Prokuroria Themelore Publike ka ngritur sot aktakuzë kundër tre personave pas përfundimit të hetimeve, të cilët, si bashkëkryerës, kanë kryer veprën penale – Vjedhje e rëndë nga objekte të instalimeve publike me rëndësi të veçantë për sigurinë e njerëzve dhe pasurisë, në përputhje me nenin 236 paragrafi 4 lidhur me paragrafi 1 pika 1 të Kodit Penal, njoftuan nga atje. Siç thuhet, të akuzuarit, së bashku me persona të tjerë ende të paidentifikuar, gjatë periudhës nga marsi deri në fillim të majit të këtij viti, nga rrethina e fabrikës “Hekurishte” në Shkup, respektivisht nga objekti i “Polukonti – IGM” dhe…
Author: Hamdi Kumanova
Djali 25-vjeçar që tronditi Durrësin disa ditë më parë, pasi vrau me thikë babain e tij në fshatin Shkallnur, doli këtë të shtunë para gjykatës, ku po zhvillohet seanca për vlerësimin e arrestit dhe caktimin e masës së sigurisë ndaj të dyshuarit Marjan Kodheli, 25 vjeç. Në seancë, Prokuroria e Durrësit përfaqësohet nga prokurorja Matilda Fetau, ndërsa çështja po shqyrtohet nga gjyqtari Xhevdet Lika Ngjarja ndodhi më 28 tetor, në mesditë, në fshatin Shkallnur, ku Marjan Kodheli goditi me thikë të atin, Pjetër Kodheli, 69 vjeç, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Në dëshminë e dhënë në polici, 25-vjeçari…
Policia në Annecy ka arrestuar katër shqiptarë, të moshës 18 deri në 53 vjeç, të përfshirë në trafikun e heroinës. E gjitha filloi me një informacion në lidhje me një pikë trafiku droge në lagjen Côte Perrière në Francë Pas mbikëqyrjes, oficerët gjetën një trafikant dhe e ndoqën deri në shtëpinë e tij. Ai u arrestua pak kohë më vonë gjatë një transaksioni në Passage de l’Isle. Një përdorues u arrestua gjithashtu pasi bleu dy qese me heroinë për 70 euro. Policia vazhdoi të monitoronte banesën e trafikantit dhe vuri re dy burra të tjerë që po largoheshin. Ata u…
Policia italiane, në koordinim me Prokurorinë Publike të Monzës, arrestoi një shtetas 27-vjeçar shqiptar për posedim të mbi 10 kg kokainë. Oficerët e Skuadrës Fluturuese të Milanos, gjatë një kontrolli rutinë të trafikut, ndërsa po udhëtonin nëpër periferi të Monzës, vunë re një makinë të drejtuar nga një burrë i cili, duke udhëtuar me shpejtësi të ulët, vazhdonte të shikonte përreth. Një kontroll i bazës së të dhënave zbuloi se makina, e regjistruar në emër të një shtetasi italian që jetonte në Sirakuzë, kishte disa gjoba administrative. Oficerët vendosën të kryenin një kontroll, por burri u përpoq të largohej në…
Mbrëmë është lëshuar brana nga liqeni i Ujmanit, ku sasi e madhe e ujit ka shkuar mbi lumin Ibër, duke dëmtuar mjetet dhe vendpunishten ku ndërtohej ura për këmbësoret në Mitrovicë. Ujë shkakto dëme të mëdha materiale në vendpunishten ku ndërtohej ura e cila bashkon jugun me veriun. Pronari i kompanisë i cili po ndërton këtë urë, Jahin Nimani i ka thënë mediave, se uji i ka marrë të gjitha dy ekskavatorët dhe të gjitha maçinat me të cilat është punuar aty, ku dëmet arrijnë shumën mbi 2 milionë euro. “Çdo gjë që ka pas këtu e ka dërguar teposhtë.…
Fushata zgjedhore për raundin e dytë të Zgjedhjeve Lokale 2025 ka përfunduar dhe në mesnatë filloi heshtja para votimit të së dielës, më 2 nëntor. Votimi për kryetarë komunash po zhvillohet në 32 komuna dhe në Qytetin e Shkupit, por heshtja zgjedhore vlen për të gjithë vendin. Rregullat për heshtjen zgjedhore zbatohen nga 1 nëntori, duke përfunduar në orën 19:00 të 2 nëntorit. Gjatë heshtjes, media vazhdon të raportojë mbi procesin zgjedhor, por të gjitha format e përfaqësimit mediatik zgjedhor të pjesëmarrësve në fushatën zgjedhore pushojnë.
