Prokuroria Themelore Publike ka ngritur aktakuzë ndaj katër personave për organizimin e përleshjes midis qenve dhe për trajtim mizor ndaj kafshëve. Në aktakuzë janë përfshirë një shtetas grek, një shtetas kosovar dhe dy shtetas maqedonas, të cilët do të përgjigjen për veprën penale “vrasje dhe torturë të kafshëve”, në përputhje me nenin 233 të Kodit Penal, transmeton Portalb.mk. Sipas aktakuzës së publikuar sot në mëngjes nga Prokuroria, më 1 nëntor në fshatin Cërnec, afër Manastirit, i pandehuri i parë, shtetasi grek dhe njëkohësisht pronar i një qeni të racës pit bull, ka organizuar një luftë kundër një qeni të…
Author: Hamdi Kumanova
Ministria Franceze për Evropën dhe Punët e Jashtme e vlerësoi marrëveshjen ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë në lidhje me tunelin hekurudhor ndërkufitar. “Franca përshëndet nënshkrimin e sotëm e marrëveshjes midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, që ka të bëjë me ndërtimin e një tuneli hekurudhor ndërkufitar. Kjo infrastrukturë strategjike bën pjesë në projektin e zhvillimit të korridorit VIII pan-Evropian që lidh Detin Adriatik me Detin e Zi”, deklarojnë nga Ministria. Franca vlerësoi që kjo marrëveshje është dëshmi që dy vendet janë të angazhuara për dialog të besueshëm, në interes të integrimit dhe sigurisë rajonale. “Kjo marrëveshje dëshmon gjithashtu aftësinë…
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë ditës së djeshme, në rajonin e Gostivarit kanë arrestuar një 28-vjeçar nga Gostivari, pasi në shtëpinë e vëllait të tij, ku ai ishte prezent, është gjetur drogë. “Më 7 nëntor 2025, në orën 14:00, policia e DPB Gostivar arrestoi A.K. (28) nga Gostivari. Në orën 12:35, policia, duke vepruar mbi bazën e një urdhri gjyqësor, kryeu bastisje në shtëpinë dhe objektet ndihmëse të J.K. (33). Gjatë kontrollit, J.K. nuk ishte në shtëpi, por aty u gjet i pranishëm vëllai i tij, A.K. Gjatë kontrollit u gjetën marihuanë, një peshore digjitale dhe…
Partia Liberal-Demokrate (PLD) do të propozojë ndryshime në Kodin Zgjedhor, sipas të cilave përfaqësuesit që Qeveria do t’i emërojë në komunat ku nuk u zgjodhën kryetarë për shkak të mungesës së censusit, nuk do të mund të kandidojnë kur të organizohen zgjedhje të reja, përcjell TV21. Ky propozim i PLD-së vjen pas dështimit të zgjedhjeve lokale në katër komuna, në Gostivar, Vrapçishtë, Qendër Zhupë dhe Mavrovë e Rostushë. “Këto ndryshime PLD-ja do t’i propozojë për të shmangur çdo avantazh të padrejtë përpara kandidatëve të tjerë për kryetarë komunash, si dhe për të reduktuar mundësinë e keqpërdorimeve dhe veprimeve të pakujdesshme…
Klinika Universitare për Kardiokirurgji është vënë nën lupën e Policisë Financiare, e cila ka konfirmuar për TV 24 se është në fazën e parahetimit me qëllim të verifikimit të mundshmeve keqpërdorime dhe shkelje të ligjit me mjetet publike. Kontrolli ka filluar pas një denoncimi anonim, në të cilin janë paraqitur dyshime për parregullsi serioze në funksionimin e kësaj klinike shtetërore. Nga Drejtoria e Policisë Financiare njoftuan: “Në Drejtorinë e Policisë Financiare ka arritur një denoncim anonim ku theksohen pretendime për parregullsi në punën e Klinikës Universitare të Kardiokirurgjisë Shtetërore. Nga ana jonë janë në vijim kontrolle dhe veprime parahetimore për…
Deputetja e koalicionit VLEN nga Gostivari, Saranda Imeri, nuk e ka mohuar mundësinë që të caktohet ushtruese detyre e kryetares së Komunës së Gostivarit E pyetur sonte nga televizioni Globi gjatë një eventi festiv ku ajo mori pjesë, Imeri deklaroi se në politikë gjithçka është e mundur. Kujtojmë se më herët gjatë ditës, kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi se nga java e ardhshme do të zhvillohen takime me partnerët e koalicionit për të caktuar ushtruesit e detyrës së kryetarëve të komunave në të cilat nuk u arrit censusi zgjedhor – Gostivar, Vrapçisht, Mavrovë-Rostushë dhe Qendër Zhupë. Sipas ligjit, në këto komuna…
