Teksa të dyja palët duhet të ndërmarrin hapa për uljen e tensioneve në veri të Kosovës, Serbia në veçanti nuk duhet të tolerohet për destabilizimin që po shkakton në rajon, duke përfshirë shkeljen e sovranitetit të Kosovës. Kështu tha kongresmeni amerikan për Bronksin, Ritchie Torres, në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania. Torres ka folur hapur në shumë raste për qëndrimin e ashpër ndaj Kosovës në mes të tensioneve të shtuara në lidhje me Serbinë fqinje. Në intervistën me Alice Taylor në “Inside Albania”, ai shpjegoi se Kosova është lider në demokracinë rajonale dhe nuk duhet të ndëshkohet. “Kosova po…
Author: Hamdi Kumanova
Stuhia që ka përfshirë rajonin e Ohrit, Strugës dhe Debërcës ka shkaktuar dëme të mëdha në kulturat bujqësore, të përcjellura me reshje breshëri me madhësi sa një arrë, bubullima dhe erë e fortë. Ka edhe vende të përmbytura, shtëpi, oborre, ndërsa qytetarët ankohen edhe për makina të dëmtuara. Marketing Nga Komuna e Ohrit thonë se deri më tani janë raportuar vetëm dëme nga vërshimet, por ankesat më të mëdha presin të vijnë nga fermerët. “Problemi më i madh është trafiku i vështirë në pika të caktuara ku kemi problem serioz me ngritjen e ujit, ka shtëpi të përmbytura. Deri më…
Ish-oficeri i policisë Dritan Zagani tha në një intervistë për Euronews Albania se lufta reale kundër kultivimit të kanabisit në Shqipëri shumë pak ka ndryshuar nga viti 2016. Sipas tij, interesat e atyre që drejtojnë është që situata të jetë kështu siç është pasi sjell përfitime të mëdha për ta. Ai tregoi se në Zvicër, ku jeton si azilant pas largimit nga Shqipëria, paguhet sa dy ministra shqiptarë dhe s’i ngel asgjë në fund të muajit ndërkohë që në Shqipëri, me lekët e fituara nga droga ngrihen pallate dhe hotele me 5 yje. closevolume_off “Punoj në Zvicër, marr rrogën sa…
Mercenarëve të Wagnerit u është premtuar amnistia nëse i dorëzojnë armët, por duhet të veprojnë shpejt, ka thënë agjencia ruse e lajmeve TASS, duke e cituar një ligjvënës rus. “Luftëtarët e Wagnerit ende mund t’i ulin armët dhe t’i shmangen ndëshkimit, duke marrë parasysh arritjet e tyre përgjatë operacionit special ushtarak në Ukrainë, por ata duhet të veprojnë shpejt”, ka thënë ligjvënësi rus Pavel Krasheninnikov, sipas TASS-it. Ushtria ruse është raportuar të ketë qëlluar ndaj pjesëtarëve të Wagnerit që po avancojnë drejt Moskës, pasi kanë hyrë në orët e para të së shtunës në qytetin jugperëndimor rus,…
Nëse ndonjëherë ndiheni sikur e gjithë jeta është një sfidë, atëherë nuk jeni vetëm. Çfarë ndodh? Stresi është gjithmonë aty, por vitet e pandemisë dhe karantina i përkeqësuan gjërat. E gjithë kjo pasiguri ka pasur një efekt negativ në sistemin tonë nervor, pohojnë ekspertët, dhe tani jemi bërë më të prirur ndaj sulmeve të panikut, stresit dhe sjelljeve që ndikojnë në shëndetin tonë fizik dhe mendor. Pra, pyetja është: Çfarë bëjmë ne kur fillojmë të humbasim kontrollin ose mendojmë se shpërthimi i një personi tjetër po ndikon negativisht te ne? Shpërthimet janë në thelb reagimi i organizmit ndaj diçkaje…
Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut ka rekomanduar qytetarët e saj që të mos udhëtojnë drejt Rusisë, për shkak të situatës së fundit të tensioneve luftarake mes forcave shtetërore dhe grupit të armatosur Wagner. Kjo ministri ka rikujtuar se ende është ende në fuqi rekomandimi i ministrisë i publikuar më 28.02.2022, që të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut të përmbahen nga udhëtimi në Federatën Ruse dhe ata që kanë mundësi të largohen nga vendi. Në të njëjtën kohë, të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut që aktualisht ndodhen në Federatën Ruse mund të kontaktojnë Ambasadën në Moskë në…
