Një djalë njëzet e një vjeçar nga Kumanova humbi jetën dje pasdite pasi motoçikleta e tij doli nga rruga në fshatin Dllaboçicë. – Më 02.11.2025 në orën 17:25, në Departamentin e Punëve të Brendshme të Kumanovës është raportuar një aksident trafiku në fshatin Dllaboçicë në të cilin një motoçikletë e drejtuar nga A.D. (21) nga Kumanova doli nga rruga. A.D. vdiq në vend në aksident, njofton Departamenti i Punëve të Brendshme. Një inspektim është kryer nga një ekip i Departamentit të Punëve të Brendshme të Kumanovës.
Author: Hamdi Kumanova
“Shtetet e Ballkanit Perëndimor mund të përparojnë më lehtë kur së bashku dhe të zëshëm reflektojnë mbi atë se çfarë i nevojitet arsimit në secilin prej vendeve. Ne jemi popujtë ngjashëm, me zakone, kultura dhe tradita të afërta, e kjo do të thotë edhe sisteme arsimore dhe sfida të ngjashme. Pikërisht për këtë arsye, i kuptojmë më lehtë problemet e përbashkëta dhe mund të gjejmë më shpejt zgjidhje që, me përshtatje të vogla, mund të zbatohen në vendet tona”. Këtë e theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, në hapjen e Dialogut Rajonal për Politika për Arsim Cilësor,…
Të paktën shtatë alpinistë, përfshirë pesë të huaj dhe dy nepalezë, kanë vdekur pasi u goditën nga një ortek në një majë të Himalajeve në Nepalin verilindor, tha agjencia e ekspeditës Seven Summit Treks, përcjell albinfo.ch. Incidenti ndodhi të hënën pranë kampit bazë të malit Yalung Ri në distriktin Dolakha. Ekipet e shpëtimit gjetën dy trupa dhe ende po kërkojnë për pesë të tjerët, të cilët besohet se janë varrosur nga bora. Tetë të tjerë janë shpëtuar dhe ndodhen në kryeqytetin Katmandu duke marrë trajtim për lëndimet e tyre. Të gjithë këta alpinistë ishin pjesë e një…
Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje është mbledhur ditën e sotme ku ka caktuar Glauk Konufcën për mandatar për kryeministër. Propozimin e beri lideri i kësaj partie, Albin Kurti. Ndryshe ky i fundit dështoi t’i siguronte 61 vota që të formonte qeverinë, në seancën e mbajtur me 26 tetor. “Unë marr vendin e Glaukut, e ai timin, siç jemi dakorduar bashkë mbërmë”, tha kreu i LVV-së, Albin Kurti gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të partisë. Ai iu referua postit të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm dhe Diasporës, ku Konjufca ishte caktuar në ekzekutivin e propozuar…
MPB Maqedoni njofton se dje (03.11.2025) në orën 11:00 në Tetovë, punonjësit e policisë nga SPB Tetovë kanë arrestuar personin I.Xh.(47) nga Tetova. Siç thonë nga SPB Tetovë, ai ishte në kërkim me urdhër-arrest bazuar në urdhrin egjykatës për vuajtje të dënimit me burg në kohëzgjatje prej 15 muajsh, për kryerjen e veprës penale “prodhimi dhe lëshimi në qarkullim i paautorizuar i lëndëve narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve” sipas nenit 215 të Kodit Penal. “Ai është dërguar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu Shkup për vuajtjen e dënimit”, thonë nga SPB Tetovë.
