Author: Hamdi Kumanova

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tuzlës, në verilindje të Bosnjë dhe Hercegovinës, ku një zjarr masiv ka përfshirë një azil pleqsh, duke shkaktuar të paktën 10 viktima dhe rreth 20 të plagosur. Zjarri shpërtheu gjatë natës, rreth orës 21:00 (me orën lokale), në një ndërtesë ku strehoheshin dhjetëra të moshuar, shumë prej tyre me lëvizshmëri të kufizuar. Flakët u përhapën me shpejtësi, duke e bërë të vështirë evakuimin, ndërsa shërbimet zjarrfikëse angazhuan mbi 20 efektivë dhe mjete të shumta për ta vënë nën kontroll situatën. Sipas mediave lokale, disa nga viktimat mbetën të bllokuara në…

Lexo më Shumë

Komisioni Evropian ka publikuar të martën Raportin e Progresit për Kosovën për periudhën 2024-2025, ku vlerësohet se vendi ka bërë përparim, qoftë edhe të kufizuar, në disa fusha. Sidoqoftë, raporti nënvizon ndikimin e ngërçit politik në rrugën evropiane të Kosovës. BE-ja përgatit këto raporte për të gjitha vendet që synojnë anëtarësimin në bllokun evropian, duke ofruar një pasqyrë të gjendjes politike, ekonomike dhe institucionale të tyre. Raportuesi për Kosovën, Riho Terras, e përshkroi vitin e kaluar si të trazuar dhe u bëri thirrje institucioneve të BE-së të heqin masat kufizuese që janë vendosur ndaj vendit. Ai…

Lexo më Shumë

Shtatëdhjetë ndërmarrje komunale nga gjithsej 128 në Maqedoninë e Veriut po funksionojnë me humbje financiare, deklaroi German Filkov nga Qendra për Komunikime Qytetare, në emisionin “Top Tema”. Sipas Filkovit, humbjet totale të këtyre ndërmarrjeve arrijnë në rreth 17 milionë euro, ndërsa detyrimet e papaguara dhe të prapambetura kapin shifrën e afërsisht 200 milionë eurove. Ai deklaroi se kjo është edhe ndër arsyet kryesore pse nuk pastrohen mbeturinat nëpër qytete.

Lexo më Shumë

Një person është kanosur nga katër të dyshuar të cilët janë arrestuar. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 14:20 në rrugën “William Woker”, në Prizren. Tutje bëhet e ditur se tre janë dërguar në mbajtje, ndërsa një është liruar në procedurë të rregullt. “Është raportuar se viktima mashkull kosovar është kanosur nga katër të dyshuarit, të cilët janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit tre dërgohen në mbajtje, ndërsa një lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Lexo më Shumë

Reddit është shtuar në listën e rrjeteve të ndaluara sociale në Australi për të miturit nën 16 vjeç që do të aplikohet nga muaji i ardhshëm. Edhe platforma transmetuese Kick do të përfshihet duke e çuar numrin e rrjeteve të ndaluar në nëntë. Në listë përfshihen Facebook, X, Snapchat, TikTok, YouTube, Instagram dhe Threads. Prej 10 dhjetorit, kompanitë e teknologjisë mund të gjibiten deri në 32.5 milionë dollarë nëse nuk ndërmarrin “hapa të arsyeshëm” për të çaktivizuar llogaritë ekzistuese për fëmijët nën 16 vjeç dhe për të ndaluar llogaritë e reja.

Lexo më Shumë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rashit Qalaj, ka deklaruar se është në favor të mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, duke theksuar se ato janë të domosdoshme për t’i dhënë fund, siç u shpreh ai, “qeverisjes së dështuar të Albin Kurtit”. Në lidhje direkte për emisionin Politiko, Qalaj tha se PDK-ja është e gatshme për zgjedhje dhe se nuk do të votojë asnjë iniciativë që vjen nga Lëvizja Vetëvendosje. “Zgjedhjet do të jenë realitet shumë shpejt. Unë besoj se ato do të japin një verdikt të qartë që në këtë Kosovë të mos jetë më kurrë…

Lexo më Shumë

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu në Klan Kosova ka folur për mundësinë e krijimit të qeverisë së re. Në lidhje me votimin e Glauk Konjufcës ai tha se mund të jenë disa deputetë që sipas tij, mund të votojnë në mënyrë të pavarur. Ai tha se kjo mund të arrihet për faktin se mandati ti deputetit është i lirë dhe nuk është i lidhur. “Ata janë të pavarur të votojnë, nëse e shohin të arsyeshme. Ndoshta mund të jenë edhe 5-6 deputetë që mund të votojnë në mënyrë të pavarur”, është shprehur Kryeziu.

