Përfundojnë aktivitetet rikonstruktive në 55 objekte shkollore të cilat janë pjesë e planit të veprimit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për avansimin e kushteve për vijimin e mësimdhënies dhe punës, për këtë vit kalendarik. Më shumë se 4.5 milionë euro të parashikuara në Buxhetin e MASH-it po investohen përmes njësisë për investime kapitale, njësisë së projektit për ndërtimin e 145 sallave sportive dhe rehabilitimin e objekteve shkollore dhe njësisë së projektit për avancimin e arsimit fillor. Në 40 objekte shkollash në disa komuna të vendit po kryhen aktivitete ndërtimore për përmirësimin e efiçencës energjetike, përmirësimin e kushteve sanitare e…
Author: Hamdi Kumanova
Për të mërkurën në orën 12:00 është caktuar protestë para Gjykatës Themelore të Tetovës për djegien e spitalit modular, raporton SHENJA. Protesta vjen pas dokumentarit të IRL-së, të publikuar ditë më parë, ku në këtë dokumentar zbulohen detaje të reja dhe parregullsi e që kanë qenë fatale për jetën e 14 qytetarëve nga Tetova, të cilët humbën jetën nga zjarri. Gazetarët e Laboratorit të Reporterëve Hulumtues- IRL kanë bërë një dokumentar i cili zbardh shumë prapaskena se si hetimet nuk kanë qenë të plota, anashkaluese për zyrtarë të lartë dhe kompaninë që ishte përgjegjëse për ndërtimin e spitaleve modulare. /SHENJA/
Gjatë qëndrimit tim disaditor në kryeqytetin e Republikës së Turqisë – Ankara, sot kisha rastin që të takohem me kryetarin e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), z. Serkan Kajallar. Në këtë takim miqësor biseduam mbi projektet kulturore dhe arsimore mes popujve ndërvëllazërore mes shqiptarëve dhe turqve. Gjithashtu, si ish-ministër i Kulturës, përzemërsisht falënderova kryetarin e TIKA-s, z. Kajallar, për mbështetjen e parezervë të shtetit turk në avancimin e projekteve bilaterale kulturore, historike dhe arsimore mes shtetit turk dhe popujve ballkanas. TIKA mbetet të jetë fryma unike e jetësimit të urave bashkëpunuese mes shqiptarëve dhe turqve në Ballkan.
Verën e ardhshme, nëse planifikoni të shkoni me makinë për pushime në Greqinë fqinje, duhet të dini se i gjithë udhëtimi do t’ju kushtojë pak më shumë para se ato udhëtime me të cilat jeni mësuar. Gjegjësisht, siç raportojnë mediat greke, në Greqi ka rritje të madhe të çmimit të tarifave dhe çmimet e reja do të aktivizohen që në muajin e ardhshëm. Ky vendim i koncesionarëve të autostradave kryesore greke shkaktoi një reagim të ashpër në Ministrinë greke të Infrastrukturës dhe Transportit, por duket se rritja e çmimit të tarifave nuk mund të ndalet. Në deklaratën e Ministrisë përkatëse,…
Dje në ora 08:55 në Departamentin e Policisë së Gostivarit është raportuar se në rrugën kryesore Gostivar – Tetovë ka ndodhur një aksident trafiku, në të cilin janë lënduar tre persona. Siç njoftojnë nga SPB Tetovë, aksidenti ka ndodhur në mes dy automjeteve “Volkswagen Golf” me targa të Gostivarit e drejtuar nga S.L.(73) nga Gostivari dhe një automjetit “Chevrolet” me targa regjistrimi të Tetovës, e drejtuar nga J.A.(57) nga Tetova. “Pas aksidentit drejtuesit dhe pasagjerët e dy veturave janë transportuar në qendrën emergjente në Gostivar, ku dy drejtuesit dhe pasagjeri J.L. nga automjeti i pasagjerëve “Golf” janë konstatuar me lëndime…
Ministri i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës – Azir Aliu, sot zhvilloi takim me përfaqësuesit e Shoqatës për Promovim dhe Zhvillim të Shoqërisë Inkluzive “Inkluziva”. Në takim, ministri vuri në pah se po ndërton modelin evropian të komunikimit dhe në këtë kontekst mbetet i përkushtuar mbi angazhimin që personat me aftësi të kufizuara të përfshihen në të gjitha proceset legjislative, si dhe të ngritet ndërgjegjësimi për të drejtat dhe nevojat e këtyre personave. ,,Në mënyrë sistematike përpiqemi dhe punojmë në vendosjen e kornizës profesionale që përdor gjuhën e shenjave dhe posedon licensë për interpretim të shenjave në të gjitha…
