Vitet e fundit gjithnjë e më shumë i është kushtuar vëmendje në nivel sindikatash, politik, organizim dhe sipërmarrje, nevojës për të harmonizuar punën, familjen dhe jetën private. Konsideroni ndër të tjera, pushimin prindëror, oraret fleksibël të punës dhe format e mirëqenies në biznes. “Puna më ka impenjuar shumë dhe më duket se gjithnjë e më shumë kam pak kohë nga ajo që do të dëshiroja për të qëndruar me vajzën time, dhe pjesa tjetër, edhe për të gjetur kohë për mikeshat e mia duhet të bëj kapërcime të forta. Pra, mundi dhe tensioni i punës nuk qëndrojnë vetëm në zyrë.…
Author: Hamdi Kumanova
Plazhet në Strugë janë pothuajse bosh në mes të gushtit kur sezoni turistik fillon ngadalë të përfundojë. Ka shumë pak notues, megjithëse temperatura e ujit është ideale për not. Pronarët e bizneseve në qytet thonë se ky sezon ka qenë më i dobët se viti i kaluar. “Kur prisnim që kulmi më i madh të ishte në mes të korrikut dhe gushtit, shohim se puna bie poshtë e më poshtë. Cila është arsyeja? Nuk do të thosha që çmimet e larta janë arsye sepse njerëzit, qoftë këtu apo diku tjetër, shpenzojnë para. Mendoj se është shumëllojshmëria e pushimeve. Kur…
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot realizoi takim me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Angela Aggeler, njoftojnë nga MPJ. “Në takim u bisedua për bashkëpunimin në kuadër të Dialogut Strategjik, me ç’rast Osmani shprehu mirënjohje për mjetet shtesë në vlerë prej 4.276.000 dollarësh amerikanë të dedikuara për sundimin e së drejtës dhe zbatimin e ligjeve, të cilat ShBA-të i ofrojnë që nga viti 2012. Me SHBA-në si partnerin tonë të rëndësishëm strategjik, vazhdojmë të punojmë së bashku dhe me përkushtim për t’i përshpejtuar proceset reformuese në vend, kështu që e vlerësojmë lart mbështetjen e vazhdueshme…
Nisja e ndërtimit të rrugës Tetovë-Prizren, duhet të pres edhe ca kohë. Drejtori i Ndërmarrjes Publike Ejup Rrustemi për TV Shenja thotë se janë duke pritur që të nënshkruhet një marrëveshje ndërmjet Ministrisë së Transportit të RMV-së dhe Kosovës dhe më pas të gjendet projektuesi dhe do të vendoset për detajet e tjera. Kjo sipas tij, mund të ndodh për disa ditë, e më së voni deri në shtator. Për këtë çështje, drejtori Rrustemi pati dhënë deklaratë për gazetarët para rreth dy muajsh. Ejup Rrustemi, Drejtorii Ndërmarrjes Publike “Ne jemi në fazën bashkë me Ministrin e Transportit…
Pacienti nga Velesi, i cili është i shtruar në Klinikën Infektive si rasti i tretë me ethe hemorragjike kongo-krime të konfirmuara, ka qenë duke peshkuar afër Vardarit, ndaj ka mundësi që sëmundjen ta ketë marrë nga pickimi i rriqrës apo ndonjë insekti tjetër. Kështu tha sot në një prononcim drejtoresha e Klinikës, dr.Milena Stevanoviq. Ajo bën me dije se të shtunën në mbrëmje, pacienti është pranuar si rast i dyshimtë. “Është pranuar tek ne, është në gjendje të mirë të përgjithshme. Analizat laboratorike kanë rezultuar se i janë ulur trombocitet, por me terapi tashmë janë normale. Një mënyrë e…
Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Naum Stoillkovski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit se çfarë pritet nga seanca plenare të premten për hapjen e Kushtetutës për pranimin e bullgarëve dhe popujve të tjerë, theksoi se ndryshimet kushtetuese nuk do të kalojnë, pas së cilës hapi tjetër do të ishin zgjedhjet e parakohshme parlamentare. “Qëndrimi i OBRM-PDUKM-së ka më shumë se një vit që është i qartë dhe i padyshimtë, e ai është se nuk do të kalojnë ndryshimet kushtetuese, pas së cilës apelojmë që të mos bëjnë kombinime të tjera”. “Do të shihet se nuk kanë legjitimitet për asgjë, dhe i vetmi…
Në lokacione të ndryshme nesër pritet mot i paqëndrueshëm në Maqedoninë e Veriut, i përcjellë me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima, njofton DPHM. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 11 deri në 20, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 24 deri në 34 gradë Celsius. Në ditët në vijim, siç informon DPHM, moti do të jetë kryesisht i qëndrueshëm dhe i ngrohtë me erë mesatare, herë pas here të fortë nga drejtimi verior.
