Author: Hamdi Kumanova

Një rast i dhunës në familje po pretendohet se ka ndodhur më 13 korrik. H.V. po pretendon se është rrahur nga bashkëshorti i saj, Sh.V, i cili është profesor në një kolegj privat. Rasti, i cili është raportuar në institucionet relevante, dyshohet se ka ndodhur në prani në fëmijëve të çiftit. Sipas asaj që ka deklaruar viktima e këtij rasti, ngjarja ka ndodhur pasi bashkëshorti i saj ka kërkuar nga ajo që të gatuajë disa pite me spinaq dhe ajo nuk ka pranuar, duke thënë se është e lodhur. Rasti është konfirmuar edhe nga Prokuroria e Prishtinës, e cila ka…

Lexo më Shumë

Klubi anglez, Manchester City thuhet se ka rënë dakord për kushtet e transferimin me Al-Ahli për shitjen e Riyad Mahrez këtë verë. Legjenda algjeriane ishte cak i klubit nga Superliga e Arabisë Saudite tash e disa kohë, por vetëm tani thuhet se është pranuar oferta e tyre nga City. Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, Mahrez do të transferohet në klubin saudit për një tarifë prej 35 milionë euro, me bonuse të përfshira. Mahrezit iu dha leja nga City që të mos udhëtonte me skuadrën për turneun e tyre në Azinë Lindore. Ai është i vetmi lojtar i ekipit të…

Lexo më Shumë

Sipas Mickoskit, propozimi, ashtu siç është, e kërcënon edhe më shumë pozitën e vendit në kuadër të progresit drejt BE-së. Në anën tjetër dy partitë shqiptare në pushtet, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dhe Aleanca për Shqiptarët (ASH) mbështesin pa kushte ndryshimet kushtetuese, me të vetmin qëllim që Maqedonia e Veriut të ecë pa pengesa në rrugën e saj drejt BE-së. Ndërkaq, Lëvizja BESA dhe Alternativa kanë caktuar kushtet e tyre për ti mbështetur ndryshimet kushtetuese, me çka renditen në anën e opozitares VMRO-DPMNE e cila i kundërshton ndryshimet e nevojshme kushtetuese, dhe me këtë edhe përcaktimin…

Lexo më Shumë

Ambasadorja amerikane në Maqedoninë e Veriut, Angela Aggeler pas vendimit të djeshëm për ta përfshirë në listën e zezë amerikane biznesmenin, Jordan Kamçev, u shpreh se SHBA-të do të vazhdojnë të shënjestrojnë individë të korruptuar. “Këto sanksione nuk ndikojnë vetëm te kompanitë dhe pronat e z. Kamçev, por edhe te ata bashkëpunëtorë të cilët kanë bërë biznes me të. SHBA-të do të vazhdojnë të shënjestrojnë individë të korruptuar të cilët rrezikojnë sundimin e së drejtës dhe stabilitetin e Maqedonisë së Veriut. Korrupsioni ka pasoja”, u shpreh ambasadorja Aggeler.. Ndryshe, dje Departamenti amerikan i Thesarit sanksionoi të Kamçevin me arsyetimin se…

Lexo më Shumë

Anëtarët e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit në seancën e sotme theksuan se një rrjet i gërshetuar nga një numër i madh pjesëmarrësish ka ndihmuar në rastin e konfiskimit të pasurisë të “Transmet”. “Një pjesë e pasurisë që është dashur të konfiskohet në rastin “Trust” është marrë nga kompanitë dhe bankat, duke i shkaktuar dëme mbi 12 milionë euro”, tha anëtari i komisionit Shemsi Sallai. Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit sqaroi se nga ajo skemë më së shumti ka përfituar kompania “Pucko Petrol” dhe pajisjet-pasuria e paluajtshme me shumë gjasa janë shfrytëzuar për përfitime për kompanitë që kanë…

