Vazhdojnë bisedimet për metodologjinë për rritje të rrogave në sektorin publik edhe sot, në format të grupit të punës, anëtarët e Këshillit socio-ekonomike (KSE) do të tentojnë t’i afrojnë qëndrimet rreth arritjes së zgjidhjes së mundshme. Sindikatat mbeten në kërkesën inflacioni i cili vitin e kaluar ishte 14,2 për qind të jetë parametër bazë me të cilin do të rriten rrogat në sektorin publik dhe të gjithë të marrin rritje procentuale të rrogave, përderisa për pushtetin është kyçe të sillet zgjidhje e cila do të jetë sistematike dhe e qëndrueshme për ta rritur efikasitetin, produktiviteton dhe efektivitetin në sektorin publik.…
Author: Hamdi Kumanova
Një vëzhgim i Report Tv në lagjen 13 të plazhit të Durrësit, konstaton se mungojnë vrojtuesit në kullat e rojës përgjatë bregdetit.Qytetarët shprehen të shqetësuar dhe si të vetmen janë bërë vetë roje për sigurinë e fëmijëve të tyre. Në 2016 në bazë të një Vendimi të Këshillit të Ministrave të gjitha subjektet private që operojnë në buzë të detit duhet të kenë një kullë vrojtimi të pajisur me roje plazhi.Por ky vendim nga viti në vit duket se nuk ka gjetur zbatim në shumicën prej vijave.
Luftime të ashpra kanë vazhduar në zonën e Bahmutit, Limanit, Avdijivkës dhe Marjinkës në Donjeck, tha Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase më 5 korrik, duke shtuar se në ditën paraprake në këto zona ka pasur 40 përleshje luftarake. “Luftëtarët tanë kanë vazhduar operacionet ofensive në jug dhe veri të qytetit të Bahmutit”, tha ushtria në përditësimin e fundit për luftën në Ukrainë. Në njoftim u tha se mbi 15 vendbanime janë sulmuar nga artileria ruse. Ushtria ukrainase tha po ashtu se ushtria ruse ka intensifikuar aktivitetet vëzhguese dhe të sabotimit në zonat kufitare afër qytetit Siverski.…
Një 40-vjeçar është vënë në pranga pasi ka dhunuar dhe përndjekur vazhdimisht bashkëjetuesen e tij. Kjo e fundit ka denoncuar në polici dhunën e vazhdueshme të bashkëjetuesit të saj, gjë e cila ka sjellë dhe arrestimin e këtij të fundi. Policia raporton gjithashtu se 40-vjeçari ka publikuar një video të bashkëjetueses, pa pëlqimin e saj. Ndërkohë, uniformat blu kanë vënë në pranga dhe një 18-vjeçar në Tiranë, i cili ka dhunuar babain e tij.+
Nëse dikur sfida e prindërve ishte që t’ju përgjigjeshin të gjitha pyetjeve të fëmijëve, sot sfida është që ata të të bëjnë pyetje. Më poshtë, gjeni disa këshilla sesi të nxisni të folurën e fëmijës tuaj. Shpesh, përgjatë punës, përballemi me prindër, fëmija i të cilëve nuk flet apo ka një fjalor shumë të kufizuar, jo në përputhje me moshën e tij kronologjike, pa ndonjë çrregullim zhvillimi. Kjo vjen për arsye të ndryshme: fëmija dëshiron të komunikojë me gjeste, modeli prindëror është i tillë që nuk nxit mjaftueshëm ekspozimin ndaj stimujve që ta “detyrojnë” fëmijën të flasë, prindi plotëson çdo…
Zvicra po përballet me një krizë stafi – dhe kjo do t’i kushtojë ekonomisë miliarda.Një studim nga kompania konsulente Oliver Wyman tregon se mund të mungojnë 300,000 punëtorë të kualifikuar deri në vitin 2035.Por, raporti sugjeron që duhet të bëhet më shumë për të ndihmuar ata me prejardhje sociale të pafavorizuara.Drejtuesit e biznesit thonë se mungesa e talentit është frena e tyre më e madhe për rritjen, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.Shumë të larguar nga shkolla me prejardhje më të varfër thonë se e kanë të vështirë të zgjedhin një karrierë. Raporti thotë se atyre u mungojnë modelet dhe nuk…
Bëhet fjalë për zgjidhje, tha i dërguari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin për marrëdhëniet maqedono-bullgare. Në një intervistë për “BNR” në lidhje me rezolutën e miratuar nga Bundestagu, e cila pa mëdyshje konfirmoi identitetin, gjuhën dhe kulturën maqedonase, Sarrazin deklaroi se po hyjmë në fazën kyçe të ndryshimit të Kushtetutës së Maqedonisë. “Të gjithë duam që bullgarët të përfshihen në ligjin bazë dhe ai të finalizohet. Por që kjo të ndodhë, parlamenti në Shkup duhet të ketë shumicën. Në vizitat e tyre në Maqedoninë e Veriut në javët dhe muajt e fundit, deputetët gjermanë ndjenë se maqedonasit…
Punonjësit e administratës gjyqësore në gjykatat në Shkup sot nga ora 10:00 do të protestojnë. Ata kërkojnë që t’u paguhen paga dhe t’u rriten pagat. Siç thonë nga Sindikata e UPOZ-it për AIM-në, revolta e punonjësve të administratës gjyqësore është e madhe, sidomos pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese me të cilën të zgjedhurve dhe të emëruarve pagat u janë rritur për 78 për qind. Një muaj më parë ata dolën në protestë me kërkesën për kthimin e shtesave të pagave deri në 35 për qind, si dhe miratimin urgjent të ligjit për shërbimin gjyqësor.