MPB Maqedoni njofton se dje (03.11.2025) në orën 21:00 në rrugën rajonale Tetovë – Shkup, në hyrje të fshatit Zhelinë, rajoni i Tetovës, oficerë policie nga Stacioni i Policisë për Siguri Rrugore në Tetovë privuan nga liria B.A. (37) dhe O.J. (26), të dy nga fshati Trebosh, rajoni i Tetovës. “Gjatë kontrollit të automjetit të tyre dhe makinës së pasagjerëve “Audi” me targa të Tetovës, të drejtuar nga B.A., u gjetën dhe u sekuestruan gjashtë qese me marihuanë”. “Ata u ndaluan në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, kundër tyre do të ngrihet një kallëzim përkatës”, thonë…
Prokuroria Themelore Publike e Gjevgjelisë kërkon paraburgim për një person, i cili dyshohet se ka kryer vrasje, përcjell TV21. Sipas njoftimit të Prokurorisë, ngjarja ka ndodhur paditen e 1 nëntorit. “I dyshuari, më 1 nëntor pasdite, afër një lokali në fshatin Sretenovë, Komuna e Dojranit, qëllimisht i ka marrë jetën një personi. Viktima, Nikolla Timev, më parë ishte mik i tij, me të cilin kishin pirë së bashku ulur në shkallët e lokalit. Në një moment, mes tyre shpërtheu një debat verbal, i cili u shndërrua në konflikt fizik. Sipas hetimeve, i dyshuari e goditi viktimën fillimisht me duar…
Më 3 nëntor 2025, rreth orës 23:45, në rrugën “29 Nëntori” në Tetovë, policia e SPB Tetovë arrestoi N.K. (29) nga Tetova, i dyshuar për përfshirje në një incident të rëndë që kishte ndodhur disa orë më herët. Sipas kallëzimit, rreth orës 21:30, në lagjen “Dereboj”, N.K. së bashku me disa persona të tjerë kishte kërcënuar me sende të forta K.C. (73) nga Tetova. Viktima ishte përpjekur të largohej nga vendi, por gjatë incidentit ishte rrëzuar dhe kishte pësuar lëndime të rënda trupore. Ai është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës, ku mjekët kanë konstatuar plagët e marra. N.K.…
Gjatë fushatës zgjedhore në raundin e parë të zgjedhjeve lokale, nuk u gjetën shkelje të Kodit Zgjedhor nga transmetuesit. Shkelje u gjetën vetëm gjatë heshtjes zgjedhore nga 4 transmetues, dhe sa i përket balancës në programet e lajmeve ditore, të gjitha mediat e analizuara në përgjithësi raportuan në mënyrë neutrale për pjesëmarrësit në zgjedhje, sipas Raportit mbi mbulimin mediatik zgjedhor në raundin e parë të Zgjedhjeve Lokale 2025, për periudhën nga 29 shtatori deri më 17 tetor 2025, nga Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale. Monitorimi përfshiu 11 shërbime programore kombëtare – MRT 1; MRT 2; Kanali Parlamentar i…
Prokuroria Themelore Publike e Gjevgjelisë kërkon paraburgim për një person, i cili dyshohet se ka kryer vrasje, përcjell TV21. Sipas njoftimit të Prokurorisë, ngjarja ka ndodhur paditen e 1 nëntorit. “I dyshuari, më 1 nëntor pasdite, afër një lokali në fshatin Sretenovë, Komuna e Dojranit, qëllimisht i ka marrë jetën një personi. Viktima, Nikolla Timev, më parë ishte mik i tij, me të cilin kishin pirë së bashku ulur në shkallët e lokalit. Në një moment, mes tyre shpërtheu një debat verbal, i cili u shndërrua në konflikt fizik. Sipas hetimeve, i dyshuari e goditi viktimën fillimisht me duar…
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është anuluar seanca e së martës ndaj dy ish-ministrave të Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi dhe Endrit Shala, të cilët ngarkohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Nga zyra e kryetares së trupit gjykues Violeta Namani-Hajra kanë konfirmuar se seanca është anluar për shkak se anëtari i trupit gjykues- gjyqtari Arben Hoti ka rast vdekje. Dy të akuzuarit në seancën fillestare të mbajtur më 27 nëntor 2024 janë deklaruar të pafajshëm lidhur me akuzat për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Themelorja dhe Apeli kanë konfirmuar aktakuzën e Prokurorisë Speciale ndaj dy ish-ministrave Krasniqi dhe Shala,…
Plot 65 nga 81 vendet e kryetarëve të komunave në Maqedoninë e Veriut përfunduan në duart e VMRO-DPMNE-së dhe VLEN-it. Këtu hyn edhe partneri i tretë qeveritar, ZNAM, që mbetet në krye të pushtetit lokal në komunën më të madhe të vendit, Kumanovë. Kjo do të thotë se partnerët qeveritarë, përveçse kanë pushtetin qendror, gjatë katër vjetëve të ardhshëm do të qeverisin edhe në nivel lokal në mbi 80% të komunave dhe qyteteve të vendit. “Këto ishin zgjedhje lokale dhe ndoshta u fokusuan te problemet lokale, por duket qartë se me këtë pushtet, gjithçka do të jetë në duart e…