Lexo më Shumë

Të paktën pesë persona humbën jetën në Kroaci, Bosnje e Hercegovinë dhe Slloveni, dhe dhjetëra u plagosën pasi një stuhi e fuqishme me erëra të forta dhe shi të dendur goditi Ballkanin të mërkurën. Policia dhe mediat lokale raportuan për viktima dhe dëme të mëdha të shkaktuara nga kjo stuhi në rajonet e prekura, shkruan REL. Pas disa ditësh shumë të nxehta dhe të thata, Ballkani përjetoi stuhinë e dytë brenda dy ditësh, teksa pjesë të tjera të Evropës po luftojnë me zjarre dhe temperatura të larta. Në kryeqytetin e Kroacisë, Zagreb, janë raportuar dy viktima si pasojë e stuhisë.…

Lexo më Shumë

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se komunikacioni në vend po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë të thata. Komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të lartë. “Në vendkalimet kufitare Tabanoc dhe Bogorodicë për dalje nga Maqedonia pritet deri 30 minuta”, thuhet në njoftimin e LAMM. Nga atje u rekomandojnë shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut./

Lexo më Shumë

Në rajonin e Kërçovës policia ka kapur 3 persona duke prerë ilegalisht dru, përcjell TV21. Prej orës 23:00 të mbërmjës së djeshme, deri në orën 04:00 të mëngjesi të sotëm, policia ka kryer aksion për parandalimin e prerjes së druve në rajonin e Kërçovës. “Në rrugën nga fshati Lugina e Bigorit deri në vendbanimin Biçincë të Kërçovës, zyrtarët policorë të Njësisë Mobile për Masa Kompensuese pranë Departamentit për Çështje Kufitare dhe Migrim, e kanë privuar nga liria M.M.(24) nga Kërçova. Gjatë kontrollit në automjetin tip “Citroen” targa, të cilin ai drejtonte, u gjetën dru zjarri pa dokumentacion, dy sharra motorike,…

Lexo më Shumë

Gjykata Kushtetuese në seancën e sotme do të shqyrtojë iniciativën e partisë politike “E Majta” për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për Evidencën Amë. “E Majta”, siç njofton Gjykata Kushtetuese, konteston disa nene të Ligjit ekzistues për Evidencën Amë, të cilat parashikojnë regjistrimin e kombësisë në regjistrin amë të lindjeve, në regjistrin e martesave dhe në regjistrin e të vdekurve.

Lexo më Shumë

Franca ka numrin më të madh të investimeve të huaja. Kjo i sjell vendit prestigj. Por impakti i tyre në rritjen ekonomike të vendit nuk është shumë i madh.Douvrin Billy-Berclau në Hauts-de-France në veri është shndërruar në një kantier të madh ndërtimi. Rreth 1000 punëtorë janë duke punuar me shpejtësi për të përfunduar të parën nga tre sallat e mëdha të fabrikës ku do të prodhohen qelizat e baterive për makinat elektrike. Është fabrika e parë e këtyre përmasave në Francë. Projekti prej tre miliardë eurosh, i quajtur Automotive Cells Company ACC, po ndërtohet nga prodhuesi evropian i makinave Stellantis,…

Lexo më Shumë

Duket se Meta po përballet sërish me probleme me WhatsApp, pasi përdoruesit nuk janë në gjendje të dërgojnë apo marrin mesazhe. Nëse mendoni se keni problemi me internetin, në të vërtetë gaboheni, pasi bëhet fjalë për një ndalim të funksionimi të aplikacionit në mbarë botën. Kjo është hera e disatë brenda një harku të shkurtër kohor që ky aplikacion shfaq probleme. Miliona përdorues janë ankuar, ndërsa shumë prej tyre kanë vërshuar duke shkarkuar aplikacione konkurente të WhatsApp.

Lexo më Shumë

Ka vdekur një person që u aksidentua para dy ditës në Përplenicë të Ranillugës.Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.“Përlepnicë, Ranillug 17.07.2023, 16:00. Viktima mashkull kosovar i cili ka qenë duke u trajtuar në QKUK Prishtinë, sot me datën 19.07.2023 ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lexo më Shumë