Chelsea e bën të vetin edhe Lavian, zbulohet shuma e transferit.
Romeo Lavia do të jetë përforcimi i radhës i Chelseat.
Futbollisti i Southamptonit i ka kaluar testet mjekësore dhe do ta nënshkruajë kontratën me “Blues” gjatë ditës së sotme, shkruan “Gazeta Express”.
closevolume_off
Të Kaltrit do t’i shpenzojnë 68 milionë euro, përfshirë këtu edhe bonuset, për kartonin e futbollistit, i cili do të nënshkruajë kontratë afatgjate.
Mesfushori i lindur në vitin 2004 do t’i bashkohet përforcimit të fundit, Caicedo, ndërsa objektivi i radhës i klubit nga “Stamford Bridge” është Olise.