Nga shtatori, pensioni minimal do të jetë 13.300 denarë, paralajmëroi Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Jovanka Trençevska, duke u shprehur e prerë se nuk ka mundësi që pensioni minimal të jetë 18.000 denarë, siç kërkojnë pensionistët që protestuan ditëve të kaluara, njofton KlanM. “Presim që këtyre ditëve t`i marrim të dhënat nga Enti Shtetëror për Statistika për rritjen e harxhimeve jetësore dhe në bazë të këtyre të dhënave do të shohim se sa do të jetë rritja. Ka mundësi 6%, por edhe më tepër, por pension më të ulët se 13.300 denarë nuk do të ketë” – tha Jovanka…
Author: Hamdi Kumanova
Ambasadori i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Jeffery Hovenier tha se nuk e mbështesin as Shqipërinë e Madhe dhe as Serbinë e Madhe, raporton Ekonomia Online, duke shtuar se e përkrahin integritetin territorial dhe sovranitetin e çdo shteti në Ballkanin Perëndimor. Këtë komente ai i bëri kur u pyet për vizitën e kryeministrit Albin Kurti në Maqedoninë e veriut., gjatë një takim me gazetarë. “Nuk e di sa është e vendit që unë të flas për specifikat e vizitës por e kam parë se në opinionin publik ka pasur shprehje të shqetësimeve për këtë idenë e një Shqipërie të madhe,…
Ushtarët e Maqedonisë në Slloveni po marrin pjesë në operacione humanitare për riparimin e dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet katastrofike që përfshiu këtë vend. Reklama Në hapjen e urës në këtë komunë në rajonin e Karintit, ministri slloven i mbrojtjes Marjan Sharec, duke falënderuar inxhinierët që kontribuan në ndërtimin e urës, tha se kjo është një urë e rëndësishme për popullatën vendase dhe ekonomisë. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Sllovene, nënkolonel Robert Glavash, në vënien në punë të urës theksoi se ura është ndërtuar së bashku me ushtarët e ARM-së. “Ushtria sllovene që nga fillimi ka bashkëpunuar për…
Kjo seancë do të jetë një rast i mirë për të bindur mbarë opinionin maqedonas se qeveria për një vit të tërë gënjen, manipulon dhe përhap mjegull për ndryshimet kushtetuese dhe se ato nuk janë as afër amendamenteve kushtetuese. Qeveria është e ekspozuar dhe nuk ka atu tjetër veç gënjeshtrës dhe manipulimeve Mbetemi në qëndrimin e vazhdueshëm se ndryshimet e Kushtetutës në këtë format dhe nën diktimin bullgar nuk janë të mundshme dhe nuk do t’i mbështesim, tha sot koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski. – Advertisements – “Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit “Për rindërtimin e Maqedonisë”…
Me datë 15.08.2023 në ora 17:50 në rrugën 162 në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB-Tetovë kanë privuar nga liria personin N.S.(33) nga një fshat i Tetovës për shkak se e ka sulmuar fizikisht gruan e tij 31-vjeçare. Më pas, me urdhër të prokurorit publik, në banesën e tij është kryer bastisje, gjatë së cilës janë gjetur dhe konfiskuar disa pako me heroinë dhe sende të tjera lidhur me veprën penale. Personi është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të përgaditet parashtresë përkatëse. TS
Në prag të fillimit të seancës parlamentare për ndryshimet kushtetuese të caktuar për këtë të premte, ministri i Punëve të Jashtme dhe nënkryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani sot përmes profilit të tij në Fejsbuk bën thirrje “të mos lejojmë të defokusohemi dhe çorientohemi, por ta ruajmë kursin dhe përgjegjësinë prindërore para gjeneratave të ardhshme”. “Na ndajnë vetëm dy ditë nga fillimi i një prej proceseve më të rëndësishme për sigurimin e një të ardhmeje të sigurt dhe të begatë evropiane për qytetarët tanë, të seancës parlamentare për ndryshimet kushtetuese. Andaj, ju ftoj që mos të lejojmë tani…
Komuna e Aerodromit vazhdon me praktikën e krijuar për të aplikuar për ndihmë financiare të njëhershme prej 3.500 denarë për çdo nxënës të regjistruar në klasë të parë në shkollat në territorin e komunës. Afati i regjistrimit zgjat deri më 29 shtator dhe prindërit e nxënësve të klasës së parë mund t’i shkarkojnë dokumentet online KËTU ose direkt në ambientet e bashkisë.
