Partia e Maqedonasve në Serbi, si reagim ndaj vendosjes së flamurit me Shqipërinë e Madhe gjatë pritjes së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Tetovë, kërkon rishikimin e vendimit për njohjen e Kosovës nga Maqedonia e Veriut. “Vendimi është marrë kundër vullnetit të popullit dhe duhet shpallur referendum. Ju e keni njohur Kosovën edhe pse nga Kosova kemi pasur një inkursion klasik të Trupave Mbrojtëse të Kosovës dhe një sulm ndaj një kolone ushtarake të ARM-së nga forcat e Kosovës. Ka monumente për terroristët, ata të amnistuar u bënë zyrtarë shtetërorë, kryetar Kuvendi, dhe ende quhen komandantë!?…Partia e Maqedonasve në…
Author: Hamdi Kumanova
Banka Qendrore ruse reagoi ndaj zhvlerësimit të rublës në një takim emergjent. Ajo rriti në mënyrë drastike normën bazë, e cila tani është dymbëdhjetë për qind. Deri tani, kjo masë nuk ka pasur efekt të madh. Për të ndalur rënien e rublës, Banka Qendrore ruse ngriti normën bazë nga 8.5 në 12 për qind. Kjo u bë e ditur nga kujdestarët e monedhës pas një takimi krize. Rënia e monedhës kombëtare, e cila në fillim të javës kishte arritur në nivelin më të ulët prej afro 17 muajsh kundrejt dollarit dhe e cila gjithashtu kishte humbur shumë terren ndaj euros,…
Sot (16 gusht) para Gjykatës Themelore dhe Prokurorisë së Tetovës me fillim në ora 12 do të mbahet protestë për zjarrin në spitalin modular të Tetovës ku vdiqën 14 persona dhe mos sjelljen e drejtësisë për viktimat, dy vite pas ndodhjes së tragjedisë, transmeton Portalb.mk. Protesta organizohet nga nisma qytetare “Më Mirë për Tetovën” dhe e njëjta ka marrë përkrahje nga një numër i qytetarëve, aktivistëve, organizatave qytetare por edhe i disa partive politike. Protesta vjen pas publikimit të dokumentarit “Vrasje në Tetovë” i cili zbuloi edhe njëherë se fajtorët e vërtetë për shkaktimin e zjarrit nuk janë prapa grilave.…
Një javë pune më e shkurtër është rishfaqur në vitet e fundit si një temë me rëndësi politike dhe ekonomike në Mbretërinë e Bashkuar, me TUC (Trades Union Congres), Partinë e Gjelbër dhe atë Laburiste që e marrin seriozisht reduktimin e orarit të punës si një politikë që mund të rrisë mirëqenien e punonjësve, produktivitetin dhe të përballet me sfidat e automatizimit.Në Gjermani, IG Metall, sindikata më e madhe industriale në Europë, organizoi vitin e kaluar një grevë e cila mobilizoi 1,5 milionë punonjës dhe fitoi të drejtën për të reduktuar në mënyrë individuale orarin e punës nga 35 orë…
Dy grupe të fuqishme të armatosura luftuan në kryeqytetin e Libisë të martën, por përleshjet vdekjeprurëse u ndalën pasi njëra palë liroi një komandant, i cili dyshohej se ishte shkaktar i luftimeve. Një agjenci shëndetësore e Tripolit tha se 27 njerëz u vranë dhe më shumë se 100 të tjerë u plagosën, pa dhënë detaje nëse këto shifra përfshinin luftëtarë dhe civilët. Forcat Speciale të Parandalimit dhe Brigada 444 janë dy nga forcat më të forta ushtarake në Tripoli dhe luftimet e tyre të hënën vonë tronditën rrethet në të gjithë kryeqytetin. Të dyja grupet kishin mbështetur Qeverinë e Përkohshme…
Chelsea nuk po ndalet me transferime as këtë verë, ndërsa shuma e shpenzimeve të tyre sa shkon e rritet. Madje, klubi londinez po garon edhe kundër ligave, duke kaluar shpenzimet e disa prej tyre. Së fundmi, Chelsea ka kompletuar transferimin e Moises Caicedos nga Brightoni për 133 milionë euro, duke i çuar shpenzimet për vetëm një vit në 934 milionë euro. Mirëpo, klubi londinez ka arritur marrëveshje me Southamptonin për Romeo Lavian, që do të kushtojë 69 milionë euro. Me këtë transferim të belgut, Chelsea kalon shifrën e një miliard eurove për tri afate kalimtare të fundit. Todd Boehly…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Pilur ku një efektiv policie ka mbetur i plagosur rëndë pasi ndërhyri për të shuar një konflikt mes dy personave. Ai u godit me thikë në qafë nga një prej personave të përfshirë në konflikt teksa mësohet se ndodhet në gjendje kritike për jetën. Burime bëjnë me dije se 28-vjeçari Redian Caushaj prej orësh ndodhet në sallën e operacionit. Thirrjes së spitalit të Vlorës për të dhuruar gjak gjatë orëve të mesnatës i janë përgjigjur kolegë të 28-vjeçarit. Ndërkohë policia po zhvillon aksion për arrestimin e autorit, i cili duke perfituar nga…