Prej sot e deri më 15 nëntor do të zgjatë aplikimi për bursa studentore për vitin akademik 2025/2026. Ministria e Arsimit dhe Shkencës kumtoi se studentët mund të aplikojnë në konkurs për katër kategori të bursave. Për herë të parë Ministria shpalli edhe Konkurs për ndarjen e 15 bursave për studentë të rregullt të regjistruar në vitin e parë të programeve studimore për gjihë maqedonase për vitin 2025/2026, për të cilin paraqitja është gjithashtu prej 1 deri më 15 nëntor. Këto bursa ndahen në bazë të dispozitës së Ligjit për përdorimin e gjuhës maqedonase dhe janë me qëllim që t’i stimulojnë nxënësit e viteve…
Kryetari i VMRO-DPMNE-së dhe kryeministri Hristijan Mickoski sot duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve rreth fotografisë së përbashkët të Maja Mojsovskës dhe kandidatit të VMRO-DPMNE-së për Karposhin, Sotir Lukrovski dhe nëse ekziston marrëveshje për mbështetje, u përgjigj se qytetarët e Karposhit në këto zgjedhje, zgjodhën që mos ta mbështesin një njeri i cili është në listën e zezë të partnerit strategjik të SHBA-së. Sqaroi se në atë kontekst e shikon dhe takimin midis kandidates së LSDM-së, Maja Mojsovska dhe siç tha, kryetarit të ardhshëm të Komunës së Karposhit, Sotir Lukrovski. “Ndoshta pyetja e vërtetë për kryetarin e LSDM-së është nëse…
Dy ditë para raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, problem i pa zgjidhur vazhdojnë të mbeten mbeturinat dhe deponitë e krijuara rreth kontejnerëve në të gjithë Shkupin. Një fontanë në qendër të Shkupit, në vend që të freskoje turistët me ujë, është shndërruar në kosh plehrash. Në disa vende nevojiten ekskavatorë për tu larguar deponitë në kryeqytet ndërsa problem shtesë janë edhe minjtë që janë shtuar thuajse në të gjithë deponiotë afër kontejnerëve të stërmbushur. Por se a do të pastrohet Shkupi me emërimin e drejtorit të ri të Higjienës Komunale, të emëruar dje nga kryetarja e Shkupit, apo do…
Blerim Sejdiu do të vazhdojë të drejtojë Komunën e Zhelinës edhe për një mandat tjetër, pasi Komisioni Komunal Zgjedhor i dorëzoi zyrtarisht certifikatën e mandatit të tretë me radhë. Së bashku me këshilltarët e zgjedhur, Sejdiu shprehu mirënjohje ndaj qytetarëve për besimin e dhënë, duke premtuar vazhdimësi në zhvillimin dhe përparimin e komunës. Duke qenë se e kanë shumicën në Këshillin komunal, Sejdiu tha se pret qeverisje stabile dhe lehtësisht t t`i realizojnë projektet. “I urova edhe këshilltarët që të kemi një mandat të suksesshëm, me projektet që na kanë ngelur përgjysmë t`i vazhdojmë, po ashtu edhe projektet që nuk…
Në Strugë, u raportua prishje e rendit publik në një shkollë fillore në qytet, ku dy nxënës sulmuan fizikisht një shok klase. “Zyrtarët e policisë shkuan menjëherë në vendngjarje dhe, në bashkëpunim me përfaqësues nga shkolla dhe Qendra për Çështje Sociale – Strugë, morën masa për sqarimin e saj”. “Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes! Do të pasojë një raport përkatës”, thonë nga MPB.
Sanksionet e SHBA-së kundër “Lukoil”-it, të cilat çuan në vendimin e kompanisë për të shitur degët e saj në disa vende, përfshirë “Lukoil Maqedoni”, nuk do të shkaktojnë probleme me furnizimin me derivate të naftës – thotë kreu i Komisionit Rregullator të Energjetikës, Marko Bislimovski. “Në Maqedoni, shumica, rreth 80% e më shumë, e sasive të furnizuara vijnë nga Greqia, pastaj diçka për shkak të “Lukoil”, rreth 7-8% vijnë nga Bullgaria dhe kaq. Pra, Maqedonia nuk do të preket në asnjë mënyrë nga këto sanksione”, tha Marko Bislimovski, kryetar i Komisionit Rregullator të Energjetikës. Qeveria thotë se furnizimi me derivate…

