Author: Hamdi Kumanova

Qindra protestues sulmuan ambasadën suedeze në qendër të Bagdadit në orët e hershme të mëngjesit të së enjtes, duke u ngjitur në muret e saj dhe duke i vënë flakën në shenjë proteste kundër djegies së Kuranit në Suedi. I gjithë personeli i ambasadës në Bagdad mbeti i padëmtuar gjatë incidentit, siç konfirmohet nga zyra e shtypit e Ministrisë së Jashtme suedeze në një deklaratë për media. Ministria dënoi me forcë sulmin dhe theksoi rëndësinë e marrjes së masave të nevojshme nga autoritetet irakiane për të mbrojtur misionet diplomatike. Megjithatë, ministria nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese…

Lexo më Shumë

Ukraina paralajmëroi dy dekada më parë se Perëndimi kishte një pamje “shumë rozë” për Vladimir Putinin, zbulojnë arkivat e sapo publikuara. Sipas mediave të huaja, dokumentet e lëshuara nga Arkivi Kombëtar në mes të luftës në Ukrainë tregojnë se Leonid Kuchma, presidenti i atëhershëm i Ukrainës, iu lut në vitin 2002, kryeministrit Tony Blair që të mbështeste ish-shtetin sovjetik që t’i bashkohej BE-së, por ambasadori britanik në Kiev sugjeroi që Mbretëria e Bashkuar e shihte Ukrainën si “jo vërtet evropiane”. Dokumentet zbulojnë gjithashtu se Sir Tony tha se ishte “shumë i inkurajuar” nga bashkëpunimi i liderit rus me NATO-n pas…

Lexo më Shumë

Një rast i dhunës në familje është raportuar të mërkurën rreth orës 15:00 në Prizren. Gruaja ka njoftuar Policinë se burri i saj ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Burimet e medias bëjnë të ditur se patrulla policore menjëherë i është përgjigjur rastit. closevolume_off Viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Lexo më Shumë

Një person i armatosur vrau të enjten dy vetë dhe plagosi gjashtë të tjerë në një kantier ndërtimi në qytetin më të madh të Zelandës së Re, Auckland, thanë autoritetet. Policia tha se autori i sulmit ka vdekur. Ngjarja ndodhi në prag të Kampionatit Botëror të Futbollit për femra në këtë vend. Policia tha se ka pasur edhe shumë të lënduar nga incidenti që ndodhi pranë hotelit ku po qëndronte kombëtarja e Norvegjisë. Kryeministri i Zelandës së Re, Chris Hipkins tha se kampionati do të mbahet sipas planifikimit. “Është e qartë që me fillimin e Kupës së Botës vëmendja është…

Lexo më Shumë

Në aksion policor gjatë ditës së sotme u arrestuan biznesmenë, inspektorë dhe funksionarë politik, kurse në mesin e tyre ishte edhe Ismet Guri, ish-zëvendësdrejtori i Drejtorisë për të Hyra Publike në Shkup, i cili më herët për shkak se ishte pjesë e Grupit të zjarrit në BDI. Reklama Guri po ashtu javën e kaluar u dënua me 3 vjet e gjysmë për keqpërdorime zgjedhore në rastin Titanik 3, kurse ministri Oliver Spasovski, sot u shpreh se aksioni i MPB-së dhe Prokurorisë nuk ka ndikuar për shkak se Guri është anëtar i Grupit të zjarrit. “Nuk bëhet fjalë për hakmarrje politike,…

Lexo më Shumë

Ministri i drejtësisë Krenar Lloga sot ishte pjesë e puntorisë kushtuar zbatimit të ndryshimeve dhe plotësimeve të miratuara në Ligjin për evidencën amë me çka Maqedonia e Veriut bëhet vendi parë në Europë dhe i dyti në botë që zgjidh problemin me personat e pa evidentuar, shkruan Top24 “Jam veçanërisht i kënaqur që më 21 qershor 2023 Kuvendi miratoi Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për evidencën amë, i cili është edhe temë e punëtorisë së sotme. Që nga marrja e detyrës si Ministër i Drejtësisë, angazhimet e mia në lidhje me konceptin e regjistrimit civil janë në drejtim…

