Lidhja Demokratike e Pavle Trajanovit propozon që pensioni minimal të jetë 300 euro, por që kjo të nënkuptojë edhe rregullim gradual të shumave të të gjitha pensioneve. “Kur propozuam pagën minimale prej treqind euro, pavarësisht rezistencës, prapëseprapë u pranua, por pa harmonizuar pagat e tjera në bazë minimale, gjë që solli situata absurde. Paga minimale duhet të marrin ata që tashmë kanë pasur 18 mijë denarë, me arsim më të lartë dhe kanë kryer punë më komplekse”, thonë nga partia opozitare, e cila deri dje ishte pjesë e pushtetit aktual. Prandaj, thekson LD-ja, Qeveria duhet të pranojë propozimin për pension…
Author: Hamdi Kumanova
Shoqëria franceze është tronditur nga një rast tronditës përdhunimi në Cherbourg, në veriperëndim të vendit, për të cilin është arrestuar një 18-vjeçar i quajtur Umar. N. Viktima e sulmit brutal seksual është ende në koma, pasi u përdhunua dhe u torturua nga 18-vjeçari, i cili tani po hetohet edhe për sulm seksual ndaj motrës së tij 12-vjeçare, që dyshohet se ka ndodhur në vitin 2022. Sipas Daily Mail, sulmi ndaj 29-vjeçares ndodhi më 4 gusht, kur Umar N. hyri në shtëpinë e saj, e kapi nga qafa dhe filloi ta godiste me grusht në fytyrë dhe trup. Orët që pasuan…
Babë e bir janë vënë në pranga nga blutë e Gjirokastrës, pasi dyshohet se kishin kultivuar bimë narkotike kanabis. Policia njofton se gjatë kontrolleve të kryera në banesën e tyre në Lazarat janë gjetur 50 bimë kanabis. Bimët narkotike ishin mbjellur në banesën e dy të arrestuarve, të cilët u kapën në flagrancë duke u kujdesur për kanabisin. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme.
Kievi ka thënë të mërkurën se forcat e saj e kanë çliruar vendbanimin Urozhaine, në rajonin industrial të Donjecut, duke i vazhduar përpjekjet për t’i larguar forcat ruse nga jugu i Ukrainës. “Urozhaine u çlirua. Mbrojtësit tanë janë vendosur në periferi. Ofensiva vazhdon”, tha zëvendësministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Ganna Malyar, në një komunikatë në rrjetet sociale. Kievi e nisi kundërofensivën e shumëpritur në qershor, por po përballet me beteja të forta pasi ka hapur në vështirësi për t’i thyer pozicionet e fortifikuara ruse. Njoftimi i Malyarit vjen një ditë pasi ministri i Mbrojtjes i Rusisë, Sergei Shoigu, tha se…
Spinaqi mbron nga sëmundjet e syve dhe humbjes së shikimit, është i mirë për funksionin e trurit, i efektshëm kundërkancerit të zorrëve, prostatës dhe kancerit të gjirit. Gjithashtu mbron nga sëmundjet e zemrës, goditjet në tru, ul presionin e gjakut, është anti-inflamator dhe është i shkëlqyer për shëndetin e kockave. Spinaqi ka një rrjet të mahnitshëm të ushqyesve, duke përfshirë edhe sasi të larta të vitaminës K, kalcium, vitaminë A, vitaminë C, magnezium dhe hekur. Një carotenoid që gjendet në spinaq, jo vetëm që vret qelizat e kancerit të prostatës, por ajo gjithashtu parandalon ato nga rritja e numrit të…
Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski e falënderoi Maqedoninë e Veriut për inkuadrimin drejt deklaratës së G-7-shit për mbështetje të garancave të sigurisë për Ukrainën. “E falënderoj Maqedoninë e Veriut që iu bashkëngjit deklaratës së G-7-shit për mbështetje të garancave të sigurisë për Ukrainën dhe u bë vendi i 15-të që e bëri këtë. I vlerësoj përpjekjet personale të kryeministrit Dimitar Kovaçevski për përforcim të partneritetit të vendeve tona”, kumtoi Zelenski në Tuiter. Vendet nga G7 në margjina të samitit të NATO-s në Vilnus, publikuan kornizë të sigurisë për garanca afatgjate të sigurisë për Ukrainën me qëllim që vendi të mbrohet nga…
