Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, do të dalë sot para Gjykatës së Posaçme për t’u njohur me masën e sigurisë pas arrestimit të tij ditën e shtunë për “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendor”. Para gjykatës do të dalë edhe Alma Kaçi, e cila aktualisht qëndron në arrest shtëpie. Gazetarja Glidona Daci raportoi se gjyqtarja Etleva Deda në orën 13:00 do të dëgjojë argumentet e të gjitha palëve, prokurorisë dhe avokatëve mbrojtës. Sipas gazetares, avokati mbrojtës i Gjicit ka deklaruar se ish-kryebashkiaku i Kukësit nuk ka kryer veprën penale të korrupsionit, pasi për…
Author: Hamdi Kumanova
1500 deri më 2000 pacientë me sëmundje të veshkëve tri herë në javë bëjnë dializë. Disa prej tyre këtë e bëjnë për më shumë se 20 vjet. Ata ëndërrojnë ditën kur do të jenë jashtë aparateve të dializës, me të cilat janë të lidhur për rreth pesë orë në ditë, tre herë në javë. Në vend ka 23 qendra në mbarë shtetin. Trajtimi është pa pagesë, kurse pacientët viteve të fundit janë të kënaqur. “Edhe më herët ishte mirë, por tani është shumë më mirë dializa. Ndoshta jo për të gjithë pacientët, por për më të vjetrit shohin që të…
Në pikën kufitare Bogorodicë paraditen e sotme pritja për dalje nga vendi është rreth 20-30 minuta. Në vendkalimet tjera kufitare nga pala maqedonase nuk ka më ndalime për hyrje dhe dalje nga vendi, tha Auto Moto Lidhja e RMV-së. Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme, në vend të rrugëve me lagështirë. Intensiteti i trafikut në rrugët rrugore jashtë zonave urbane është rritur. Auto Moto Lidhja e RMV-së rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të…
EVN njofton se për shkak të ndërhyrjeve teknike në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike, sot do të mbeten pa energji elektrike disa nga shfrytëzuesit e komunave Kisella Vodë, Qendër dhe Saraj. Në fshatin Krushopek të komunës së Sarajit, shfrytëzuesit sot dhe nesër do të jenë pa energji elektrike Nga ora 9:00 deri në ora 11:00, pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit nga rrugët “Partenij Zografski”, “Cerska”, “Cërniçe”, “Hristo Uzunov”, “Slavejko Arsov” dhe “Vostaniçka” në komunën Kisella Voda. Nga ora 09:00 deri në orën 11:00, sot dhe nesër, pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit nga fshati Krushopek në…
Tre policët të cilët u rrëmbyen në Kosovë nga autoritetet e Serbisë më 14 Qershor, do të dalin sot para gjykatës së Kralevës. Seanca gjyqësore ndaj tre policëve do të nisë në orën 9. Kujtojmë se më 16 Qershor atyre iu caktua masa e paraburgimit, por Gjykata e Kralevës nuk tregoi se sa është periudha e paraburgimit për zyrtarët policorë të Kosovës./Klankosova.tv
Gjumi i pasdites ndihmon në parandalimin e demencës, tregon një studim i ri. Një sy gjumë gjatë ditës mund ta ngadalësojë ritmin me të cilin truri juaj tkurret, duke e mbajtur atë më të madh dhe më të shëndetshëm në moshën e mesme dhe të vjetër. Shkencëtarët në University College London përdorën të dhëna nga 378.932 britanikë të moshës nga 40 deri në 69 vjeç. Skanimet treguan se truri i dremitësve dukej 2.6 deri në 6.5 vjet më i ri. “Për disa njerëz, dremitjet e shkurtra gjatë ditës mund të jenë një pjesë e enigmës që ndihmon në mbajtjen e…
