Author: Hamdi Kumanova

Në mbledhjen e sotme të Lëvizja Demokratike është vendosur njëzëri shkrirja e strukturave partiake, për t’i hapur rrugë krijimit të VLEN-it si subjekt i përbashkët politik. Pjesë e këtij takimi ka qenë edhe ish-kandidati për Komunën e Bërvenicës, Haqim Ramadani. Prania e tij në këtë mbledhje merr një peshë të veçantë, duke pasur parasysh se pas zgjedhjeve lokale – ku ai nuk arriti të sigurojë fitore – në opinion ishte përfolur për një distancim të tij nga Lëvizja Demokratike dhe nga koalicioni VLEN, raporton Zyrtare. Megjithatë, pjesëmarrja e Ramadanit në vendimmarrjen për një hap kaq të rëndësishëm politik…

Lexo më Shumë

“Kemi një qeveri që nuk do që ne të jemi në BE, sepse nëse je anëtar i Bashkimit Evropian, nuk ka pesë ton drogë për t’u kontrabanduar në vendin tënd, nuk ka 161 tendera për një biznes familjar, nuk ka kryeministër për t’ia dhënë këshilltarit të tij që të bëhet gjyqtar kushtetues dhe nuk ka grua të një votuesi të VMRO-DPMNE-së që të zgjidhet anëtare e Këshillit Gjyqësor. Kjo nuk ekziston në Bashkimin Evropian. Kjo është arsyeja pse nuk do të shohim kurrë një hap konkret në rrugën drejt BE-së nga kjo qeveri”, tha Andrej Zhernovski nga LSDM. Zhernovski…

Lexo më Shumë

Më datë 02.03.2026, në ora 21:20 në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria shtetasen A.L. (18 vjeçe) nga Tetova. Gjatë një kontrolli të trafikut rrugor në rrugën “Marshall Tito”, punonjësit e policisë kanë ndaluar një traktor me targa të Tetovës, të cilin ajo po e drejtonte. Pas marrjes së masave, u konstatua se A.L. nuk posedonte patentë shoferi. Traktori është konfiskuar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj saj do të ngrihet padi përkatëse.

Lexo më Shumë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka nisur këtë të martë një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ku u prit me ceremoni shtetërore dhe nderime ushtarake nga Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova. Ai bëri të qartë se Aleanca do të përkujdeset me përkushtim të madh për çdo vend aleat. “NATO është e përkushtuar për të mbrojtur çdo centimetër të territorit aleat, ngado që të vijë sfida”, deklaroi Rutte. Ai shprehu falënderime për Maqedoninë e Veriut për mbështetjen që jep në kuadër të misionit të KFOR-it, ndërsa theksoi se NATO po sigurohet që ky mision të mbetet i fuqishëm.…

Lexo më Shumë

Është gjetur pas 24 orësh 11-vjeçari që kishte humbur kontaktet me familjarët. Ai u gjet në Portin e Durrësit, ndërsa ende nuk dihet si ka shkuar deri atje. Sipas informacioneve, i mituri u largua nga shtëpia për në shkollë pas një debate me nënë e tij, mirëpo nuk u paraqit në shkollë, raporton Top Channel. Ai jetonte me të ëmën në zonën e Freskut, Tiranë, pasi prindërit ishin divorcuar.

Lexo më Shumë

Kryetari i Lëvizjes ZNAM, Maksim Dimitrievski, deklaroi për Sitel TV se shteti duhet t’i japë fund standardeve të dyfishta dhe “reprizave” nga e kaluara. Duke u ndalur te vendimi për paraburgim ndaj Artan Grubi, Dimitrievski theksoi se është dërguar një mesazh i qartë se institucionet duhet të veprojnë në mënyrë të barabartë për të gjithë, duke shtuar se ministri i Drejtësisë, Fillkov, ka vepruar në mënyrë parimore dhe të përgjegjshme, në përputhje me kompetencat e tij ligjore. “Maqedonia është shtet dhe duhet të sillet seriozisht përballë këtyre sfidave. Është e papranueshme që një person i cili e ka lëshuar shtetin…

Lexo më Shumë

Dënime maksimale prej 400 mijë eurove për marketet që nuk do ta respektojnë ligjin për tregti korrekte (lojale), paralajmëron zëvendësministri i Ekonomisë Marjan Ristevski, duke u thirrur në ndryshimet e reja në Ligjin për praktika tregtare jokorrekte. Ndryshimet e ligjit, pritet shumë shpejt të të miratohen dhe fillojnë të zbatohen gjatë këtij viti. Aktualisht, gjoba maksimale për për mosrespektimin e këtij ligjo është 20 mije euro. (plusinfo)

Lexo më Shumë

Deklarata partiake e VMRO-DPMNE-së në pushtet në lidhje me emërimin e biznesmenit Dushan Adamoviç si konsull nderi i Maqedonisë së Veriut në Serbi lë jashtë faktin se sipas Ligjit për Punët e Jashtme, Qeveria, me propozim të ministrit, emëron dhe shkarkon një zyrtar konsullor nderi (konsull nderi) nga radhët e personave që jetojnë në vendin pritës dhe gëzojnë reputacion dhe besim në të, shkruan Vërtetmatësi. Pasi zëdhënësja e partisë opozitare LSDM, Bogdanka Kuzeska, në një konferencë për shtyp vuri në pikëpyetje emërimin e biznesmenit serb Dushan Adamoviç si konsull nderi i Republikës së Maqedonisë në Republikën e Serbisë për shkak…

Lexo më Shumë

MPB njofton se më 02.03.2026, rreth orës 19:10, në SPB Tetovë, një 49-vjeçar nga rrethina e Tetovës ka denoncuar se vajza e tij e mitur ishte ngacmuar nga një 23-vjeçar nga rrethina e Kratovës, me të cilin njiheshin prej më herët. Sipas denoncimit, për një periudhë të caktuar personi në fjalë e kishte shqetësuar përmes numrave të ndryshëm telefoni dhe profileve të rreme në rrjetet sociale. Po atë ditë, rreth orës 16:50, pas përfundimit të mësimit, ai e kishte ndjekur nga shkolla e mesme ku ajo vijonte mësimin deri te stacioni i autobusit. Nga policia njoftojnë se po ndërmerren masa…

Lexo më Shumë