Partia “Македонски концепт” (Koncepti Maqedonas), si pjesë e koalicionit qeverisës dhe forcë e theksuar e djathtë, ka dalë me qëndrim zyrtar për nevojën e një ristrukturimi të thellë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, duke propozuar reduktim të numrit të ministrive dhe bashkim të resorëve të ngjashëm në njësi më funksionale dhe më të përgjegjshme Në deklaratë thuhet se është koha që shteti të ndërtohet mbi parimin “më pak ministri, më shumë përgjegjësi”, duke i dhënë fund modelit të “qeverive të fryra” dhe administratës joproduktive që sipas tyre është trashëgimi e menaxhimit të majtë dhe komunist. Si parti autentikisht e…
Që nga e hëna, 55 autobusë të transportuesve privatë do të rikthehen në linjat e transportit publik në Shkup — një marrëveshje që rezultoi nga bisedimet mes autoriteteve të reja të qytetit dhe kompanive private të transportit. Deri në fund të vitit pritet të aktivizohen edhe 20 autobusë të tjerë, ndërsa përmes Qeverisë planifikohet blerja e 80 automjeteve të reja për Ndërmarrjen Publike “JSP – Shkup” deri në mars 2026. Përfaqësuesit e transportuesve privatë theksuan se qyteti u detyrohet rreth 180 milionë denarë dhe se presin hapa konkretë për zgjidhjen e borxhit. Së bashku me drejtuesit e rinj të “JSP”-së,…
Kryetari i Komunës së Çashkës, Suat Shaqiri, në emisionin “Debat në SHENJA” deklaroi se Bashkimi Demokratik për Integrim nuk mund të konsiderohet humbës në zgjedhjet e fundit, duke theksuar se partia mbetet një forcë e rëndësishme politike në vend. “Unë jam anëtar i Bashkimit Demokratik për Integrim. Vij nga dega apo anëtarësia e komunës së Çashkës. Unë i rritur dhe vazhdoj të veproj të jem nën ombrellën e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe pas liderit tonë Ali Ahmetit. Sa i përket çështjeve të reformave, sigurisht nga mediumet nga pjesa e strukturës është oficialisht e caktuar se do të ketë kongres…
Në mbledhjen e 21-të të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM), e cila u mbajt sot, janë zgjedhur dy anëtarë të rregullt, tetë anëtarë korrespondentë, katër anëtarë jashtë përbërjes punuese dhe dy anëtarë nderi. ASHAM njoftoi se për anëtarë të rregullt janë zgjedhur anëtarët korrespondentë Izet Zeqiri dhe Blazho Boev. Për anëtarë korrespondentë janë zgjedhur: prof. dr. Gordana Lazhetiq në Departamentin e Shkencave Shoqërore, prof. dr. Mirko Todorovski dhe prof. dr. Dimitar Trajanov në Departamentin e Shkencave Teknike, prof. dr. Aleksandar Uzunov në Departamentin e Shkencave Natyrore, Matematikës dhe Bioteknike, si dhe prof. Zharko Basheski, prof. Nevzat Bejtuli,…
Një shtetas grek, pronar i një qeni të racës pit bull, një shtetas kosovar, pronar i një qeni të racës american stafford, si dhe dy shtetas maqedonas si bashkëorganizatorë, do të përballen me akuza për veprën penale “vrasje dhe torturë ndaj kafshëve”, sipas nenit 233 paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal. Prokuroria Themelore Publike në Manastir ka mbledhur të gjitha provat e nevojshme dhe ka ngritur aktakuzë, pasi më 1 nëntor, në fshatin Crneec, afër Strezhevës, të dyshuarit — për përfitime materiale — kishin keqpërdorur mizorisht dhe kishin ekspozuar ndaj vuajtjeve të panevojshme qentë e tyre…
Sot mbushet një vit nga ndarja nga jeta e veprimtarit dhe politikanit të njohur nga Struga, Tahir Hani Pas një sëmundjeje, ai ndërroi jetë më 8 nëntor të vitit të kaluar. Shumë miq dhe bashkëpunëtorë ate e kujtojnë si njeri të urtë, të përkushtuar dhe me vlera të larta njerëzore e kombëtare. Hani për dekada të tëra ishte i pranishëm në jetën publike dhe politike të vendit, duke lënë gjurmë në procese të rëndësishme për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut. Ai njihej si një personalitet i vendosur dhe konsekuent në qëndrimet e tij, me kontribut të çmuar në zhvillimin lokal…