Në gjysmën e parë të vitit 2023 janë zbuluar 372 vepra penale dhe janë denoncuar penalisht 440 kryerës në luftën kundër tregtisë së paligjshme me drogë, bëri të ditur ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski. Në postimin në profilin e tij zyrtar në Fejsbuk, Spasovski, duke i sublimuar rezultatet për gjashtë muajt e parë, thekson se janë rritur edhe sekuestrimet e kokainës, amfetaminës dhe ekstazës edhe atë: 286 kg marihuanë, 7 kg amfetaminë, 3 kg kokainë dhe 3.532 copë ekstazë. “Është zbuluar një laborator për prodhimin e amfetaminës, janë kapur tre transporte marihuanë, janë shkatërruar pesë grupe kriminale dhe…
Faton Ahmeti ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorit të Fondit për Sigurim Shëndetësor, përcjell TV21. Këtë e ka bërë të ditur vet Ahmeti përmes një shkrimi në rrjetet sociale. “Çdo detyrë e ka fillimin dhe përfundimin e saj. Unë, sot, Ju njoftoj se dorëzova dorëheqjen nag detyra Drejtor gjeneral i Fondit për Sigurim Shëndetësor”, ka shkruar mes tjerash Ahmeti.
Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK) Stojançe Angellov, ka folur për situatën me zjarret në vend. Në Click Plus ai tha se ka raste kur pyjet digjen qëllimisht, që më vonë të bie çmimi i druve. “Fatkeqësisht njeriu është i tillë. Ka edhe zjarre të shkaktuara nga instalimet elektrike. Fermerët djegin mbetjet e grurit dhe ajo përhapet shpejt. Prandaj apeloj që të mos digjet, është e ndaluar. Për më tepër, mjetet ndezëse, të tilla si saldimi, mund të ndezin barin dhe më pas të përhapen sepse bari është i nxehtë dhe i thatë”. “Shoferët hedhin bishta cigaresh dhe…
Sindikata e Pavarur e Zjarrfikësve të Maqedonisë ka lëshuar një paralajmërim të ashpër për gjendjen e pasigurt të Njësive Territoriale të Zjarrfikësve në mbarë vendin. Sindikata ka tërhequr vëmendjen për mungesën e madhe të zjarrfikësve profesionistë, duke vënë në rrezik të konsiderueshëm sigurinë e qytetarëve dhe mirëqenien e vetë zjarrfikësve. ADVERTISING Përgjigja e sindikatës vjen pas një njoftimi në media që theksonte rekrutimin e 600 oficerëve të rinj të policisë. Kjo ka bërë që sindikata e zjarrfikësve të adresojë mungesën kronike të zjarrfikësve në radhët e tyre, duke deklaruar se njësitë e tyre aktualisht po operojnë në një 50 për…
Partia maqedonase në pushtet LSDM, nëpërmjet një kumtese për media thotë se “e kanë rritur pensionin mesatar me 40% në vetëm gjashtë vjet”. Nga kjo parti thonë se vazhdimisht punojnë në përmirësimin e standardit jetësor të të gjithë qytetarëve, veçanërisht të pensionistëve. “Nëse në vitin 2016 pensioni mesatar ishte 13.754 denarë, ndërsa sot është 19.106 denarë në vitin 2023, që është një rritje prej 40 për qind gjatë mandatit të qeverive të udhëhequra nga LSDM. Për rritjen e vazhdueshme dhe në kohë të pensioneve, së bashku me pensionistët kemi miratuar një metodologji të re me të cilën pensionet rriten çdo…
Tetë persona kanë pësuar lëndime trupore në një aksident trafiku të hënën në Tërpezë të Ulët në Malishevë. Dyshohet se aksidenti u shkaktua nga pakujdesia e një shoferi, duke goditur një veturë tjetër. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Njoftimi i plotë i policisë: Fsh. Tërpezë e Ultë, Malishevë 14.08.2023-11:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin duke goditur veturën tjetër të cilën ishte duke e drejtuar viktima mashkull kosovar. Si pasojë, lëndime kanë pësuar të dy drejtuesit dhe gjashtë (6) pasagjerë.…

