Discounter-at nuk e kanë arritur ende kulmin – ata sapo po fillojnë. Shitja online nuk do ta shpëtojë shitjen me pakicë. Dhe talentët? Nuk janë të dhëna të garantuara, por një burim që harxhohet shpejt. Me këto mesazhe, Toni Balazhiç, kryetar i Bordit të Auchan Retail Magyarország, si folës kryesor, tërhoqi vëmendjen e të pranishmëve në FMCG Summit 2025 në Shkup. Në prezantimin e tij frymëzues “7 mitet për FMCG dhe mësimet për të ardhmen”, Balazhiç rrëzoi mitet më të zakonshme në tregti – nga rritja “e shenjtë” e tregtisë elektronike deri te bindja se çmimet diktohen vetëm nga tregu.…
Author: Hamdi Kumanova
Gjykata Themelore Penale në Shkup sot i ka shqiptuar dënim me kusht prej dy vjetësh burg, i cili nuk do të ekzekutohet nëse nuk kryen ndonjë tjetër vepër penale në pesë vitet e ardhshme, ndaj Rexhep Nuredinit, bazuar në pranimin e fajit, për sulmin ndaj kryetares së Komunës së Shkupit, Daniela Arsovska, në qershor të këtij viti në Çair. Avokati i mbrojtjes së Rexhep Nuredinit, Naser Raufi, në një deklaratë për mediat pas seancës së sotme, tha se i akuzuari me pranimin e fajit ka kontribuar në efikasitetin e procedurës dhe se në rast janë përcaktuar edhe masa mbikëqyrjeje të…
Në kushte të rritjes së shpejtë të ekonomisë së brendshme dhe ngadalësimit të inflacionit, sistemi bankar ruajti stabilitetin, aftësinë paguese, ndërsa shkalla e mjaftueshmërisë së kapitalit arriti në 19.6 për qind, që është niveli më i lartë që nga viti 2006, konstatoi Këshilli i Bankës Popullore, i cili në seancën e rregullt miratoi Raportin mbi rreziqet për sektorin bankar për tremujorin e dytë të këtij viti. Banka Qendrore njoftoi sot se likuiditeti i sistemit bankar ka mbetur në një nivel të kënaqshëm dhe se asetet likuide mbulojnë një pjesë të konsiderueshme të detyrimeve afatshkurtra dhe depozitave të amvisërive. …
Nga koalicioni VLEN në një postim në Facebook shprehen se fitorja e 19 tetorit ishte kthesa e madhe në komunat shqiptare. Nga Çairi e Saraji, te Haraçina, Zhelina e Tearca shqiptarët folën me një zë, zërin që zgjodhi shpresën dhe punën në vend të mashtrimit. Që atë ditë, fryma e ndryshimit po rritet përditë nga Tetova në Dibër, nga Bogovina në Bërvenicë, nga Struga në Studeniçan e deri në Dollnen. Më dy nëntor, shqiptarët do ta përmbyllin këtë kapitull me krenari, duke vulosur me votë besimin se ky vend mund të drejtohet ndryshe, me punë e përgjegjësi. Në…
Me marrjen në pyetje të dëshmitarëve sot në Gjykatën Themelore Penale Shkup duhet të vazhdojë gjykimi për “Onkologjia 2”, i cili zhvillohet kundër ish drejtorit medicinal dhe ekonomik në Klinikën e Radioterapisë dhe Onkologjisë Shkup, Nino Vasev dhe Nehad Nuhi, për punë të pandërgjegjshme dhe krim financiar. Rasti gjendet në procedurën dëshmuese dhe e udhëheq Sllavica Naumova Josifovska, ndërsa përfaqësues i akuzës është Ana Gogovska Jakimovska. Të akuzuarit Vasev dhe Nuhi fillimisht i mohuan akuzat kundër tyre. Mbrojtja pretendon se aktakuza kundër tyre është e pabazuar dhe e sajuar politikisht, bazuar në ekspertizën ekonomike nga individë që janë…
VMRO-DPMNE-ja dhe koalicioni mbrëmë në Shkup mbajti mitingun përmbyllës në kuadër të fushatës për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale. Kandidati për Qytetin e Shkupit Orce Gjorgievski, theksoi që është momenti për të mos bërë eksperimente me kryeqytetin, pasi që sipas tij, qytetarët e Shkupit shtrenjtë e kanë paguar në mandatin e kaluar. Gjorgievski, porositi që do të jetë kryetar i të gjithë qytetarëve, ndërsa numëroi disa prej projekteve të parashikuara në programin zgjedhor. “Shkupi nuk guxon të jetë arenë polemikash për inate dhe bllokada. Katër vitet e kaluara na treguan se ku na çon ajo, në kaos,…
