Author: Hamdi Kumanova

Për vite me radhë DPMNE ka pastruar para përmes Shkupit 2014 në kurrizin e popullit – akuzojnë nga LSDM-ja në pushtet. Nga kjo parti thonë se VMRO-ja ka keqpërdorur për shumë vite pozitat shtetërore. “DPMNE ka pastruar para me vite duke keqpërdorur pozitat dhe kompetencat zyrtare përmes projektit Shkupi 2014. Përmes krimit, tenderave të montuar dhe abuzimeve ata siguruan burime financiare prej 57 milionë eurosh në kurrizin e qytetarëve. Nga hetimi i gjerë i prokurorisë për këto keqpërdorime ka rezultuar se për derdhjen e monumenteve nga Shkupi 2014 janë paguar shuma të mëdha nga buxheti, ndërsa ata janë derdhur në…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, e ka mik, derisa ish-presidentin Hashim Thaçi, e ka quajtur vëlla. Në një intervistë që ka dhënë sot për Euronews Albania, lidhur me zhvillimet në veri të Kosovës, Rama disa herë ka përsëritur se Kurtin e ka mik, por në fund të intervistës është kujdesur që ta bëjë një qartësim. “Albin Kurtin e kam mik, Hashim Thaçin e kam vëlla, që të jemi shumë të qartë”, tha Rama. Advertisements Rama tha se Kurti është një mik që e çmon dhe respekton, por se nuk e mirëkupton për…

Lexo më Shumë

Sektori për Punë të Brendshme në Shkup gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrllet në fushën e komunikacionit. Në territorin e Bashkisë së Shkupit janë shqiptuar 258 masa, prej të cilave 59 janë për tejkalim shpejtësie, 18 për vozije pa leje, 3 për vozitje nën ndikimin e alkoolit, 8 për kundërvajtje të motoçiklistëve. Po ashtu janë shqiptuar edhe 7 dënime për kalim në të kuqe, 16 për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 9 për mospërdorim të ripit të sigurisë. “Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë e komunikacionit në mënyrë…

Lexo më Shumë

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika, gjatë vitit të kaluar janë evidentuar 10.866 fëmijë të sapolindur në vendet urbane, ndërsa 7.207 fëmijë janë nga fshatrat. Më së shumti lindje ka rajoni i Shkupit me 39.6%, ndërsa më pak ka rajoni lindor me 6.6%. Rajoni i Shkupit zë vendin e parë edhe kur bëhet fjalë për personat e vdekur dhe kap 31% të të gjitha vdekjeve, ndërsa më pak ka në pjesën veri-lindore të vendit me 7.7%. Shtesa natyrore e popullsisë është negative dhe në zonat urbane është -3,488 banorë, dhe në zonat rurale -898 banorë. Nga numri i…

Lexo më Shumë

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, ka thënë se është i sigurt se armët taktike bërthamore ruse të vendosura në vendin e tij nuk do të përdoren kurrë. Lukashenko dhe Putini kanë pranuar se disa armë taktike kanë mbërritur në Bjellorusi dhe pjesa tjetër do të jetë atje deri në fund të vitit. Në një fjalim me rastin e festës kombëtare të shtetit të tij ish-sovjetik, Lukashenko tha se vendosja e armëve në Bjellorusi ishte “iniciativa më e fortë”. “Ndërsa ne ecim përpara, ne bëhemi gjithnjë e më të bindur se ato armë duhet të vendosen këtu, në Bjellorusi, në një…

Lexo më Shumë

Ministri i Jashtëm dhe zëdhënësi i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani, në një konferencë për shtyp, i pyetur edhe për kryetarin e komunës së Strugës, tashmë në Listën e Zezë të SHBA-ve, tha se ata si parti nuk mund ta shkarkojnë dot, sepse ai është i zgjedhur nga qytetarët e Strugës. Osmani theksoi se ata si parti mund të veprojnë vetëm në nivel partiak, ku dhe i janë ngrirë të gjitha pozicionet në BDI, por nuk mund veprojnë më tutje sepse tejkalojnë kompetencat e tyre.