Lexo më Shumë

Edhe pse Kuvendi i Maqedonisë së Veriut solli vendim për miratimin e ndryshimeve kushtetuese, presidenti i vendit, Stevo Pendarovski u shpreh pesimist se këto ndryshime nuk do të ndodhin. Reklama Sipas tij, OBRM-PDUKM nuk do të ndryshojë qëndrimin dhe nuk do të votojë për këto ndryshime kushtetuese, për shkak se sheh mundësi për hyrje në Qeveri përmes kundërshtimit, apo bllokimit të procesin eurointegrues të Maqedonisë së Veriut. “Unë jam që nga të rrallët, për të mos thënë i fundit nga kjo strukturë që momentalisht është në pushtet i cili thotë se sipas deklaratave që vinë nga opozita momentalisht, është e…

Lexo më Shumë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut siguroi 100 milionë euro mjete të favorshme për përkrahjen e EMV-së, që është pjesë e aktiviteteve të ndërmarra për përballimin e krizës energjetike. Zgjidhja ligjore që këto mjete të BERZH-it të vihen në dispozicion të SHA EMV-së, u mbështet dje nga Kuvendi. Miratimi i Ligjit të Garancisë së Republikës së Maqedonisë për Detyrimet sipas Marrëveshjes së Huasë për Financimin e Projektit për Përkrahjen e Likuiditetit të SHA EMV – Shkup është parakusht për nënshkrimin e Marrëveshjes së huasë ndërmjet BERZH-it dhe SHA EMV-së. Me këtë marrëveshje sigurohen 100 milionë euro për përkrahjen e…

Lexo më Shumë

Listës së zezë amerikane pritet t’i shtohen edhe emra tjerë. Edhe pse mezi pret t’i sheh këta emra, megjithatë, zv.kryeministrja për Qeverisje të Mirë, Sllavica Gërkovska thotë se është detyrë e institucioneve të vendit që të veprojnë. Emrat që deri tani janë publikuar i kuptoj vetëm si hyrje në procesin e mëtejshëm, megjithatë prapë do të them se detyra kryesore e shtëpisë është e jona. E institucioneve, e liderëve tanë, e të gjithë neve që në të gjitha mënyrat e mundshme të tregojmë se mundemi dhe kemi kapacitet të ndërtojmë një shoqëri dhe institucione që mund të ballafaqohen me çfarëdo…

Lexo më Shumë

Ndërkohë që zhiva e termometrit vazhdon të mbetet rreth 40 gradë Celsius, shumica e qytetarëve për t’u përballur me të nxehtin freskohen nëpër pishina… ( Atmosferë) Por pavarësisht temperaturave ekstrem të larta që kanë përfshirë përnjëherë vendin, frekuentimi i pishinave është mesatarë, thotë pronari i njërës prej pishinave të kryeqytetit. Sipas tij ditëve të punës numri i vizitorëve shkon nga 100 deri në 150 persona, ndërsa problem paraqet interesimi i madh i qytetarëve që vizitojnë pishinën gjatë vikendit, ku numri arrin deri në 500 persona, ndërkohë që kapaciteti i pishinës është deri në 300 persona. “Po ka deri 400-500…

Lexo më Shumë

Ditët me temperatura tropikale, banorët e fshatit Debresh të komunës së Gostivarit, po i kalojnë pa ujë për pije. “Dhjetëra shtëpi të fshatit Debresh, këto temperatura ekstrem të larta i kalojnë pa ujë për pije. Mënyra e vetme e sigurimit të ujit është dy orë në mesnatë, duke mbushur këta kova me ujë, për tu shërbyer për nevojat e përditshme. E që kjo gjë të jetë më interesante, komuna ua sjellë muaj për muaj faturat për të paguaj ujin, ujin që nuk e kanë në çezmat e tyre”, raporton Bashkim Sulejmani, gazetar. “Hiç ujë s’kemi, ndërsa paratë na…

Lexo më Shumë