Periudhat e shpërblimeve të punonjësve janë të vështira për menaxherët.Ata duhet të vendosin se cili punonjës meriton shpërblim dhe se si duhet shpërblyer ai.Përzgjedhja e punonjësve dhe marrja e vendimeve për shpërblime mund të jetë jashtëzakonisht e vështirë, pasi mund të shkaktojë pakënaqësi te punonjësit. Megjithatë në periudha shpërblimesh në kompani duhet pasur parasysh: 1. Ndiqni politikat e kompanisë – Shumica e kompanive kanë politikat e tyre të shpërndarjes së shpërblimeve për punonjësit. Bisedoni me shefin ose drejtuesin e Burimeve Njerëzore për udhëzime në vendim-marrje dhe caktimin e shpërblimeve.2. Krahasoni arritjet e punonjësve – Shpërblimet janë vetëm motivuese dhe domethënëse…
Shumë të rinj janë të fiksuar pas palestrës dhe llojeve të reja të dietave si dieta Keto apo dieta FAD etj. Por, këta njerëz kanë shumë pak njohuri nëse këto dieta rekomandohen për trupin e tyre. Ata më së shumti mbështeten në mediat sociale për të fituar njohuri dhe shumicën e rasteve nuk kanë asnjë provë shkencore. Është e rëndësishme të jeni të vetëdijshëm sepse disa nga këto dieta mund të kenë pasoja negative për shëndetin tuaj. Dietë me kalori të ulët Mjekët nuk rekomandojnë kurrë që njerëzit të ndalojnë konsumimin e kalorive. Gjëja kryesore është të ndiqni një dietë…
“Sot (15.08.2023) Ministria e Punëve të Brendshme, më saktësisht Departamenti i Policisë Kriminale, Sektori për Krime të Përgjithshme dhe Krim të Dhunshëm, në koordinim me Sektorët për Punë të Brendshme Shkup dhe Tetovë, kanë dorëzuar kërkesa në gjykatat themelore kompetente për inicimin e procedurës kundërvajtëse kundër personave juridik Komuna Çair dhe Komuna e Tetovës dhe personat përgjegjës në këto persona juridikë, kryetarët e këtyre komunave V.G. dhe B.K. Përkatësisht, gjatë vizitës zyrtare të delegacionit të Kosovës në vendin tonë, të udhëhequr nga kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në pritjen e organizuar më 11.08.2023 në rrugën “Ferid…
Komisionit për Sëmundjet Infektive, ka analizuar gjendjen aktuale me Ethet Hemorragjike Kongo-Krime (EHKK) në vend. Nga komisioni për sëmundje infektive thonë se reagimi i shpejtë i autoriteteve shëndetësore parandaloi skenarë të rinj në formën e rritjes eksponenciale të numrit të rasteve të reja me Ethet Hemorragjike Kongo-Krime. Aleksandër Petliqkovski thotë se testet I kanë të mjaftueshëm por edhe terapinë për shërimin e kësaj sëmundje. Pacientët e prekur janë në gjendje të mirë shëndetësore, dhe nuk ka rrezik ose rëndim të gjendjes së tyre.Ndërkaq ai njofton se më të prekur nga kjo janë personat që merren me blegtori dhe peshkatarët. Në…
Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka reaguar pas thirrjes në stacion policor, për shkak ikonografisë gjatë ardhjes së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Ai ka shkruar se “komunizmi nuk ka vdekur, ai është gjallë dhe po e mbajnë qeveritarët tanë bashkë me Ali Ahmetin e Taravarin”. “Tentimet e këtilla për frikësim dhe heshtje si në kohën e komunizmit, nuk na trembin aspak, bile kokën lartë po vazhdojmë. Aq më pak na trembin kur këto shantazhe e tentime për të penguar opozitën e bashkuar, vijnë nga pushtetarët e korruptuar dhe të shantazhuar që tani më ditët e tyre po…

