlanM. Absolventët e 13 fakulteteve që po përfundojnë arsimin e lartë u prezantuan para familjarëve dhe të ftuarve në ceremoninë e cila përfundoi në mënyrë tradicionale me hedhjen e kapelave në ajër. “Kur i hidhni kapelet tuaja si simbol i përfundimit me sukses të këtij cikli jetësor, mbani mend se ju jeni shpresa dhe e ardhmja e këtij populli, që i dha jetë këtij Universiteti. Dhe nesër, kur të vini në jetë njohuritë që keni marrë gjatë studimeve, nderoni veten, familjen…

Lexo më Shumë

BBC raporton se ushtarët e Wagner kanë marrë në kontroll ndërtesa ushtarake në qytetin e Voronezhit, një qytet mes Moskës dhe Rostovit, për të cilën mercenarët pretendojnë se kanë po ashtu kontrollin. Guvernatori i rajonit Voronezh Aleksandër Gusev ka paralajmëruar se ka shumë raportime false që po qarkullojnë rreth një lëvizjeje të armatosur në rajon. Ai gjithashtu thotë se forcat e armatosura ruse po kryejnë tani “masa operative dhe luftarake” në rajonin e Voronezhit si pjesë e aksionit të shpallur më herët kundër terrorizmit. Sipas BBC një zjarr i madh ka shpërthyer në një depozitë nafte në Voronezh. Sipas Gusev,…

Lexo më Shumë

LSDM-ja thotë se do t’i japë akoma kohë VMRO-DPMNE-së të mendohet për mbështetjen e ndryshimeve kushtetuese. Ata nuk janë të gatshëm të pranojnë ndonjërin nga dy skenarët e Mickoskit por kërkojnë që dialogu të vazhdojë në grupe pune. Nga ana tjetër, akoma nuk dihet se kur pushteti do të fillojë procedurën në Qeveri dhe në Kuvend. DPMNE-ja pranoi ndryshime kushtetuese dhe pjesëmarrje në qeveri të përbashkët, e pranoi legjitimitetin e qeverisë dhe të Kuvendit dhe tani dialogu duhet të vazhdojë rreth detajeve për ndryshimet kushtetuese. Le të mendojnë, do t’u japim akoma kohë. Vlerësojmë se ka kohë për dialog dhe…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka nxjerrë urdhëresë për zhvillimin e procedurës hetuese ndaj 45-vjeçarit, banor i Tetovës, i punësuar në Ministrinë e Mbrojtjes si komandant në kazermën e Tetovës, për shkak se ekziston dyshimi për vepër penale – Marrja e ryshfetit nga neni 357 paragrafi 1 në lidhje me nenin 23 të Kodit Penal. I dyshuari me 18 dhe 19 maj në Shkup, i dyshuari me dashje ka inkurajuar të dyshuarën, – ushtare profesioniste në Ushtrinë e RMV-së – që drejtpërdrejt të kërkojë dhe të marrë para në shumë prej 3.000 – 4.000 euro nga viktima për të kryer një…

Lexo më Shumë

Sanksionet amerikane të vendosura këtë javë ndaj zyrtarit të lartë të Bashkimit Demokratik për Integrim, njëherit Kryetar i Strugës, Ramiz Merko, bënë shumë bujë dhe zgjuan interesimin e publikut për këtë mekanizëm të politikë së jashtme të ShBA-ve. Por çfarë cilat janë regjmet e sanksioneve amerikane që zbatohen në Ballkanin Perëndimor? Cilat janë bazat ligjore, individët dhe subkjektet e sanksionuara deri më tani dhe pasojat e sanksioneve amerikane? Instituti për Politika Publike Arbën Xhaferi dhe Instituti për Demokraci dhe Analiza Ekonomike (IDEA) sjellin një fletë informative për të qartësuar këto dhe çështjet tjera në lidhje me sanksionet amerikane në Ballkanin Perëndimor.…

Lexo më Shumë

Rajoni i Ohrit – Strugës është përfshirë sot nga një stuhi e fortë e përcjellur me reshje të dendura të shiut, bubullima, erë të fortë dhe breshër. Në disa vende priten reshje lokale të rrëmbyeshëm, të cilët mund të shkaktojnë rritje të shpejtë në nivelit e ujit të lumenjve më të vegjël dhe thatësira në të gjithë vendin, si dhe mund të ketë probleme lokale në disa vendbanime urbane nëse reshjet intensive shpërndahen atje. Paralajmërojmë që gjatë fundjavës të lëvizni me kujdes përgjatë lumenjve më të vegjël dhe rrugëve të thata.

Lexo më Shumë

Komisioni për Antikorrupsion është shprehur i befasuar nga reagimi i kabinetit të zëvendëskryeministres Gërkovska ndaj akuzave, siç thonë ata, të pabazuara, aq më tepër që rasti i kryetarit të Komunës së Strugës Ramiz Merko nuk është përmendur fare. Gjithashtu ata shprehen të befasuar edhe me #kritikat e pabaza për punën e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, nga një organ që ka për qëllim luftimin e korrupsionit”. “Të gjitha rastet e KShPK-së janë elaboruar si duhet dhe në përputhje me ligjet dhe janë dorëzuar në institucionet kompetente. Mosveprimi i institucioneve të tjera nuk është përgjegjësi e KShPK-së sepse sipas kompetencave…

Lexo më Shumë

Për vite me radhë, miliarderi i lidhur me Kremlinin, Yevgeny Prigozhin, operoi kryesisht nën hije, duke krijuar pasuri përmes kontratave qeveritare në fushën e gastronomisë dhe kontratave të tjera.Po ashtu, në mënyrë diskrete drejtoi një ndërmarrje për lajmet e rreme në Shën Petersburg, që udhëhoqi përpjekjet e Moskës për të ndikuar në zgjedhjet e huaja. Por, në muajt e fundit, teksa grupi i tij mercenar, Wagner, ka mbajtur peshën kryesore të luftimeve të ashpra në dhe rreth qytetit lindor të Ukrainës, Bahmut, Prigozhin është vënë në qendër të vëmendjes.Kompania e tij ka publikuar video ku ai u shfaq duke vizituar…

Lexo më Shumë

Një shqiptar 29-vjeçar është vënë në pranga në Itali pasi u kap me një sasi të konsiderueshme kokaine. Gjithçka lindi pas një kontrolli normal në rrugë ndaj një makine tip “Peugeot 208”, më 21 Qershor në Reggio Emilia. Por shoferi në vend që ta ndalte mjetin, e ka shtuar shpejtësinë në përpjekje për t’u larguar. Pas një ndjekjeje prej disa minutash, shqiptari hyri në një rrugë qorre. Për pasojë u detyrua që ta linte makinën në mes të rrugës dhe të arratisej në këmbë. Por për disa minuta u ndalua nga policia. Nga kontrolli paraprak, u zbuluan se kishte në…

Lexo më Shumë