Author: Hamdi Kumanova

Pjesëtarët e policisë të SPB-Tetovë, të dielën mbrëma rreth orës 23:00 kanë ndaluar 41-vjeçarin A.R. nga Tetova, i cili paraprakisht ishte sjellë në mënyrë agresive ndaj tyre në rrugën “Boris Kidriç” në Tetovë dhe i kishte ofenduar ata derisa ishin duke kryer veprimet zyrtare pas kryerjes së kundërvajtjes në komunikacion nga motoçiklisti 18-vjeçar I.I., po ashtu nga Tetova. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të përgatiten parashtresat adekuate.

Lexo më Shumë

Përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme dhe siguri i BE-së, Josep Borrell, konsideron se nuk ka pengesa për anëtarësimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian, raportojnë mediat bullgare. Ai për BNR ka thënë se Maqedonia e Veriut po bën përparim të mirë dhe nga ana evropiane nuk ka asgjë që do ta bllokonte anëtarësimin e saj në BE, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Gjatë këtij aderimi do të respektohen rreptësisht parimet dhe standardet evropiane. Për këtë është i nevojshëm bashkëpunimi i mirë, dhe bashkëpunimi rajonal mbetet një element thelbësor, si dhe stabilizimi, në mënyrë që të mund të zbatohet procesi i anëtarësimit.…

Lexo më Shumë

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në RMV njofton se dita e parë e Kurban Bajramit, është ditë jo pune për qytetarët e besimit islam. “MPPS njofton se sipas Ligjit për festa në RMV, 28 qershori (e mërkurë) dita e parë e Kurban Bajramit, është ditë jo pune për qytetarët e besimit islam në RMV”. “MPPS qytetarëve të besimit islam në RMV ua uron festën e Kurban Bajramit”, thuhet në njoftimin e MPPS-së.

Lexo më Shumë

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,03 % në raport me vendimin e datës 19.6.2023. – Advertisements – Nga data 27.6.2023, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë: Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 80,00 (denarë/litër) Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 82,00 (denarë/litër) – Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 71,00 (denarë/litër) Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 69,00 (denarë/litër) Mazut М-1 SU 41,007 (denarë/kilogram) Theksojmë…

Lexo më Shumë

Pas shpalljes së kryetarit të Strugës Ramiz Merko non grata nëpërmjet një postimi ka reaguar Merko duke theksuat se do të ngrijē të gjitha aktivitetet partiake. “Që nga Presidenti Uillson e deri më sot, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati ynë në çdo sfidë dhe bashkë kemi realizuar shume projekte të rëndësishme për vendin, qytetin dhe qytetarët e Strugës. Mbështetjen vijuese amerikane për vendin tonë dhe qytetarët e Strugës e mirëpres dhe e përkrah gjithmonë. Advertisements Pas zhvillimit të fundit në lidhje me vendimin e Departamentit të Shtetit Amerikan, nuk kam dashur të komunikoj në të mirë të proceseve…

Lexo më Shumë

Një delegacion i VMRO-DPMNE-së i kryesuar nga kryetari i saj Hristijan Mickoski në përbërje me nënkryetarët Aleksandar Nikolloski dhe Timço Mucunski sot dhe nesër do të qëndrojnë për vizitë zyrtare në Bruksel ku do të kenë takime me një numër të madh përfaqësuesish të lartë të BE-së dhe PPE-së. Siç njoftojnë nga VMRO-DPMNE, sot pasdite është paraparë takim me Simon Mordu, këshilltar kryesor për punë të jashtme të kryetarit të Këshillit Evropian, Sharl Mishel, ndërsa në mbrëmje me fillim në orën 20 delegacioni partiak do të ketë darkë pune me eurodeputetin e PPE-së, Kristian Sagarc, raportues në hije për vendin…

Lexo më Shumë

Avokati i Popullit, Naser Ziberi sot para mediave ka foluar rreth kushteve dhe gjendjes së spitaleve psikiatrike në Shkup dhe Demir Hisar, duke përshkruar situatën katastrofike që përballen këto dy spitale, informon Klan M. ”Vitin e kaluar në fokus te veprimit te MPK-së ishin spitalet psikiatrike, konkretisht seksionet e tre forenzike-giyqësore. U vizituan dy institucione psikiatrike, perkatësisht seksionet giyqësore ne të njejtat, Spitali psikiatrik “Shkup” dhe Spitali psikiatrik “Demir Hisar”. Si problem serioz që u theksua në Spitalin psikiatrik – “Shkup” ishte (jo)rregullsia në marrjen e terapisë. Gjegjësisht, gjate vizitës u konstatua se personeli nuk mund të vendos rregull në…