Lëvizja Demokratike (LD) thotë se BDI nuk ka të drejtë morale të flasë për projektin Tetovë – Prizren. Sipas tyre, rruga e vetme e BDI do të jetë ajo që do t’i çojë drejt humbjes… “Projekti i rrugës Tetovë – Prizren, bashkë me tunelin, është një ide e kamotshme. Është një arterie e rëndësishme jo vetëm kombëtare, por edhe ndërkombëtare. Së fundi është aktualizuar shumë, sidomos kulmoi me vizitën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Shkup e Tetovë, i cili edhe një herë foli për rëndësinë e kësaj rruge që lidh dy qytetet me rëndësi historike. Kjo rrugë gjithsesi…
Është publikuar Renditja Akademike e Universiteteve Botërore për vitin 2023 nga organizata “Shanghai Ranking Consultancy”. Lista edhe këtë vit, për 20-vjetorin e saj, nuk sjell ndonjë surprizë të madhe. Në mesin e mijëra universiteteve më të mira në botë edhe këtë vit nuk ka asnjë institucion të arsimit të lartë nga Maqedonia e Veriut. Për herë të 21-të, Universiteti i Harvardit kryeson listën ndërkombëtare. Në vendin e dytë është Universiteti Stanford dhe në vendin e tretë është Instituti i Teknologjisë në Masaçusets (MIT) – të gjithë nga SHBA. Universitetet amerikane, në fakt, mbajnë 14 nga 20 vendet e para në…
Ministri i Infrastrukturës së Kosovës, Liburn Aliu, në konferencën për media me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti, tha se ky takim vjen me kërkesë të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për bashkëpunimin e të dyja vendeve dhe më konkretisht për hapat e mëtejmë të realizimit që që lidh Tetovën dhe Prizrenin. “Kjo është rrugë që ka ndikim jashtëzakonisht të madh për të dyja vendet. Dua të përkujtojë që kjo rrugë tashmë e ka studimin e fizibilitetit që është realizuar nga RMV, jemi në fazën e marrëveshjes financiare për ta realizuar projektin dizajnin edhe për tunelin e përbashkët dhe të kalohet…
Gjykata e Kavadarit ka shqiptuar masën e paraburgimit ndaj një burri 42 vjeç i cili dyshohet se ka përdhunuar vajzën e tij të lindur në vitin 2016, përcjell TV21. I njëjti dyshohet se krimin e ka bërë në periudhën e vitit 2022-2023. “Dyshohet se në disa raste, gjatë viteve 2022 dhe 2023, duke përfituar nga fakti se ka jetuar me vajzën në të njëjtin komunitet familjar, i ka shfaqur videot me përmbajtje pornografike dhe ka vazhduar të kryejë akte të tjera seksuale ndaj saj, që sanksionohen sipas nenit 188 paragrafi 5 i Kodit Penal”, thonë mes tjerash nga Prokuroria./tv21.tv
“Maqedonia e Veriut duhet t’i zbatojë reformat e nevojshme për t’i përmbushur kushtet nëse dëshiron të fillojë negociatat për anëtarësim në BE”. Këtë e deklaroi ish-ministrja e Punëve të Jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zakharieva, e cila është edhe kryetare e Komisionit për politikë të Jashtme në Kuvendin e Bullgarisë. Siç raporton BGNES, komenti i saj vjen në prag të ndryshimeve kushtetuese që duhet të bëhen në Maqedoninë e Veriut për futjen e bullgarëve në Kushtetutë. Ajo iu bëri thirrje autoriteteve në Maqedoni që të mos frikësohen nga ndryshimet. “Ndryshimi i Kushtetutës së RMV-së nuk është punë e madhe. Bullgarët janë…

