Author: Hamdi Kumanova

Tani është koha për të shfrytëzuar mundësinë për të përshpejtuar reformat dhe për t’i zbatuar ato më me vendosmëri. Ka pasur disa përparime që nga viti i kaluar, por nevojitet një angazhim më i madh nga i gjithë spektri politik, tha sot ambasadori i BE-së, Michalis Rokas, pas takimit me kryeministrin Hristijan Mickoski me rastin e publikimit të Raportit të ri të Progresit të Komisionit Evropian për Maqedoninë, transmeton Portalb.mk. Rokas theksoi se për të tretin vit radhazi nuk ka pasur përparim të rëndësishëm në reformat gjyqësore dhe luftën kundër korrupsionit, i cili është themeli për besimin e qytetarëve.…

Lexo më Shumë

Kryetari i sapozgjedhur i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, dje edhe zyrtarisht e mori funksionin në ambientet e Qytetit të Shkupit. Një nga mesazhet e para që ai dërgoi ishte se “Shkupi është i çliruar”. Ajo që tërhoqi veçanërisht vëmendje ishte heqja e rampave para ndërtesës së Qytetit të Shkupit. Me këtë, theksoi Gjorgjievski, institucioni bëhet sërish i qasshëm dhe i hapur për mediat dhe për të gjithë qytetarët. Gazetarët kishin hasur vështirësi për vite me radhë me ish-kryetaren Danella Arsovska, e cila nuk ishte e gatshme për deklarata apo për dhënie informacioni. Nuk është sekret se ajo…

Lexo më Shumë

Koço Angjushev, ish-zëvendëskryeministër për çështje ekonomike dhe biznesmen aktual, ka punësuar lobistë në vlerë prej 1.5 milionë dollarësh në përpjekje për të zbutur pasojat e sanksioneve të vendosura ndaj tij nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan 360 gradë. Sipas të dhënave publike, marrëveshjet me tre kompani të ndryshme lobuese janë nënshkruar gjatë dy viteve të fundit, dhe besohet se vetëm një prej tyre është ndërprerë. Angjushev, ndaj të cilit sanksionet u vendosën në dhjetor 2023 për akuza lidhur me korrupsion, menjëherë shprehu synimin për të ankimuar vendimin dhe për të përdorur të gjitha mjetet ligjore që do…

Lexo më Shumë

Një shtetase e Serbisë është arrestuar të enjten në Ferizaj, pasi dyshohet se e ka goditur me thikë të dashurin e saj. Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se dyshohet se therja me thikë ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje mes të dyshuarës dhe të dashurit të saj. Viktima ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa e dyshuara, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Lexo më Shumë

Bilall Kasami sot edhe zyrtarisht mori mandatin si kryetar i komunës së Tetovës, pas fitores në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale më 2 nëntor, përcjell TV21. Ky është mandati i dytë i Kasamit në krye të Tetovës. Kasami mes tjerash tha se do të vazhdojë t’i realizojë projektet tashmë të nisura, ndërsa theksi se: “E mira e këtij mandati do të jetë se nuk do të mund të më akuzojnë se po realizoj projeketet e lëna në gjysme nga ish-kryetari”, theksoi Kasami.

Lexo më Shumë

Ish-ambasadori, Andrej Zhernovski, shprehu qëndrimin e tij pasi VMRO-DPMNE e kushtëzoi Raportin e KE-së mbi progresin e vendit në rrugën drejt BE-së si një “raport të vogël”. Ai tha se një veprim të tillë mund të bëjë vetëm një kryeministër i papjekur. “Të guxosh ta quash një dokument kaq të rëndësishëm për shtetin si Raporti i Komisionit Evropian një “raport të vogël”, duhet të jesh një Kryeministër i papjekur”, thotë Zhernovski. Pas publikimit të raportit vjetor të Komisionit Evropian, partia në pushtet VMRO-DPMNE e quajti dokumentin nga Brukseli një “raport të vogël”, duke vlerësuar se është pjesë…