Lexo më Shumë

Hyrja e Xhandarmërisë së Serbisë brenda territorit të Kosovës, ku sipas raportimeve një person është plagosur dhe rrëmbyer, ka ngritur seriozisht shqetësimet për sigurinë kombëtare dhe stabilitetin në veri të vendit. Ky incident, që dyshohet se ka ndodhur në afërsi të vijës kufitare, është cilësuar si një provokim i drejtpërdrejtë ndaj sovranitetit të Kosovës dhe si përpjekje e Serbisë për ta tensionuar situatën në terren. Për rastin kanë reaguar Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, dhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, KFOR, Policia e Kosovës si dhe organe tjera kompetente. Presidentja Vjosa Osmani, e quajti…

Lexo më Shumë

Kryetari i Alternativës dhe njëri prej liderëve të VLEN, Zeqirija Ibrahimi ka marr pjesë në emisionin ZOOM në TVM2 ku ka folur për ngjarjet e fundit politike sidomos për zgjedhjet e fundit lokale dhe fitoren e VLEN në shumicën e komunave shqiptare. Ibrahimi ka sfiduar Ali Ahmetin, duke theksuar se kur të dëshiroje ai shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare. “Ne jemi të gatshëm që kur të doje zoti Ahmeti shkojmë në zgjedhje parlamentare edhe njëherë. Absolutisht kur të krijohen kushtet, të merremi vesh shkojmë në zgjedhje të parakohshme dhe edhe njëherë zotin Ahmeti ta bindim se është humbës.…

Lexo më Shumë

Zohran Mamdani, 34 vjeç, ka fituar zgjedhjet për kryetar bashkie të qytetit të Nju Jorkut dhe do të bëhet kryetari i parë mysliman i qytetit më të madh në SHBA. Zohran Mamdani ishte relativisht i panjohur vetëm disa muaj më parë dhe arriti fitoren me premtime për të taksuar milionerët, në mënyrë që të financojë programe të zgjeruara sociale. Në një fjalim sfidues në Brooklyn, kryetari i sapozgjedhur i Bashkisë së Nju Jorkut, Zohran Mamdani, premtoi një ndryshim rrënjësor në drejtimin e qytetit dhe në politikën kombëtare, duke e përshkruar Nju Jorkun si “dritën në këtë moment errësire politike”.…

Lexo më Shumë

Autoritetet portugeze kanë arrestuar katër persona pasi ndaluan një nëndetëse në Oqeanin Atlantik, që transportonte më shumë se 1.7 tonë kokainë drejt gadishullit Iberik. Sipas zyrtarëve, mjeti u lokalizua dhe u sekuestrua gjatë ditëve të fundit, ndërsa pamjet e publikuara tregojnë momentin kur policia dhe marina portugeze e rrethojnë dhe hipin në bord, duke sekuestruar lëndën narkotike të klasës A dhe arrestuar ekuipazhin me katër anëtarë, të gjithë me origjinë nga Amerika e Jugut. Policia njoftoi se të arrestuarit dy ekuadorianë, një venezuelas dhe një kolumbian, janë lënë në paraburgim pas paraqitjes në gjykatë në ishujt Azore të…

Lexo më Shumë

Milan Vukashinoviq u plagos dhe u rrëmbye në Leposaviq brenda territorit të Kosovës. Ish-zëvendësministri Radoica Radomiroviq tha në Debat Plus se terroristi Milan Radoiçiqi është prapa gjithë kësaj. “Radojçiqi i është drejtuar Vukashinoviqit dhe i ka thënë ‘nëse s’kam arritur për herën parë të vrasë, as tani nuk do të vras. Por do të mbetesh invalid për të jetën’”, ka thënë Radomiroviq. Sipas Radomiroviq, Vukashinoviqit ishte punonjës i Byrosë Kosovare të Sigurimeve edhe është dërguar me tre xhipa nga persona të maskuar dhe të uniformuar me rroba ushtarake në një spital në Serbi. “Është dërguar me tre xhipa…

Lexo më Shumë