Author: Hamdi Kumanova

Mëngjesin e 4 nëntorit 2025, rreth orës 07:40, në rrugën “Çarshia e Epërme” në Tetovë, një automjet i tipit “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës është përfshirë nga zjarri gjatë lëvizjes. Siç raporton TetovaSot, ngjarjen e kanë vërejtur nëpunës policorë të SPB Tetovë gjatë kryerjes së detyrave zyrtare. Ata menjëherë i kanë bërë shenjë shoferit të braktisë automjetin, duke shmangur kështu pasojat e mundshme. Zjarri fillimisht është tentuar të shuhet me aparat zjarrfikës nga vetë policët në vendngjarje, ndërsa më pas ndërhyrja e ekipit të Njësisë Territoriale Zjarrfikëse të Tetovës e ka shuar plotësisht zjarrin. Sipas burimeve të TetovaSot, është…

Lexo më Shumë

Debakli ishte i pastër si dita. Të gjithë e panë, të gjithë e dinë se BDI është fshirë nga harta politike. Vetëm ata që e shkatërruan, sot bëjnë sikur s’e kuptojnë. Në vend që të pranojnë fundin, shpikin teori konspirative si dikur miku i tyre që sot jeton në ekzil, Nikolla Gruevski. Shpikin armiq imagjinarë dhe “fajtorë” të radhës, por kurrë vetveten. Për dy dekada, e ushqyen pushtetin me gënjeshtra dhe frikë, dhe sot, kur populli ua mbylli derën, nuk kanë as dinjitetin minimal për të heshtur. BDI nuk ra rastësisht e rrëzoi arroganca, mashtrimi dhe hajnia që e…

Lexo më Shumë

Sekretari organizativ i BDI-së Blerim Bexheti në intervistën për Alsat theksoi që për rezultatin e BDI-së në zgjedhjet e fundit lokale nuk duhet të mbajë përgjegjësi kryetari Ali Ahmeti, por aparati shtetëror duke përdorur metoda të paligjshme për fituar zgjedhjet. Kongresi, i cili për disa funksionarë partiak shihet si rilindje, Bexheti thekson se është aktivitet i rregullt ku do të bëhen analiza. “Ka të analizohet, ka shumëçka të analizohet dhe ne kemi për detyrim dhe obligim të analizojmë. Tash kongresi po bëhet për të analizuar palën tjetër, apo për të analizuar rezultatin brenda partisë? Kongresi bëhet si aktivitet i rregullt…

Lexo më Shumë

Shefi i shtabit lokal në Tetovë i VLEN-it gjatë zgjedhjeve lokale dhe ministër i Ekonomisë, Besar Durmishi, ka komentuar ndryshimin që u bë në BDI, pas debaklit në zgjedhjet lokale, të cilët e hoqën Blerim Bexheti nga pozita e koordinatorit të grupit parlamentar të BDI-së. Durmishi thotë se nuk bëhen reforma duke ndryshuar vetëm koordinatorin e grupit parlamentar. “Peshku qelbet nga koka. Nuk bëhen reforma duke ndryshuar vetëm koordinatorin e grupit parlamentar. Ky është mashtrimi që duan t’ia shesin popullit si “reformim””, ka shkruar Durmishi. Ndryshe, pas rezultatit të dobët në zgjedhjet lokale, BDI mbajti mbledhje të…

Lexo më Shumë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) dhe Byroja për Zhvillimin e Arsimit organizojnë një debat publik për listën e re të propozuar të librave letrarë për arsimin fillor dhe ftojnë të gjitha palët e interesuara – mësuesit, shërbimet profesionale dhe faktorët e tjerë në arsim – “të përfshihen aktivisht në përcaktimin e një liste bashkëkohore, gjithëpërfshirëse dhe cilësore të librave, që do t’u përgjigjet nevojave reale të nxënësve dhe procesit mësimor.” MASH në faqen e saj zyrtare ka publikuar listën e propozuar të librave, duke theksuar se nevoja për përditësim të kësaj liste vjen “nga synimi për përputhje të…