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar në lidhje me Raportin e Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut për vitin 2025, duke e cilësuar atë “një dokument të rëndësishëm që reflekton realisht gjendjen e brendshme politike, institucionale dhe demokratike të vendit”. Sipas Aleancës, raporti evidenton sfida serioze në drejtësi dhe sundim ligji. “Qeveria duhet të ndërmarrë masa konkrete për depolitizimin e institucioneve të drejtësisë dhe funksionimin e pavarur të Prokurorisë dhe Gjykatave”, thonë nga ASH. Po ashtu, partia kërkon veprime konkrete kundër, siç thonë korrupsionit dhe klientelizmit. “Të ndalohen praktikat e punësimeve partiake dhe të forcohen mekanizmat e…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike e Velesit lëshoi një Urdhër për të zhvilluar një procedurë hetimore kundër një personi për të cilin ka dyshime se ka qenë bashkëpunëtor në një vepër penale “Vrasje” sipas nenit 123, paragrafi 1 i Kodit Penal. Më 5 nëntor, në vendin e quajtur Porojnica, pranë rrugës së dheut nga Çashka në fshatin Busilci, i dyshuari, së bashku me një person tjetër që ende nuk është identifikuar, i morën jetën Gjelo Gjoshevin, banor i Velesit. Së pari, i dyshuari e joshi dhe e çoi të dëmtuarin në vendin e ngjarjes me makinën e tij. Pastaj, së bashku…

Lexo më Shumë

Nga VLEN sot përmes një kumtese thonë se pas muajsh kur Shkupi u mbyt në erë të keqe, mbeturina, neglizhencë dhe propagandë, nisi pastrimi i vërtetë i kryeqytetit dhe i Çairit. Jo vetëm i rrugëve, por i gjithë asaj mendësie që për vite e kishte lënë qytetin në kaos. Ajo erë që vinte nga kontejnerët ishte e njëjtë me erën që vinte nga zyrat e pushtetit të djeshëm, pushtet që bllokonte, vidhte dhe nuk kujdesej për askënd, përveç vetes. Më 19 tetor dhe 2 nëntor, qytetarët e Shkupit i dhanë fund kësaj epoke të ndotjes politike. E rrëzuan bashkëqeverisjen e…

Lexo më Shumë

Tajfuni Kalmaegi u ka marrë jetën të paktën 188 personave në Filipine dhe pesë në Vietnam, ndërsa dhjetëra të tjerë rezultojnë të zhdukur, sipas të dhënave më të fundit nga autoritetet vendase. Stuhia, e shoqëruar me erëra që arritën deri në 149 km/orë, ka vazhduar lëvizjen drejt perëndimit, në drejtim të Kamboxhias dhe Laosit, pasi goditi rëndë Vietnamin qendror të enjten në mbrëmje. Qytetet bregdetare vietnameze u zgjuan të mbuluara nga mbeturina, ndërsa pemët e rrëzuara, çatitë e shkulura dhe dritaret e thyera dëshmonin fuqinë shkatërruese të tajfunit. Mijëra njerëz u strehuan në shkolla e ndërtesa publike, ndërsa ushtria…

Lexo më Shumë

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, deklaroi mbrëmë se 371 persona janë larguar nga puna, të cilët ishin të punësuar në ndërmarrjet publike, por nuk shkonin në punë dhe megjithatë merrnin pagë. „Këta janë njerëz që ne, qytetarët e Shkupit, i kemi paguar për vite me radhë, ndërsa ata nuk shkonin në punë, por merrnin rrogë. Në të kaluarën bëheshin drama sikur po ndërmerreshin masa, por në të vërtetë bëhej vetëm zëvendësim. Në këtë sistem, kushdo që bën keqpërdorime, do të largohet nga puna,“ tha Gjorgjievski. Ai shtoi gjithashtu se janë zbuluar keqpërdorime edhe me automjetet komunale,…

Lexo më Shumë

Universiteti i Tetovës ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të studentës së tyre Daorsa Spahija. Përmes një telegrami në Facebook, universiteti shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, të afërmit dhe miqtë e saj, duke i ftuar të gjithë ta kujtojnë me dashuri dhe mirënjohje. Nautubone Најлош непријател на болката во зглобовите. Прочитајте! × “Humbja e Daorsës na prek thellë, jo vetëm si kolegë, por si një komunitet i tërë. Nuk humbëm vetëm një studente, humbëm një njeri të dashur, një jetë të re plot mundësi dhe një rrugëtim që duhej të vazhdonte. Dhimbja është e…

Lexo më Shumë