Lexo më Shumë

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga tha se OBRM-PDUKM-ja e ka mbrojtur kryetarin e Strugës Ramiz Merko, sepse derisa kanë qenë në pushtet nuk kanë proceduar asnjë kallëzim kundër tij. Reklama Ai këtë e tha në përgjigje të një pyetjeje të ngutshme në seancën e sotme të Kuvendit. Edhe deputeti i OBRM-PDUKM-së Bojan Stojanovski pyeti ministrin e Drejtësisë Lloga, i cili dikur ka qenë punëtor i Komunës së Strugës, se pse nuk janë trajtuar ende gjashtë lëndë kundër Ramiz Merkos dhe nëse janë vlerat evropiane ato që kanë udhëhequr partisë së tij Aleanca për Shqiptarët që hyn në Qeveri. Lloga…

Lexo më Shumë

Zëvendësministri për Transport dhe Lidhje, Bekim Rexhepi ka qenë sot në Dibër për të ndjekur nga afër punimet për rikonstruimin e rrjetit të rrugëve dhe kanalizimit atmosferik, përcjell KlanM. Rexhepi i shoqëruar nga kreu i Dibrës, hekuran Duka dhe deputetja e BDI-së, Arban Pasholli, theksoi se për ta të gjitha komunat janë njëlloj, ndërsa shtoi se në projektin aktual janë përfshirë 140 rrugë në mbi 60 komuna të vendit “Sot, gjatë inspektimit të punimeve të projektit për rekonstruimin e rrjetit të rrugëve në lagjen Venec 1, së bashku me rekonstruimin e tërësësishëm të kanalizimit atmosferik në…

Lexo më Shumë

Një mediator i ri u angazhua për të negociuar krizën në Drejtorinë e të Ardhurave Publike. Nga njëra anë qëndroj drejtoresha që lutet për një zgjidhje afatgjate, kurse nga ana tjetër kreu sindikatës që thotë se po nuk u morën vesh për rritje të pagave do të futen në grevë të përgjithshme. Ilija Manasiev tha se për 10 deri në 20 ditë do të merren vesh të dyja palët, që nënkupton se edhe greva e paralajmëruar pezullohet për të paktën tri javë. Ai bën thirrje që të përmbahen nga komentet që dëmtojnë procesin, kur u pyet nga Tv Alsat…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ashpër ndaj politikave shoviniste dhe avantureske të VMRO-DPMNE-së e cila, në mungesë të ofertës për një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët, e rikësuar nga ndjekjet penale për krimet në vazhdimësi të funksionarëve të saj, dhe e etur çmendërisht për pushtet, është duke sfiduar në vazhdimësi bashkëjetesën, tolerancën dhe harmoninë ndëretnike në vend. “Vendimi i fundit i Komunës Butel për të kontestuar vetëm emrat shqip të rrugëve të kësaj komune multietnike në Shkup është provokim i radhës i cili meriton dënim të ashpër nga të gjithë. Bashkëjetesa ndëretnike, demokracia funksionale multietnike, janë…

Lexo më Shumë

Ka ndërruar jetë Haxhi Amid Alimi, babai i Feta Alimit nga Orizarja e komunës së Likovës. Lajmin e ka bërë me dije vet Fetai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”. Ai ka treguar se varrimi i babait të tij do të bëhet nesër pas namazit të xhumasë në Orizare të Likovës. “Te Zotit jemi dhe te ai do të kthehemi, ndërron jetë baba jem Haxhi Amid Alimi. Me tha biri im: “Vetëm një gjë po ia kerkoj Zotit në këtë moshë, të presë i gjallë në shtëpi, pastaj edhe nëse vdekja me merr mos…

Lexo më Shumë