Lexo më Shumë

Ministri i Kulturës dhe Turizmit dhe kryetari i Komisionit Kombëtar për UNESCO-n, Zoran Ljutkov, po merr pjesë në sesionin e 43-të të Konferencës së Përgjithshme të UNESCO-s, e cila po mbahet në Qendrën e Kongreseve “Rruga e Mëndafshit” në Samarkand, Republika e Uzbekistanit. Në fjalimin e tij drejtuar të pranishmëve, Ljutkov theksoi angazhimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për të promovuar bashkëpunimin me UNESCO-n dhe pjesëmarrjen aktive në zbatimin e iniciativave që bashkojnë arsimin, shkencën, kulturën dhe inovacionin në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm. “Vendi ynë ushqen respekt të veçantë për UNESCO-n, një organizatë që, me veprimet e…

Lexo më Shumë

Vlera e përgjithshme e eksportit të mallrave nga Republika e Maqedonisë së Veriut, në periudhën janar – shtator të vitit 2025, arriti në 5.978.9 milionë euro dhe shënon një rritje prej 2,0% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Vlera e mallrave të importuara, ndërkaq, arriti në 8.494.3 milionë euro, që është 3,5% më shumë krahasuar me vitin e kaluar, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikës. Shkëmbimi tregtar sipas produkteve sipas Klasifikimit Standard të Tregtisë Ndërkombëtare tregon se pjesëmarrja më e madhe në eksport është: te katalizatorët në bartës me metale të çmuara ose përbërjet e tyre, grupe përçuesish…

Lexo më Shumë

Pas dhjetë vitesh kemi një ambient të ri në shtet, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në lidhje me rezultatet e zgjedhjeve lokale. Ai theksoi se koalicioni i tyre nuk ka qenë një marrëveshje prapaskenash, siç kanë qenë më herët koalicionet tjera – “atëherë një gjë thuhej, e tjetër bëhej”. Në lidhje me pyetjen nëse koalicioni është i qëndrueshëm, Aliu u përgjigj se kanë dëshmuar se janë ndryshe nga të tjerët. “Kemi dëshmuar se si në nivel qendror, ashtu edhe në nivel lokal, dimë t’i zbatojmë politikat ashtu siç dakordohemi,…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka filluar hetim kundër katër personave – dy burra dhe dy gra, për vepër penale “Grabitje” sipas nenit 237, paragrafi 4, në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal, sepse të katër, në grup, i kanë marrë një personi me forcë 200 mijë denarë. “Më 30 tetor, i dëmtuari ka shkuar në një motel në Shkup me njërën nga të dyshuarat femra, pas së cilës ajo i ka sugjeruar që të telefonojë një vajzë tjetër. I dëmtuari është pajtuar dhe i dyshuari e ka telefonuar gruan tjetër, dhe së bashku e kanë bindur të…

Lexo më Shumë

Më 04.11.2025 në orën 16:40, në SPB të Prilepit është raportuar se në rrugën kryesore Gradsko-Prilep, në afërsi të fshatit Radobil, Prilep, ka ndodhur një aksident trafiku midis një automjeti “Kia” me targa të Radovishit, drejtuar nga O.O. (31) nga fshati Topolnicë, Radovish, dhe një automjeti “Volkswagen Passat” me targa të Velesit, i drejtuar nga Gj.P. (35) nga fshati Drenovë, Kavadar, thonë nga MPB. “Shoferi Gj.P. dhe bashkudhëtari i tij B.P. (56) nga fshati Drenovë, rajoni i Kavadarit, ndërruan jetë nga plagët e marra në vendin e aksidentit. Vdekja është konfirmuar nga një mjek, ndërsa me urdhër të…

Lexo më Shumë

Mbrëmë rreth orës 21:00, zyrtarët policorë nga Njësia e Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup kanë kryer kontroll ndaj një 38-vjeçari nga Shkupi me inicialet F.Sh, gjatë të cilit është gjetur marijuanë. Personi është arrestuar menjëherë, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihen procedurat përkatëse ligjore.

Lexo më Shumë