Lexo më Shumë

Nga 1 korriku në Maqedoninë e Veriut do të ndalohet plotësisht shitja e qeseve plastike dhe qeseve të oksobiodegradueshme, gjegjësisht atyre qeseve që shiten në treg për 15 denarë. Do të lejohen vetëm qeset e biodegradueshme. Ky vendim vjen pas miratimit të Ligjit të ri për menaxhimin e paketimit dhe mbeturinave të paketimit. Sipas të njëjtës, çmimi i 2 qeseve para një viti e gjysmë është rritur në 15 denarë. Përfaqësuesit e prodhuesve në takimin e fundit me ministren e Mjedisit, Kaja Shukova, thanë se materiali për prodhimin e qeseve të biodegradueshme është i vështirë për t’u siguruar për tregun…

Lexo më Shumë

Ndoshta keni dëgjuar për rregullin e tetë gotave në ditë, por kjo nuk është domosdoshmërisht e vërtetë. Sipas dietologes Lauren Armstrong, sasia e ujit që duhet të konsumojmë mund të ndryshojë në varësi të disa faktorëve, si mosha, gjinia dhe mënyra e jetesës. “Nëse ushtroni shpesh dhe jetoni në një zonë me klimë të ngrohtë, për shembull, mund t’ju duhet të pini më shumë lëngje. Është gjithashtu e mundur të pini më shumë ujë nëse keni kushte të caktuara shëndetësore, si sëmundje të tiroides ose veshkave, mëlçisë ose probleme të zemrës”, ka thënë ajo për CNBC. Hulumtimet tregojnë gjithashtu se…

Lexo më Shumë

Janë liruar 3 efektivët e Kosovës që u rrëmbyen nga forcat serbe. Vendimi për lirimin e tyre është marrë mëngjesin e sotëm nga Gjykata në Kralevë, raporton Telegrafi.com. Rifat Zeka, Beqir Sefi e Mustafë Shemi u kapën nga forcat serbe më 14 qershor dhe u dërguan në paraburgim në Kralevë. Arrestimi i tre policëve nxiti reagime të shumta në vend, ku u kërkua lirimi i menjëhershëm dhe pa kushte. Gjithashtu kërkesën për lirimin e tre policëve e bënë edhe Bashkimi Evropian e Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lexo më Shumë

Deputetët do të duhet të deklarohen për Propozim- vendimin për shpalljen e konkursit publik për zgjedhjen e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit për vendimmarrje në nivel të dytë në fushën e mbikëqyrjes inspektuese, si dhe për Propozim- vendimin për shpalljen e konkursit për emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit për vendimmarrje në procedurë administrative dhe procedurë të marrëdhënies së punës në shkallë të dytë. Në rend dite të seancës janë edhe Propozimi për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit të Prokurorëve publikë, si dhe Propozim- ligji i plotësuar për ekspertizë dhe Propozim- ligji për procedurën civile, të dyja në lexim…

Lexo më Shumë

Së shpejti në tregun maqedonas do të mbërrijë produkti më i shitur dhe i certifikuar evropian i cigareve elektronike “CRYSTAL” i kompanisë ndërkombëtare “Evapify” me seli në Varshavë të Polonisë.  Është një cigare elektronike, e njeperdorimshme , që përmban e-liquid, me shije të ndryshme inovative dhe pajisje të dizajnuara me stil. Këto produkte janë përhapur në mënyrë të shpejte në të gjitha tregjet evropiane, veçanërisht në Mbretërinë e Bashkuar, ku qeveria po shtyn cigaret elektronike, pra  vaping -un, si një alternativë më të sigurt ndaj nikotinës ne krahasim me cigaret tradicionale. Marka ekskluzivisht importohet nga dega-perfaqesia zyrtare e kompanisë polake…

Lexo më Shumë