Kryetarja e qytetit të Shkupit, znj. Danela Arsovska, sot në Këshillin e Qytetit të Shkupit ka dorëzuar iniciativën për rivendosjen e emrit të rrugës “Brigada e dytë maqedonase”, të cilin përbërja e mëparshme e këshillit e ka ndryshuar në “Adem Demaçi”. , dhe për të cilën Qeveria dha pëlqimin për ndryshim, njoftoi Komuna. “U bëj thirrje të gjithë këshilltarëve në Këshillin e Qytetit të Shkupit që të votojnë për këtë propozim vendim, me të cilin do të korrigjohet padrejtësia ndaj 230 heronjve, pjesëtarëve të Brigadës së Dytë Maqedonase të të gjitha etnive që dhanë jetën për mbrojtjen…
Fajtorët e vërtetë nuk janë prapa grilave. Kjo është të brenga kryesore e familjarëve që humbën më të dashurit e tyre në spitalin modular të Tetovës, mbrëmjen e 8 shtatorit, kur zjarri kaploi spitalin. Ata që humbën familjarët tyre në këtë tragjedi, thonë se nuk ndihen të plotësuar deri sa zbardhet e gjithë ngjarja e kobshme dhe fajtorët të marrin dënimin e merituar. “Unë mbi 10 herë e kam cekur se në këtë tragjedi është një zinxhir i madh i të akuzuarve. Mbrëmë e dëshmuan ata gazetarët që e publikuan lajmin. Kështu që ne na djegën për së dyti. Në…
Më datë 13.08.2023, rreth orës 16:20, në SPB-Tetovë është raportuar se në rrugën rajonale Tetovë-Pirok, në Reçicë të Vogël të Tetovës, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një kamioni “Fiat” me targa të Tetovës, i drejtuar nga Sh.A.(62) nga Bogovina nga Tetovës dhe një motoçikletë Honda pa shenja regjistrimi, i drejtuar nga A.R.(35) nga Palçishti Poshtëm i Tetovës. Në aksident motoristi ka pësuar lëndime të rënda, të cilat janë konstatuar në Spitalin klinik të Tetovës. Një ekip nga SPB Tetovë ka kryer inspektimin e vendit të aksidentit.
Çmimi i benzinave dhe naftës do të shtrenjtohet për 1.5 denarë. Nga Komisioni Rregullator për Energjetikë njoftojnë se për 1.5 denarë do të rritet edhe çmimi i vajit ekstra të lehtë. Çmimet sipas vendimit të fundit: Nafta: 81.0 den/l Benzina BS-95: 86.5 den/l Benzina BS-98: 88.5 den/l Vaji ekstra i lehtë: 80,5 den/l
Më 13.08.2023 në ora 13:15 në SPB-Tetovë, L.S.(35) nga Çellopeku i Tetovës ka raportuar se në rrugën “Vukashin Simovski” në Tetovë ka qenë e kafshuar nga një qen endacak.TS

