Dy ushtarë nga Maqedonia janë helmuar nga gazi në Slloveni, ndërsa kanë qenë duke punuar në mënjanimin e dëmeve nga përmbytjet. Mjeku kryesor i Ushtrisë së Sllovenisë Robert Karota njoftoi se në mesin e të helmuarve janë edhe 5 ushtarë slloven dhe një zjarrfikës. Incidenti ka ndodhur, ndërsa ushtarët kanë qenë duke punuar në terren. Duke punuar në pastrimin e zonës kanë qenë 32 vetë, në mesin e të cilëve edhe 18 ushtarë të Maqedonisë. Personat e helmuar menjëherë janë dërguar në spital ku dhe kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Sipas mjekëve, ushtarët e helmuar janë në gjendje të…
Author: Hamdi Kumanova
Rusia pretendon se ka zmbrapsur një sulm me dron ukrainas në territorin e saj. Kështu të paktën raporton agjencia ruse e lajmeve RIA. Sipas një raporti të veçantë të Interfax-it, ministria ruse e mbrojtjes tha se forcat e saj rrëzuan një dron mbi rajonin jugor të Belgorodit të vendit. closevolume_off Sky News nuk mund të verifikojë pretendimet dhe Ukraina nuk ka komentuar mbi akuzën.
Shkencëtarët u kanë bërë thirrje njerëzve në Mbretërinë e Bashkuar që të mbajnë përsëri maska pas një “mutacioni” të ri shqetësues të variantit të COVID-19. Ata shprehën shqetësimin për një nënvariant të Omicron, “Eris”, i cili tani përbën një në 10 raste në MB. Numri i njerëzve të diagnostikuar me virus mbërriti nga rreth 3.3 për 100,000 në 7.2 në më pak se një muaj, raportoi Mirror të mërkurën, shkruan AA. Një variant i ri i referuar si “BA.6” gjithashtu ka shkaktuar shqetësim, megjithëse për momentin është paraqitur vetëm në Danimarkë dhe Izrael. Trisha Greenhalgh, një eksperte e kujdesit parësor…
Një grua është gjetur pa shenja jete në Lipjan, njoftoi Policia e Kosovës. “Lipjan 16.08.2023 – 07:22. Është raportuar se viktima femër kosovare ishte gjetur pa shenja jete”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. Sipas raportit të Policisë thuhet se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë dhe ekipi mjekësor, me ç’rast edhe është konstatuar vdekja e viktimës. Tutje, Policia njoftoi se trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për obduksion, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet.
Është arrestuar V.Sh (18-vjeçar) në Kaçanik, pasi dyshohet se e postoi armën e zjarrit në rrjetin social Snapchat, kështu ka njoftuar Policia e Kosovës.Në njoftimin e Policisë, thuhet se të mërkurën, Sektori Rajonal i Hetimeve, kishte pranuar informacionin për rastin në fjalë. “Hetuesit rajonal në bashkëpunim me policët hetues të stacionit në Kaçanik i kanë marrë veprimet e menjëhershme dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i kanë nisur hetimet, ndërsa kanë arritur që të identifikojnë personin e dyshuar V.SH (M/K) i moshës 18 vjeçar, i cili është shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe…
Kryetari i Deçanit, Bashim Ramosaj, ka denoncuar komunkimin e keq me Qeverinë Kurti dhe ministrat e tij. Në një intervistë për Kosovalive, Ramosaj thotë se, kjo qeveri po e penalizon jo atë por qytetarët e Deçanit, duke mos e ndjekë dinamizmin e punimeve në të gjithë sektorët. “Për mu është tepër e rëndësishme komunikimi. Është tepër e zorshme me këta njerëz. Kam një rast kur i kam çu letër 48 herë ministrit të Fianancave, Hekuran Murati, e kam thirrë në telefon mbi 40 herë dhe nuk është përgjigj. Këta janë njerëz inatçorë dhe të mllefosur. Nuk e di…
Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, ka bërë të ditur se nuk i është përgjigjur ftesës së organeve të rendit për intervistim pas organizmit të vizitës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Ai ka thënë se është hera e parë që ka reagime të tilla për tubime që sipas tij janë mbajtur edhe më herët në Maqedoninë e Veriut. Kasami ka thënë se po përsëritet situata kur në Maqedoni janë burgosur kryetarë të partive e komunave për çështje të flamurit kombëtar. “Ideja e Policisë ishte për shkak të ikonografisë në tubimin që është organizuar, tubime të tilla nga 2001 e këndej…
Për shkak të asfaltimit të rrugës rajonale R1102 Veles – Gradsko, nga data 16 gusht deri më 19 gusht 2023, pjesa do të jetë e mbyllur për qarkullim nga ora 08:00 deri në 18:00, njoftoi SHAM. Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme në rrugë të thata. Intensiteti i trafikut në rrugët rrugore jashtë zonave urbane është rritur. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga shteti. SHAM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina…
Janë publikuar pamjet e kryetarit të ashtuquajturës Kuvendi Popullor i Republikës Serbe, Nenad Stevandiq, i cili shihet i armatosur gjatë luftës në Bosnjë e Hercegovinë. Sipas raportimeve, Stevandiq ka qenë pjesëmarrës në krimet e bëra nga regjimi i Serbisë ndaj popullsisë boshnjake në këtë vend. “Shfaqen pamjet që tregojnë kryetarin aktual të të ashtuquajturës Kuvendi i Republikës Serbe, Nenad Stevandiq, duke marrë pjesë në krimet e luftës gjatë luftës së Bosnjës”, thuhet në përshkrimin e pamjeve të publikuara në rrjetin social X. “Asnjë përgjegjësi për krimet gjenocidale të luftës. Mirë se vini në ‘Republikën Serbe’”, përfundon reagimi. Stevandiq është…
Ambasadorja e ShBA-së në Mal të Zi, Judy Rising Reike ka folur lidhur me atë se cilat hapa duhet t’i ndjekë Mali i Zi në mënyrë që t’i arrijë aspiratat euroatlantike.Reike ka potencuar që ky vend duhet të përkrahë sovranitetin e shteteve fqinje, përfshi atë të Kosovës.Ndër të tjerash ajo ka shkruar se Mali i Zi duhet të mbështesë sanksionet e BE-së ndaj Rusisë.“Në mënyrë që Mali i Zi të arrijë aspiratat euroatlantike, i nevojitet një qeveri që dënon agresionin e Rusisë, avokon për integritetin territorial të Ukrainës dhe mbështet sanksionet e BE-së ndaj Rusisë, po ashtu të përforcojë pjesëmarrjen…
Një studim i kohëve të fundit nga SchengenVisaInfo.com zbulon se 62.3 për qind e të anketuarve, të cilët janë kryesisht nga mosha 25 deri në 34 vjeç, thanë se nuk po mendojnë të transferohen në BE, krahasuar me 37.7 për qind që zbuluan planet e tyre, për t’u larguar një ditë nga Kosova.Gjetjet e sondazhit tregojnë se dëshira për të kaluar në BE është shumë e fortë në mesin e atyre që nuk e kishin vizituar bllokun më parë, ndërsa të gjithë të anketuarit që kanë vizituar BE-në pohuan se nuk mendojnë të lëvizin atje së shpejti, transmeton RTK.Në mënyrë…
Katër vjet më parë u zbuluan informacione të tmerrshme për trajtimin çnjerëzor të banorëve në Institucionin Pazariq. Tani janë zbuluar pamje të reja që tregojnë se ka vazhduar dhuna ndaj personave me aftësi të kufizuara. Në videon tronditëse të siguruar nga ekipi i Al Jazeera Balkans, shihet dhuna ndaj njërit prej banorëve. Gjegjësisht, një grua e godet djalin/të riun dhe i thotë “ta mbyllë gojën”, ndërsa ai qan nga dhimbjet. Në një deklaratë anonime të një punonjësi të institucionit në Bosnje-Hercegovinë, theksohet se video është realizuar gjatë këtij viti dhe se të gjithë në atë institucion e dinë për dhunën…