Më 15.08.2023, në ora 18:20 në fshatin Lisicani të Kërçovës, zyrtarë policorë nga Drejtoria e Policisë së Kërçovës e kanë privuar nga liria I.B.(29) nga i njëjti fshat. Gjatë kontrollit në banesën e tij, të kryer me vendim gjykate, i janë gjetur 239 fishekë të kalibrit të ndryshëm dhe pesë korniza bosh për një pushkë automatike. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe I.B. është ndaluar në komisariat. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim nga neni 396 i Kodit Penal. Flaka
MPB Maqedoni informon se me datë 15.08.2023 në ora 20:45 në rrugën “Skoevska” në Shkup, zyrtarë policorë nga ekipi operativ për bastisje në SPB Shkup dhe Njësiti policor për intervenim në SPB Shkup kanë arrestuar S.S.(34) nga fshati Arnakija, komuna Saraj. Siç njoftojnë nga MPB, i arrestuar është i dënuar me pesë vjet burg për veprën penale “prodhim dhe lëshim në treg të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve” nga neni 215 i Kodit Pena. Për të është lëshuar fletarrest qendror nga Burgu Idrizovë, ku i kanë mbetur edhe dy vjet e tetë muaj dënim. closevolume_off “Personi është dërguar…
Sektori i Punëve të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (15.08.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit. Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 187 gjoba, nga të cilat 19 sanksione për vozitje mbi shpejtësinë e lejuar, 13 gjoba për vozitje pa patentë shofer, 29 për kundërvajtje të kryera nga këmbësorët. Shtatë gjoba janë vendosur për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, 11 sanksione për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave, pesë sanksione për kalim të rrugës në sinjal të mbyllur (semafor të kuq). “Kontrollet në komunikacion do të vazhdojnë edhe në ditët në…
Ditë më parë dhjetëra deputetë ndërkombëtarë i dërguan një letër BE-së dhe SHBA-së, nëpërmjet të cilës kërkuan një qasje më të balancuar ndaj palëve në dialog. Sikurse shumë politikanë të huaj edhe profesori nga Johns Hopkins University, Daniel Serwer, konsideron se Serbia është duke u trajtuar në mënyrë të butë nga komuniteti ndërkombëtar. Ai thotë se procesi i dialogut ka qenë krejtësisht i çekuilibruar gjatë vitit të fundit, prandaj e përkrah iniciativën e parlamentarëve amerikanë dhe evropian të cilët po kërkojnë ndryshime. “Gjatë vitit të fundit procesi i dialogut nuk ka qenë i ekuilibruar, prandaj më vjen mirë që parlamentarët…
Në Maqedoninë e Veriut do të qëndrojnë forca të armatosura të shteteve të huaja – ka vendosur Qeveria e Maqedonisë së Veriut. Ata do të marrin pjesë në trajnimin e përbashkët “Joint Combined Exercise Training – 23”. Ky trajnim, siç sqarojnë nga Qeveria, është pjesë e Planit bilateral për bashkëpunim për vitin 2023 ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë për Mbrojtje Nacionale të Shteteve të Bashkuara Amerikane. “Forcat speciale të Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut me 12 pjesëtarë pjesëmarrës në aktivitet, në periudhën prej 20 gusht deri 1 shtator 2023 do të marrin pjesë…
Partia e Maqedonasve në Serbi, si reagim ndaj vendosjes së flamurit me Shqipërinë e Madhe gjatë pritjes së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Tetovë, kërkon rishikimin e vendimit për njohjen e Kosovës nga Maqedonia e Veriut. “Vendimi është marrë kundër vullnetit të popullit dhe duhet shpallur referendum. Ju e keni njohur Kosovën edhe pse nga Kosova kemi pasur një inkursion klasik të Trupave Mbrojtëse të Kosovës dhe një sulm ndaj një kolone ushtarake të ARM-së nga forcat e Kosovës. Ka monumente për terroristët, ata të amnistuar u bënë zyrtarë shtetërorë, kryetar Kuvendi, dhe ende quhen komandantë!?…Partia e Maqedonasve në…

