Dy ushtarë nga Maqedonia janë helmuar nga gazi në Slloveni, ndërsa kanë qenë duke punuar në mënjanimin e dëmeve nga përmbytjet. Mjeku kryesor i Ushtrisë së Sllovenisë Robert Karota njoftoi se në mesin e të helmuarve janë edhe 5 ushtarë slloven dhe një zjarrfikës. Incidenti ka ndodhur, ndërsa ushtarët kanë qenë duke punuar në terren. Duke punuar në pastrimin e zonës kanë qenë 32 vetë, në mesin e të cilëve edhe 18 ushtarë të Maqedonisë. Personat e helmuar menjëherë janë dërguar në spital ku dhe kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Sipas mjekëve, ushtarët e helmuar janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe jashtë rrezikut për jetën. Por, megjithatë janë mbajtur për kurim në spital. /alsat.mk
Data 24.10.2026
Aktuale
- Sllovenia vendos radarë të rinj në autostrada, shoferët rrezikojnë gjoba deri në 1.200 euro
- Maqedonia me veturat më të vjetra në Ballkan, mosha mesatare arrin 19,4 vjet
- Aksident në autostradën Shkup–Tetovë, vetura përplas ariun – kafsha ngordh në vend
- Ahmeti thirrje shqiptarëve në Luginë për dalje masive në votime
- Evarist Beqiri: Kapitulli i fundit i një regjimi
- “Safe City” e kapi me 166 km/h, serbi arrestohet tre muaj më vonë në Tabanoc
- Çmimi i naftës arrin kulmin e pesë muajve për shkak të tensioneve në Lindjen e Mesme
- Analiza/ Blendi Kajsiu: Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre



