Author: Hamdi Kumanova

Inspektorët komunalë në Malishevë, bashkë me Policinë, sot kanë ndërmarrë një aksion në disa lokale për të zbatuar vendimin që ndalon përdorimin apo shërbimin me shisha.Gjatë inspektimit, dy lokale, në të cilat janë hasur duke shërbyer për klient me shisha-llulla- nargjile dhe të njëjtat janë mbyllur. “Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Malishevës, ka bërë të ditur se edhe në ardhmen do të bëjë mbikëqyrje për zbatimin e plotë të këtij vendimi dhe aty ku haset në moszbatim të këtij vendimit, do të ndërmarrin veprime ligjore”, thuhet në komunikatë.

Lexo më Shumë

Policia gjatë bastisjeve në dy lokacione në Shkup ka arrestuar personat A.I. 26 vjeç dhe S.S. 32 vjeç, të dy nga Shkupi, përcjell TV21. Tek të njëjtit policia ka gjetur armë, municione dhe substanca narkotike. “Gjatë kontrolleve, në shtëpinë e A.I. janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë automatike me pajisje optike, një karikator automatiku me 28 plumba, nëntë pajisje elektronike me magnet, tre kamera dixhitale, dy pajisje elektronike, dy thasë me lëndë bimore. Ndërsa në shtëpinë e S.S. janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë automatike me një karikator plumbash, një pistoletë automatike me një karikator plumbash, një shurdhues, një…

Lexo më Shumë

Pensionistët janë duke i numëruar ditët deri në gjetjen e një zgjidhje për kërkesat e tyre. Zotohen se do të dalin sërish në protestë nëse nuk ka rritje lineare prej 3,500 denarëve dhe derisa pensioni minimal nuk bëhet 18 mijë denarë. Por, këto kërkesa janë të papranueshme edhe për kryeministrin Dimitar Kovaçevski. Ai tha se Fondi Pensional nuk ka kapacitet të paguaj edhe 220 milion euro shtesë në vit për këto kërkesa. Madje, presin nga Gjykata Kushtetuese të konfirmojë nëse rritja lineare shkel të drejtat e pensionistëve të tjerë, të cilët kanë paguar kontribute më të larta dhe kanë stazh…

Lexo më Shumë

Dje në Gostivar, konsorciumi që po ndërton korridoret 8 dhe 10D, “Bechtel dhe Enka” e organizoi Panairin e Punësimeve, ku prezantuan planin për punësimin e 2000 punëtorëve nga Maqedonia nga tregu i punës në vendin tonë. Sot për informacione më të detajuara rreth kësaj teme, në një prononcim për portalin index.mk, zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi ka thënë se kjo nuk është asgjë e re, por vetëm dispozitë në Ligjin për Korridoret 8 dhe 10D. Ai shtoi se numri i të punësuarve me siguri do të jetë mbi 2000 punëtorë. “Është një dispozitë ligjore e Ligjit për “Bachtel…

Lexo më Shumë

Policia ka dërguar në kontroll të jashtëzakonshëm teknik 177 automjete të transportit publik, ndërsa pas parregullsive të konstatuara, janë shqiptuar 54 gjoba, prej të cilave 16 për defekt me frenat. Ministria e Punëve të Brendshme paralajmëron kontrolle të shtuara, sidomos pas fillimit të vitit të ri shkollor, me qëllim sigurinë e nxënësve, si dhe rritjen e sigurisë së përgjithshme në komunikacion. “Duhet të vazhdojnë kontrollet e tilla dhe do të vazhdojnë çdo ditë, veçanërisht edhe tani që fillon viti shkollor, e dini se një pjesë e madhe e nxënësve udhëtojnë me transport publik, atëherë rritet edhe qarkullimi në trafik, edhe…