Volodymyr Zelenskyy ka folur me Joe Biden për ngjarjet dramatike të djeshme. Gjatë telefonatës, presidenti ukrainas tha se rebelimi i shkurtër ,gjatë së cilës trupat nga Grupi Wagner u drejtuan për në Moskë, kishte ekspozuar dobësinë e sundimit të Vladimir Putin. Në një deklaratë, Zelenskyy bëri thirrje që të ushtrohet presion global ndaj Rusisë. Ai tha gjithashtu se ai dhe presidenti i SHBA kishin diskutuar zgjerimin e bashkëpunimit të mbrojtjes, me theks në armët me rreze të gjatë./abcnews.al/
Kidnapimi i tre policëve të Kosovës, nga forcat serbe, brenda territorit të Kosovës, bëri që Qeveria e Kosovës ta ndaloj hyrjen e kamionëve me mallra dhe targa serbe në territorin e saj. Me t’u marrë ky vendim, nga data 15 qershor, dhjetëra kamionë ishin bllokuar në anën serbe të kufijve, përkatësisht në vendkalimet Merdare dhe Jarinjë. Pas kësaj mase drastike të ndalimit të hyrjes së kamionëve me mallra dhe targa serbe në Kosovë, Qeveria ka marrë një vendim të ri që lejon pjesërisht lëvizjen e mallrave nga Serbia në territorin e Kosovës. Sipas burimeve të afërta me institucionet vendimmarrëse të…
Qeveria e Australisë po përgatitet të dërgojë një paketë të re pajisje ushtarake prej 110 milionë dollarësh ( rreth 67.5 milionë euro) në Ukrainë, duke përfshirë rreth 70 automjete të blinduara, për të ndihmuar ushtrinë ukrainase të mbrohet kundër një pushtimi nga Rusia, ka njoftuar kryeministri i vendit oqeanian, Anthony Albanese. Me paketën e re të pajisjeve, ndihma totale arrin 790 milionë dollarë Australianë, që nga shpërthimi i luftës në shkurt 2022. Albanese siguroi se ndihma shtesë do të “bënte një ndryshim të vërtetë”. Ai theksoi se shpallja e ndihmës së re nuk lidhet me rebelimin e mercenarëve të Wagner-it.…
Një pacient i cili trajtohej me probleme të shëndetit mendor në shërbimin e psikiatrisë në QSUT është larguar, por fillimisht ka ushtruar dhunë ndaj mjekëve, në ambientet e spitalit. Burime të Top Channel thonë se shtetasi M. S. paraditen e të dieles, pasi ka shtyrë mjekët e i ka dhunuar ata, ka hapur derën me forcë dhe është larguar pa u pikasur nga roja i spitalit. Pacienti ka marrë me vete edhe drynin me të cilin ishte mbyllur dera. Rasti menjëherë është denoncuar dhe policia është vënë në ndjekje të tij. Por ky nuk është rasti i parë dhe as…
Nuk ka “asnjë paralele” mes asaj se çfarë po ndodh në Ukrainë dhe intervenimit të NATO-s në Kosovë në vitin 1999, ka thënë ambasadorja suedeze në Beogradi, Anika Ben David, duke folur për të përditshmen serbe “Politika” kur intervistuesi provon të nxjerrë analogji me invazionin brutal e të paligjshëm rus në Ukrainë që nga shkurti i vitit të kaluar me bombardimet e Aleancës së Atlantikut të Veriut. “Nuk shohim paralele mes kësaj çfarë po ndodh tash në Ukrainë dhe asaj çfarë ndodhi në Serbi më 1999”, tha prerazi ambasadorja. Pyetur se “ku qëndron dallimi”, ambasadorja ia kthen edhe më prerazi.…
Ekzistojnë lloje të ndryshme të çokollatës por çokollata e pastër, pa sheqer përmban vetëm kakao dhe gjalpë kakaoje, ndërsa ajo që ne konsumojmë sot është një kombinim i kakaos me sheqer, transmeton Klan Kosova.Çokollata me qumësht është një kombinim midis kakaos, qumështit të freskët apo atij pluhur dhe sheqerit, e cila është pozitive për personat që kanë shtypjen e ulët të gjakut.Çokollata përmban alkaloid të cilat kanë disa efekte psikologjike te njerëzit, ndërsa çokollata e zezë përmendet shumë për efektet pozitive që ka në shëndetin e gjithësecilit, pasi përmban antioksidantë të cilat zvogëlojnë formimin e radikaleve të lira.Çokollata e bardhë…

