Brendi i njohur botëror për mobilje Vivaldi, para disa kohësh e hapi sallonin e parë në Maqedoni, në lagjen Pintia në Shkup, në shoqëri të partnerëve, bashkëpunëtorëve dhe miqve.
Vivaldi, prodhimtarinë e saj e nisi në vitin 2009 në Turqi, që shumë shpejtë u shndërrua në sinonim i cilësisë, luksit, sofistikimit dhe elegancës. Në hapësirën prodhuese prej 13.000 metra katror dhe hapësirës së mbyllur prej 15.000 metra katror, Vivaldi krijon mobilje jo të përditshme për tërë botën.
Gjatë kohës së ahengut, me rastin e hapjes së sallonit të ri në Shkup, përskaj përmbajtjes muzikore dhe argëtuese, të pranishmit kanë pasur mundësi që të dëgjojnë më shumë për brendin që e solli një koncept ndryshe home, nga pronari i Vivaldit, Haxhi Mehmet Gokaja.
„ Ne, Vivaldi, jemi brend i dëshmuar në Turqi me një përvojë shumëvjeçare dhe dizajn për mobilje. Sot, me shumë emocion dhe krenari, suksesin tonë ia përcjellim edhe Maqedonisë. Kjo degë e re përfaqëson një hap të rëndësishëm për ne dhe fillimin e një vizioni të madh.
Me këtë rast, dëshiroj të shpreh admirimin tonë për trashëgiminë e madhe kulturore të Maqedonisë, historinë e pasur dhe njerëzit dashamirës. Ne do të jemi të lumtur të punojmë këtu dhe t’u ofrojmë klientëve tanë produkte mobiljesh cilësore dhe elegante”, tha ai.
Gokaja shtoi se njëra prej qëllimeve bazë të Vivaldit është kënaqja e klientëve dhe pikërisht për këtë ekipi është i përkushtuar në tejkalimin e pritshmërive të tyre. Brendi ka plane afatgjate për prezencë në Maqedoni duke ndërtuar një të ardhme të fuqishme dhe të suksesshme së bashku me partnerët lokal.
Nga dhomat e gjumit te tavolinat për ngrënie dhe garniturat për pushim, nga klasikët e përjetshëm tek mrekullitë moderne, brendi ofron dizajne origjinale dhe unike që tejkalojnë kohën dhe tendencat.
Salloni i ri i mobiljeve Vivaldi gjendet në Bulevardin Boris Trajkovski numër 210, në lagjen Pintia në Shkup.