Prokuroria Themelore Publike e Kavadarit ka siguruar prova dhe ka ngritur aktakuzë kundër një personi të dyshuar për veprat penale “Shtrëngim” sipas nenit 258 paragrafi 1 lidhur me nenin 19 (në tentativë), si dhe “Kërcënim i sigurisë” sipas nenit 144 paragrafi 4 lidhur me paragrafët 2 dhe 1 të Kodit Penal. Me qëllim për të përfituar pasuri në mënyrë të paligjshme, i pandehuri më 2 shtator i ka drejtuar një kërcënim serioz kryetarit të Komunës së Negotinës dhe familjes së tij, duke e kërcënuar me sulm ndaj jetës dhe trupit të tyre, me qëllim që t’i nxirrte shumën prej 3.000…
Ekipet e “Elektrodistribuimi” kanë zbuluar një rast serioz të lidhjes ilegale në rrjetin elektrik në një hotel me katër yje që ndodhet në rrugën “Luj Paster” në qendër të Shkupit. Sipas njoftimit të publikuar në faqen zyrtare të kompanisë në Facebook, gjatë një kontrolli teknik në një ndërtesë banimi ngjitur me hotelin, janë gjetur tre kabllo të paligjshme dhe të djegura, si pasojë e mbingarkesës së madhe. Kabllot janë shkëputur menjëherë, pasi paraqisnin rrezik të madh për zjarr. Gjatë kontrollit shtesë është konstatuar se hoteli ishte rilidhur përsëri në njërin nga kabllot ilegale, ndërsa ekipet janë penguar në…
Në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të vitit 2025 të dielën, kur zhvillohen zgjedhjet për kryetarë bashkie në 32 komuna dhe në Qytetin e Shkupit, si dhe në tre qendra votimi në Shuto Orizare për këshilltarë, të drejtë vote kanë 1,013,375 qytetarë. Sipas informacioneve nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), 4,826 persona të sëmurë dhe të dobët janë regjistruar për raundin e dytë të votimit, me numrin më të lartë të regjistrimeve në Kërçovë – 823. Të sëmurët dhe të dobëtit, të burgosurit dhe personat në arrest shtëpiak votojnë një ditë para zgjedhjeve, pra nesër. Zgjedhjet do të…
Nga janari deri në korrik të vitit 2025, eksporti i përgjithshëm i produkteve bujqësore dhe ushqimore nga Bashkimi Evropian ka arritur në 139,4 miliardë euro, që paraqet rritje prej 2 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar — kryesisht si pasojë e rritjes së çmimeve. Në korrik të këtij viti, eksporti i produkteve bujqësore dhe ushqimore nga BE-ja ka arritur 20,7 miliardë euro, që është rritje prej 8 për qind në krahasim me muajin paraprak dhe pothuajse në të njëjtin nivel si në korrik të vitit 2024, sipas raportit më të fundit të Komisionit Evropian…
Millorad Dodik dhe Zhelka Cvijanoviq mbeten nën sanksionet e Mbretërisë së Bashkuar. Kështu thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Jashtme britanike dërguar Radios Evropa e Lirë, në pyetjen nëse ky shtet do t’i heqë sanksionet ndaj kryetarit të Aleancës së Social Demokratëve të Pavarur dhe anëtares Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës. Përgjigja e Mbretërisë së Bashkuar vjen një ditë pasi Zyra për Kontrollin e Pasurive të Huaja e Departamentit amerikan të Thesarit (OFAC), i hoqi nga lista e sanksioneve Dodikun, Cvijanoviqin, si dhe 48 anëtarë të tjerë të familjes së Dodikut, kompanitë e tyre dhe bashkëpunëtorët e afërt. …
Procesi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë po hyn në një fazë të re, me dëshmi të rëndësishme që pritet të jepen gjatë muajit nëntor. Sipas zhvillimeve të fundit, ish-ambasadori amerikan Christopher Hill do të jetë i pari që do të paraqitet në gjykatë në fillim të muajit, ndërsa pas tij pritet të dëshmojë gjenerali amerikan Wesley Clark, më 18 nëntor. Këto ndryshime në kalendarin e seancave kanë ardhur pas disa javësh të paqarta në proces, pasi më 18, 24, 29 dhe 30 shtator, seancat nuk janë zhvilluar sipas planifikimit disa janë mbyllur më herët,…