Lexo më Shumë

Nëse me të vërtetë duam të mirën për vendin dhe duam ta arrijmë qëllimin – deri në vitin 2030 Maqedonia e Veriut është anëtare e BE-së, tani është koha ta tregojmë në veprim, porosit në një intervistë për “Civil media”, zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq në prag të seancës së nesërme kuvendore për ndryshimet kushtetuese. Mariçiq thotë se tani nuk është koha për populizëm dhe se bllokadat e opozitës sjellin izolim, pasiguri për shtetin dhe hapin hapësirë për ndikime të palëve të treta. “Ikja nga marrja e vendimeve shtetërore dhe mospjesëmarrja në procesin më të rëndësishëm kombëtar vetëm sa…

Lexo më Shumë

Dyzet e gjashtë vjeçarja S.S. nga Tetova, mbrëmë (17-gusht) rreth orës 01:00, në SPB-Tetovë ka raportuar se një plumb endacak nga armë zjarri ka rënë në çatinë e shtëpisë së tyre familjare në rrugën Fushtanska në Tetovë. Nuk ka të lënduar, ndërsa inspektimi është kryer nga ekipi i SPB-Tetovë.TS

Lexo më Shumë

Kanalizimi dhe asfaltimi i rrugës në Debresh të Gostivarit po premtohet që prej dy e më shumë vitesh, por asgjë nga këto premtime. Në vend të asfaltimit të rrugës, vetëm se janë shtuar gropat, pluhuri dhe papastërtia. Komuna e Gostivarit njoftoi se filluan punimet në këtë rrugë, por siç shishet nga pamjet, përveç shtrimin të rërës asgjë më shumë nuk është bërë. Banorët ankohen se po mbyten në pluhur dhe baltë ndërkohë që nga komuna po marrin vetëm premtime dhe asgjë më shumë. “Ja shiheni makinën brenda si është. E tëra në pluhur. Kjo kështu është që në kohën e…

Lexo më Shumë

Platforma e organizatave joqeveritare për luftë kundër korrupsionit kërkon dorëheqjen e Kryeprokurorit Lubomir Jovevski për shkak të zjarrit në Spitalin Modular të Tetovës. Kjo platformë vlerëson se hetimi nuk ka qenë i plotë dhe nuk ka përfillur mjaftueshëm ekspertizën gjermane, gjë që ka ngjallur dyshime në opinion për veprim joprofesional të Prokurorisë. “Hetimi i Prokurorisë Publike për rastin nuk është i plotë dhe nuk vlerëson mjaftueshëm konkluzionet e paraqitura në ekspertizën zyrtare të ekspertëve gjermanë, si rezultat i së cilës në opinion flitet për dyshime lidhur me procedimin joprofesional të Prokurorisë dhe shmangien e rrethanave që mund të zgjeronin akuzën…

Lexo më Shumë

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore vazhdon në qëndrimin e saj për mosmiratimin e Propozim Ligjit për tatimin e solidaritetit, sepse i njëjti është në kundërshtim me atë që është thuhet në arsyetimin e ligjit, gjegjësisht nuk bazohet në parimet e drejtësisë, barazisë dhe proporcionalitetit, por i njëjti bën seleksionimin e kompanive dhe “dënon” të suksesshmit, të cilët jo domosdoshmërish kanë realizuar fitim ekstra si pasojë e krizës. Në Republikën e Maqedonisë së Veriut ekziston Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës dhe nëse ky komision vlerëson që disa kompani kanë përfituar si rezultat i pozicionit dominues në treg të mundësuar nga kriza,…

Lexo më Shumë

Gjykata penale e Tiranës ka caktuar burg pa afat për 5 të arrestuarit e operacionit antidrogë, ku u sekuestruan mbi 11 mijë doza ekstazi. Arrest në burg u caktua për dy shqiptarët e Kosovës, Mithat Ramadani dhe Besnik Mujeci, si dhe për tre të tjerët Kalem Picari, Ambra Myftari dhe Daniel Avdia. Një prej të cilëve, Besnik Mujeci aktivist i Vetvendosjes. Gjyqtari, Gert Hoxha pranoi kërkesën e prokurorit Ndini Tavani që 5 të arrestuarit të vijojnë të hetohen në qeli. Të arrestuarit shpërndanin ekstazi në lokale të ndryshme në zonën e Ish-Bllokur në Tiranë. Ata u vunë…

Lexo më Shumë