Ohri assesi të largohet nga varësia prej turizmit veror. Gjatë tre muajve të verës, qyteti dhe rrethina mund të fitojnë shumë nga turizmi, por më pas vijon periudhë e qetë. Profesorët universitarë apelojnë që të merren masa që qyteti mos të varet nga sezoni i turizmit. Ohri dhe Struga duhet të investojnë në forma më të gjithanshme turizmi në mënyrë që të jenë tërheqës për vizita gjatë gjithë vitit, thonë ekspertët pasi vendet kulturore, historike, liqeni dhe plazhet nuk mjaftojnë. Malet përreth Galiçicës dhe Jabllanicës nuk shfrytëzohen pothuajse fare. “…Në kontekst të zhvillimit më të madh, respektivisht pjesëmarrjes më të…
Komisioni Shtetëror i Maturës (KShM) ka njoftuar për përfundimin e provimit të maturës 2023 të cilit iu nënshtruan 21 mijë maturantë. Provimi është organizuar në 177 Qendra Testimi, ku maturantët kanë qenë të sistemuar në 1600 klasa, njoftoi MASHT-i, shkruan gazeta Online Reporteri.net. KMSH po ashtu bën të ditur se ka pasur edhe largime të nxënësve nga provimi për shkak të përdorimit të telefonave. “KShM njofton se, Provimi i Maturës ka filluar me kohë, përveç në rastet ku ka pasur vonesa të administruesve dhe vonesa të nxënësve.Ndër të tjera, KShM bën të ditur se, sipas raporteve të administratorëve në disa…
Futbollisti kosovar, Valon Hamdiu, i është bashkuar skuadrës zvicerane, Stade Lausanne Ouchy.25-vjeçari luan në pozitën e mbrojtësit dhe është transferuar nga skuadra e Schaffhausenit. Hamdiu sezonin që lamë pas ka luajtur 29 ndeshje në Ligën e dytë zvicerane, duke shënuar dy gola dhe ka bërë dy asistime.Sezoni e ardhshëm, Valoni do të luaj në Superligën e Zvicrës. Kujtojmë që Hamdiu ka edhe tre paraqitje me Fanellën e Kosovës U21, gjatë kualifikimeve për Kampionatin Evropian në vitin 2019.
Numri i blegtorëve në Pollog, dita ditës po ulet. Shkak për këtë, sipas blegtorëve, janë pikërisht migrimet e të rinjve por dhe mungesa e ndihmës nga shteti. Një pjesë e tyre planifikojnë të mbyllin fermat e tyre, si pasojë e punës me humbje. “Kam njëzet e pesë krerë, merrem që prej kohësh me këtë zanat. Por, kjo punë është shumë e vështirë për të mbijetuar, te puna e subvencioneve herë na përfshin herë jo herë na ndërrojnë rregulloren. Pastaj e shihni vetë rinia është duke ikur nuk do të merret më këtë punë dhe s`kemi njerëz. Kur i shih të…
Avokati Besnik Berisha, me anë të një postimi në Facebook, ka paralajmëruar, për një aksion të serbëve të Kosovës. Berisha ka thënë se ka dyshime se serbët e veriut dhe jo vetëm, po përgatisin shpalljen e “pavarësisë”, dhe se festa e Vidovdanit e cila i bie në të njejtën datë me festën e Bajramit, pra me 28 qershor, ka mundësi të mos kaloj pa eskalim. Tutje Berisha është shprehur se nëse insitucionet e vendit dhe ato ndërkombëtare kanë të tilla informacione, duhet t’a parandalojnë këtë veprim.
Pas një muaji hetime, Policia ka arritur që të identifikojë edhe një person që dyshohet të jetë i përfshirë në vjedhjen e rëndë në shtëpinë e shehut të Teqesë së Madhe në Gjakovë. Gjatë aksionit për arrestimin e të dyshuarit janë sekustruar edhe disa dëshmi që provojnë përfshirjen e të dyshuarve, raporton ekskluzivisht Sinjali. Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Urim Thaçin, 38-vjeçar, i cili ka rënë në prangat e Policisë gjatë një aksioni të zhvilluar për prangosjen e tij. Sipas burimeve, Urimi është nga fshati Kramovik, dhe është ndër besimtarët që e kanë frekuentuar…