“Një mollë në ditë, mban larg doktorin”, thotë një shprehje e vjetër. Edhe pse e dimë që nuk mund të krahasojmë mollët me dardhat, ne e bëjmë, sepse dardhat janë jashtëzakonisht të shëndetshme. Më poshtë gjeni 5 arsye pse duhet të hani sa më shpesh dardha. Dardhat janë të shkëlqyera për zemrën dhe enët e gjakut Dardha është e mirë për shëndetin e zemrës sepse ka shumë fibra. Ato ndihmojnë në uljen e kolesterolit dhe presionit të gjakut. Ul shanset e prekjes nga diabeti i tipit 2 Përveç fibrave, dardhat kanë gjithashtu flavanole dhe anticid. Këto të tre bashkohen për…
Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) po planifikon mbledhjen e tij inauguruese për të adresuar rreziqet e mundshme të inteligjencës artificiale (IA) për paqen dhe sigurinë globale. Takimi, i organizuar nga Mbretëria e Bashkuar, synon të eksplorojë mundësitë e pafundme të IA-së, duke pranuar gjithashtu rreziqe të rëndësishme, siç është përdorimi i mundshëm i kësaj teknoligjie në armët autonome ose kontrollin bërthamor. Ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar, Barbara Woodward, gjatë presidencës britanike të Këshillit këtë muaj, caktoi takimin më 18 korrik. Në këtë takim pritet të paraqiten prezantime nga ekspertë ndërkombëtarë të IA-së dhe nga sekretari…
Deputetja britanike, Alicia Kearns, e cila është kryetare e Komisionit të Punëve të Jashtme në parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar ka ngritur alarmin se armët që po kontrabandohen nga Serbia në Kosovë përmes autoambulancave po shkarkohen në kishat ortodokse.Ajo tha se regjimenti ushtarak britanik i kthyer nga misioni i KFOR-it kishte qenë në dijeni se kishte armë të kontrabanduara nga Serbia në kishat ortodokse serbe me autoambulanca. Sipas saj, trupat britanike janë penguar për t’i konfiskuar këto armë.“Qeveria është e vetëdijshme, me Fusilierët [regjiment ushtarak britanik] që sapo janë kthyer nga shërbimi në KFOR, se ka armë që kontrabandohen përtej…
Shkencëtarët në një studim të ri, i cili analizoi të dhënat klimatike dhe mbetjet njerëzore gjatë një periudhe prej 50 mijë vjetësh, zbuluan një lidhje midis ndryshimeve të mëparshme klimatike dhe zvogëlimit të madhësisë së trurit të njeriut. Reklama “Duke pasur parasysh tendencat e fundit në ngrohjen globale, është me rëndësi të madhe të hulumtohet dhe të kuptohet ndikimi i ndryshimit të klimës në madhësinë e trurit të njeriut dhe sjelljen njerëzore”, shkruan shkencëtari i Muzeut të Historisë Natyrore të Kalifornisë, Jeff Morgan Stibel. Gjatë hulumtimit, ekspertët vëzhguan se si madhësia e trurit të 298 ekzemplarëve ndryshoi gjatë 50 mijë…

